leoni

Mediet  e huaja shkruajnë se në pjesën veriore të Kosovës ka pjesëtar të forcave mercenare ruse

Mediet  e huaja shkruajnë se në pjesën veriore të Kosovës ka pjesëtar të forcave mercenare ruse. Gazeta italiane “La Republika” njofton se pjesëtarë të grupit “Wagner”, organizatës mercenare ruse, janë të pranishëm në pjesën veriore të Kosovës. Ky medium shkruan më tutje se këta pjesëtar të kësaj organizate mercenrare mund ta tensionojnë situatën pasi Kremlini është i interesuar për ndezjen e konfliktit në Kosovë. La Repubblica ka paralajmëruar se mund të ndodhë shpërthimi i një zjarri mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës. “Kufiri Serbo-Kosovar nuk është shumë i frekuentuar. Përgjatë 351 kilometrave të kodrave dhe pyjeve që Beogradi i konsideron thjesht një vijë administrative të brendshme dhe Prishtina, përkundrazi, kufirin verior të Republikës së pavarur të Kosovës, kanë kaluar gjithmonë ata që nuk duhet të kalojnë” ka tërhequr vërejtjen mes tjerash,  gazeta italiane La Republika.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …