Mediet e Ukrainës njoftojnë për sulme të shumta nga ushtria ruse me dronë e raketa. Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se mbrojtja ajrore ka shkatërruar 21 nga 28 dronët, që kryesisht shënjestruan lokacione në jug dhe lindje të shtetit. “Armiku po e zhvendos fokusin e sulmeve në territoret në vijën e fronit: rajonet e Hersonit dhe Dnipropetrovskit janë sulmuar nga dronët”, njoftojnë mediet ukrainase të ketë thënë zëdhësi i Forcave ajrore, Yuriy Ihnat. Mediet njoftojnë se gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka gjuajtur pothuajse 300 raketa dhe ka kryer sulme me mbi 200 dronë në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve të saj për të terrorizuar popullatën civile dhe për të minuar moralin e tyre. Më 29 dhjetor, mbi 120 raketa ruse u lëshuan në qytetet në mbarë Ukrainën, duke vrarë 44 persona, përfshirë 30 viktima vetëm në Kiev.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …