leoni

Mediet gjermane po shfaqin kritika për politikën që ka ndjek Berlini zyrtar në raport me Serbinë

Mediet gjermane po shfaqin kritika për politikën që ka ndjek Berlini zyrtar në raport me Serbinë. Media e njohur bavareze “Bayerisches Rundfunk” shkruan se faktori i jostabiliteti në Ballkan është Serbia. Ky medium ka drejtuar kritika në adresë të ish kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Media “Bayerisches Rundfunk” shkruan se ashtu sikur 30 vite më parë, edhe sot flitet për armatosjen masive të qytetarëve ne Bosnjë e Hercegovinë. Sipas këtij mediumi, një pjesë e gabimit mbi këtë situatë në Ballkanin Perëndimor, bie edhe mbi ish kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila përparësi i ka dhënë stabilitetin. Kjo ka mundësuar stabilokracinë, shkruan ky medium. Duke shkruar për situatën në vendin tonë, ky medium njofton se “që nga fundi i Luftës së Kosovës u është premtuar hapja e Urës së Ibrit për automjetet, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dhe shumica janë skeptikë, nëse kjo do ndryshohet ndonjëherë”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …