Mediet shqiptare në përgjithësi kanë anashkaluar dhe po anashkalojnë lajmet nga lufta e përgjakshme, në Siri, ku deri tani, bazuar në shifrat e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë vrarë rreth 300 mijë sirianë, shumica dërrmuese nga radhët e popullatës civile. Përderisa mediet i japin hapësirë lëvizjes së refugjatëve sirianë në drejtim të shteteve të Evropës, ato anashkalojnë gati në tërësi pësimet fatale e tragjike të popullatës së pambrojtur civile, duke mos prezantuar asnjë informatë nga vrasjet e përditshme të sirianëve. Çuditërisht lihen në heshtje edhe viktimat civile që përditë pësojnë nga regjimi i Assadit dhe sidomos nga bombardimet e aeroplanëve rusë, të cilët shënjestër kryesore kanë kundërshtarët e regjimit të Assadit dhe popullatën civile, e cila mbështet luftëtarët nga radhët kundërshtare të regjimit. Shënjestër pikante e medieve tona mbeten veprimet terroriste të ISIS-it, madje duke afishura edhe lajme bazuar nëpër portale të shpifura, që nuk kanë as një minimum besueshmërie dhe kredibitileti. Është për t’u habitur edhe me rastin e mos mbulimit të lajmeve të pësimeve të popullatës siriane nga Radio- Evropa e Lirë, sektori në gjuhën shqipe, ku në përgjithësi mbulohen të gjitha lajmet nga bota.
Injorimi që shumica dërmuese e medieve shqiptare iu bën vrasjeve, masakrave dhe pësimeve fatale të popullatës civile në Siri, tregon mungesë përgjegjësie profesionale, mungesë humanizmi dhe mungesë të kodit moral të gazetarit. ( RKL)