Mediet në Maqedoni spekulojnë për grupe të armatosura

Mediet në Maqedoni spekulojnë për grupe të armatosura

Mediet e afërta me VMRO-DPMNE kanë nisur spekulimet për gjoja shfaqjen e grupeve të armatosura nga Kosova në rajonin e Tanushës. Në kohën kur Maqedonia po pushton titujt e medieve botërore për amnistimin e politikanëve me precedentë penalë, mediet pro-qeveritare arsyetojnë vendimin e kryetarit, Ivanov me arritjen e një ‘pajtimi’ kombëtar me qëllim që vendi të përballet më lehtë me kërcënimet për gjendjen e sigurisë. Sipas revistës ‘Republika’, derisa autoritetet e sigurisë po përballen me fluksin e refugjatëve në jug, një grup i armatosur nga Kosova ka hyrë në Maqedoni. Gjithë këto spekulime mbështeten gjoja në vëzhgimet e shërbimeve sekrete. Përndryshe kjo nuk është hera e parë sivjet që mediumet maqedonase të spekulojnë me informacione për gjoja shqiptarë të armatosur nga Kosova në kufirin me Maqedoninë. Mirëpo këto informacione janë demantuar edhe nga banorët e rajonit kufitar edhe nga ata që përmenden si gjoja udhëheqës të grupit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …