Disa nga mediat që pretendohet se nuk i ka nën kontroll regjimi i Aleksandar Vuçiq, kanë analizuar zhvillimet e ngjarjeve në Veri, pas konferencës së djeshme të Vuçiqit. Sipas portalit “Nova”, pas 17 orësh heshtje, mesazhi i Vuçiqit i ka zënë të gjithë në befasi: ai ua vuri fajin serbëve të Veriut për atë që ndodhi. Për 17 orë Beogradi zyrtar heshti për sulmin terrorist në fshatin Banjska, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën katër serbë. Sytë e serbëve të Kosovës, sipas mediumit “Nova”, gjatë gjithë kohës ishin të drejtuar nga autoritetet serbe, duke kërkuar ndonjë informacion. Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se ata janë përgjegjës për incidentin. Sipas këtij portali në këtë mënyrë Vuçiq ka bërë përpjekje t’ia heqë të gjitha përgjegjësitë Beogradit, duke ua lënë një “patate të nxehtë” në duar atyre në emër të të cilëve, po negocion qe 10 vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …