Shumica dërrmuese e medieve të shkruara dhe elektronike, që botohen dhe transmetojnë program në Kosovë, tashmë janë bërë pre e politikave të caktuara, e inateve dhe mërive grupore, partiake, apo ideologjike.
Me përjashtime të rralla, mediet e shkruara dhe elektronike janë kthyer në qendra të propagandimit politik, të një propagandimi të egër e shpeshherë edhe naiv që shërbehet me sensacione, mashtrime, gënjeshtra, madje edhe me krijimin e insinuatave paragjykuese për probleme apo dukuri të caktuara. Shumica e medieve të shkruara dhe elektronike në Kosovë janë të varura nga krerët politikë e institucionalë të vendit, të varura nga grupet dhe klanet politike dhe para-politike. Niveli i përgjithshëm profesional është nën mesataren evropiane. Gjuha përgjithësisht është e ndragur, fyese, arrogante dhe denigruese për kundërshtarin. Temat, përveç atyre me karakter informativ e deklarativ ditor, kryesisht motivohen nga inatet dhe interesat e grupeve dhe klaneve politike e para-politike.
Sensacioni është ushqimi më i preferuar dhe shenja dalluese po thuajse e të gjitha gazetave ditore, edhe pse jo të gjitha këto gazeta ushqehen vetëm me sensacione.
Gazetat e përditshme në Kosovë bëjnë një garë të egër konkurruese. Secila nga to mundohet ta paraqesë gazetën e vetë si më të besueshmen, më të guximshmen, më të vërtetën dhe natyrisht, më të lexuarën. Mjafton të dëgjosh spotet në TV dhe të bindesh për pompozitetin, naivitetin, deklarativizmin, retorikën boshe, sharlatanizmin, nivelin diletant komunikues, bubullimën e titujve sensacionalë e kumbues dhe përgjithësisht shterpësinë e ideve, mungesën e shprehur të profesionalizmit dhe të kodeksit e moralit të gazetarisë së mirëfilltë.
Gazetat ditore në Kosovë janë në shërbim të partive politike, institucioneve dhe koalicioneve qeveritare
Kontroll të fuqishëm mbi medit në vendin tonë ka LDK-ja, e cila përveç TV 21-shit dhe ndikimit shumë të shprehur në RTK, Radio-Kosovë dhe në QIK, kontrollon edhe gazetat: “Bota sot”, “Pavarësia” dhe “Iliria post”.
PDK-ja kontrollon agjencinë “Kosovapres”, gazetën deri tani mjaft pornografike-sensacionale “Info pres”, e deri dikur edhe të përditshmen “Epoka e Re”. Nuk hetohet ndikimi i PDK-së në asnjërin prej tri televizioneve kryesore të Kosovës.
ORA kontrollon “Kohavizionin” dhe “Kohën Ditore”, dy mediume të fuqishme, sa i përket ndikimit partiak, por edhe nivelit më të avancuar profesional.
AAK-ja e shkrirë tashmë në koalicion me LDK-së ka mbetur me Radio Dukagjinin, dhe me javoren “Fokus”.
Aleanca për Kosovën, parti kjo e Behxhet Pacollit kontrollon gazetën “Lajm ekskluziv” e cila po kështu ushqim kryesor ka sensacionin dhe insinuatat e yshtjet mbi baza të përkatësisë politike e ideologjike.
Gazetat dhe mediet e klaneve të caktuara të ish nomenklaturës komuniste titiste
Gazetat: “Zëri”, “Ekspresi” dhe “Kosova Sot” mund të trajtohen si më pak të varura nga politika aktuale, edhe pse në përmbajtjet shkrimore hetohen ngjyrime të caktuara ideologjike të së kaluarës titiste komuniste. Kjo frymë ideologjike shprehet sidomos në gazetën “Ekspres” dhe “Zëri”. Edhe “Koha Ditore” trajton me simpati të veçantë të kaluarën titiste-komuniste të Kosovës. Në “Kohën Ditore” nuk është botuar asnjë shkrim apo studim ku stigmatizohet regjimi gjakatar i Titos dhe i Rankoviqit në Kosovë, ndërsa janë botuar shkrime ndër më të çoroditurat kundër UÇK-së, kundër Adem Demaçit dhe kundër të burgosurve të rezistencës antijugosllave.
Gazeta “Ekspres” ka përkujtuar me “pietet’ 25 vjetorin e vdekjes së Titos, ndërsa “Zëri” dhe “Koha Ditore” propagandojnë me të madhe tërë trashëgiminë “kulturore” dhe politike të periudhës së sundimit komunist në Kosovë. Drejtuesit e këtyre tri gazetave kanë qenë partiakë të lartë titistë, ndërsa disa nga ata kanë prejardhje edhe nga UDB-ja famëkeqe antishqiptare, sikur janë disa nga drejtuesit e gazetës “Ekspres”.
Një gazetë mjaft e paprofilizuar në aspektin politik, por kryesisht me prejardhje nga e kaluara titiste-komuniste është “Kosova Sot”. Drejtuesit e kësaj gazete angazhimin më të madh dhe parësor e bëjnë në përpjekje për ta bindur opinionin lexues se gazeta e tyre qenka numër një në Kosovë, edhe pse në të gjitha sondazhet e deritanishme, përveç sondazheve të organizuara nga vet gazetarët dhe drejtuesit e kësaj gazete, prezantojnë të dhëna, që flasin se kjo gazetë ngel e fundit apo nga fundi, sa i përket besueshmërisë apo tirazhit të shitur.
Ky do të ishte shkurtimisht konfigurimi i varësisë dhe partishmërisë së gazetave tona ditore. Mirëpo këto gazeta gjithnjë e më pak po lexohen, për shkak se mendjet e njerëzve tanë i ka pushtuar interneti dhe TV-të.
Për nga përmbajtja dhe brendia gazeta mund të klasifikohen edhe si gazeta serioze, më pak serioze dhe aspak serioze
Duhet pranuar faktin “Koha Ditore” dhe “Zëri” trajtojnë tema më serioze të aktualitetit dhe kanë nivelin më të shprehur të profesionalizmit, me siguri edhe numrin më të madh të lexuesve. Kjo është një e dhënë hipotetike, por që mund të argumentohet në shumë aspekte, dhe kjo tregon se opinioni ynë megjithatë në shumicë është serioz dhe në gazetë gjurmon në radhë të parë seriozitetin, të vërtetën e pastaj sensacionin e argëtimin.
Po ashtu një pjesë mjaft e madhe e inteligjencies, ta quajmë “kosovare”, ka mbetur nostalgjike e përjetshme dhe e papërmirësueshme e ideologjisë titiste-komuniste, edhe për faktin se në atë periudhë kohore këta intelektualë kanë përjetuar “lulëzimin” e ngritjes së tyre. Duhet pranuar se shumica dërrmuese e intelektualëve të Kosovës, janë krijuar, janë afirmuar dhe kanë bërë karrierë politike e kulturore gjatë kohës së regjimit titist, në kohën kur vëllezërit e tyre, kundërshtarë të asaj politike zyrtare, burgoseshin, vriteshin, dënoheshin dhe ekskomunikoheshin, si nga regjimi, ashtu edhe nga kjo klasë intelektualësh të thyer dhe pakurrizorë. Nuk mohohet fakti se pati edhe përjashtime, por mjerisht kanë qenë mjaft të rralla.
Duhet shtuar me këtë rast se jo vetëm gazetarët e ish periudhës komuniste titiste, por edhe tërë ajo klasë e dikurshme vasale politike, tashmë ka uzurpuar kreun politik dhe institucional të vendit, kësaj radhe në emër të votës së lirë dhe demokratike, në një vend, pa status të përkufizuar, që nuk është i lirë, as janë në funksion raportet dhe rregullat demokratike. Politikanët e ish nomenklaturës politike titiste në Kosovës kanë uzurpuar të gjitha institucionet dhe tërë jetën e organizuar shoqërore, mediale, ekonomike e tregtare të vendit. Pikërisht për këtë ndikim, gazetat më të lexuara dhe më të besuara në Kosovë janë: “Koha Ditore”, “Zëri”, “Bota Sot” si dhe shkrimet e gazetarëve të tjerë të kësaj përmbajtjeje ideologjike, të cilët aktualisht punojnë edhe nëpër gazeta apo mediume të tjera të vendit tonë.
Gazetat, në të cilat pothuajse nuk ka vend fare serioziteti janë: “Info press, “Epoka e Re”, “Kosova sot” dhe “Bota Sot”. Mungesa e seriozitetit shprehet në radhë të parë në afishimin e pornografisë, e cila nganjëherë zë më shumë se gjysmën e gazetës, sikur është rasti me “Infopress-in”. Faqet e ndragëta, lakuriqësia dhe skenat bizare, e ulin seriozitetin e këtyre gazetave ashtu sikur e ngrehin seriozitetin e “Zërit” dhe “Kohës Ditore” që botojnë fare pak, ose aspak faqe pornografike.
Njëmendësia totalitare politike në gazetat dhe mediet tona përgjithësisht
Kanceri i shumicës dërrmuese të medieve tona është sensacioni, si përpjekje për ta bindur, për ta mashtruar, apo për ta joshur opinionin. Edhe në këtë segment kemi të shprehur dy ekstreme, të dy e më shumë krahëve politikë. Gazeta më e politizuar në Kosovë, e njohur për faktin se pikërisht për këtë edhe është gjobitur sa e sa herë nga protektorët ndërkombëtarë të medieve. është “Bota sot”, e cila fyen, gënjen, mashtron dhe i bën shantazh deri në nivelin vulgar “klasës politike” me prejardhje nga lufta e UÇK-së.
Kjo gazetë qysh moti ka krijuar kundërshtaren e vet, gazetën “Epoka e Re”, e cila është afishuar në të kundërtën, duke bërë përpjekje për ta marrë në mbrojtje “krahun e luftës”, për ta diskredituar LDK-në dhe koalicionin qeveritar. Dallimi qëndron në faktin se “Bota sot” ka bosë të fortë financues, ( shumicën e dënimeve me të holla i ka paguar buxheti i Kosovës në kohën kur ishte ministër, Ali Sadrija) ndërsa “Epokën e Re” nuk e ndihmon kush, madje nuk e ndihmon fare as PDK-ja, as LPK-ja, as “Vetëvendosja”.
Përderisa “Bota sot” sulmon, etiketon dhe i bën shantazhe sidomos luftës së lavdishme të UÇK-së, duke qenë drejtpërdrejt e përkrahur nga politika dhe para-politika e LDK-së, “Epoka e Re” nuk ka as edhe një mbështetje të vetme serioze financiare nga ata, të cilëve iu shërben. Megjithatë, kjo gazetë, edhe pse jo sa duhet e ngritur në aspektin profesional, përkrah vullnetarisht partitë, që kanë dalë nga lufta, duke iu kundërvënë jo pa sukses, ekstremit “Bota Sot”.
Ndikimi i shtypit në Kosovë po vjen duke u zbehur, edhe pse gazetat kushtojnë lirë, madje disa prej tyre nuk kushtojë as pesë para. Kjo po ndodh për faktin se edhe shoqëria jonë po digjitalizohet dhe po globalizohet. Mundësitë për komunikim, që i ofron Interneti në këtë drejtim, janë të pakufishme, meqë të gjitha gazetat serioze kanë krijuar edhe faqet e tyre në internet, ku mund të lexohen gratis. Ky fakt ka bërë që të bjerë interesimi i lexuesve për gazetat. Ato tashmë iu shërbejnë vetëm grupeve dhe partive të caktuara politike, nga të cilat mbështeten financiarisht.
Në Kosovë nuk ka asnjë gazetë të pavarur tërësisht nga politika, sepse një gazetë të tillë nuk ka kush e financon. Në Kosovë mund të ketë ndonjë radio krejtësisht të pavarur nga politika, por nuk ka asnjë TV të pavarur.
Këto fakte bëjnë që opinioni ynë të jetë vazhdimisht i dezinformuar dhe i bombarduar me tituj sensacionalë në garën marramendëse partiake për dominim, në luftë për pushtet dhe luftë për ta “pushtuar” pushtetin, nga i cili vilet pastaj përfitimi në të gjitha nivelet.
Disa mediume gjithnjë në shërbim të politikave ditore
Disa drejtues të medieve të shkruara dhe elektronike, të cilët janë “regjur” në kohën e regjimeve të kaluara, kanë trashëguar mënyrën e sjelljes: “lepe-peqe” që i bëjnë çdo të huaji e sidomos politikanëve, qoftë edhe zyrtarë të rangut të ulët ndërkombëtarë.
Ata që dikur i servilizoheshin pushtetit titist, rankoviqist, sot janë po aq servilë karshi ndonjë diplomati apo zyrtari të huaj. Mjafton që Prishtinën ta vizitojë një ministër i një shteti fqinj, apo i ndonjë shteti tjetër, dhe lajmi i tillë del kudo në faqen e parë të gazetave, duke i bërë temena dhe elozhe këtij apo atij diplomati.
Një servilizëm të tepruar në këtë drejtim kanë: Radio-Kosova, Radio Blue Sky, rë cilat kanë trashëguar trashëgiminë ideo-politike të “Radio-Prishtinës”, apo “Rilindjes” së dikurshme. Këto mediume tipike në shërbim të politikave ditore, janë krejtësisht amorfe sa i përket trajtimit serioz të temave dhe përmbajtjeve rreth situatës politike. Jo rrallëherë dominojnë titujt bombastikë, sidomos kur ndonjë diplomat përmend shkarazi të drejtën e shumicës shqiptare për të vendosur lidhur me statusin. Ky formulim përnjëherë konvertohet në pavarësi, ndërsa kur flitet për pavarësi të kushtëzuar, fjala e fundit shpeshherë hiqet pa u hetuar fare.
Radio-Kosova ruan me fanatizëm vijën politike “të dikurshme institucionale”, madje duke i paraprirë shpeshherë nocioneve hipokrite politike si “trashëgimia kulturore”, kur bëhet fjalë për territoret e kishave dhe manastireve serbe e të tjera, pastaj “Grupi i Llapit apo i Pejës”, etj, kur bëhet fjalë për gjykime apo dënime me burg kundër luftëtarëve të UÇK-së. Ky medium shquhet për lansimin e temave sensacionale, të kurdisura, sikur ishte ngjarja e rrëmbimit të një kosovareje në Afganistan, apo tema të tjera pompoze në paraqitje, por amorfe në brendi.
Redaktorët e kësaj radioje, e cila ka trashëguar ish Radio-Prishtinën, sidomos sa i përket përmbajtjes ideologjike dhe nënshtrimit ndaj politikave ditore, dikur, në kohën e Titos e të Rankoviqit, kanë hartuar komente mjaft të përçudnuara kundër të burgosurve të rezistencës. Të tillët, nuk shquhen dot për ndonjë pozicion të mirëfilltë politik apo kombëtar. Ata, duke mbartur në ndërgjegje bagazhin ideologjik të së kaluarës pro- jugosllave të kohës së tyre “të artë” të bashkim vëllazërimit dhe përbashkësisë së shqiptarëve me kombet e kombësitë sllave e jugosllave, tash janë kthyer në papagaj të propagandimit të multietnicitetit, që do të thotë, po ajo salsiçe e dikurshme, por e fërguar në një fultere të re.
Kriza në media është rezultat i krizës së përgjithshme shoqërore në vendin tonë
Mediet në Kosovë, edhe afër tetë vjet pas luftës, ende protektohen nga Zyra e OSBE-së për media dhe si të tilla, të gjitha, pa dallim iu kanë nënshtruar paragrafëve, neneve e pikave teknike e administrative të kësaj zyreje, e cila ka bërë dhe po bën përpjekje për të instaluar politikën mediale të multietnicitetit, dhe të shpërfytyrimit të përmbajtjeve të forta kombëtare e historike.
Të gjitha ato mediume, të cilat iu kanë nënshkruar këtij koncepcioni të kësaj zyreje, kanë qenë dhe mbeten të favorizuara, ndërsa për ngritjen e tyre janë prishur miliona euro nga buxheti i Kosovës dhe nga donatorët ndërkombëtarë. Mediet që nuk iu kanë nënshtruar kësaj politike, “as mish as peshk” janë injoruar, janë kufizuar në dëgjueshmëri, nuk janë ndihmuar, përkundrazi janë penguar në forma dhe metoda të ndryshme.
Ky qëndrim i caktuar politik i Zyrës së Komisionerit të Përkohshëm për Media, ka kontribuar në krijimin e një rrejti konfuz dhe anarkik, sidomos të medieve elektronike, që transmetojnë program në tërë hapësirën emetuese të Kosovës. Janë legalizuar më shumë se 100 radiostacione, dhjetëra televizione lokale, shumë gazeta të përditshme e periodike.
Ky “lulëzim” i medieve ka prodhuar kaos, krizë vlerash, bastardim të vlerave të njëmendta kombëtare, ‘lulëzim” të 100 ideologjive dhe idolatrive, garë për dominim, luftë për mbijetesë dhe përgjithësisht ka krijuar kaosin e pandreqshëm medial, ku nuk dihet kush kë e dëgjon dhe kush çka transmeton.
Emërues i përbashkët i mbretërimit të këtij heterogjeniteti është pasojë e krizës së thellë shoqërore. Kjo krizë po thellohet dita ditës, ndërsa mediet janë tjetërsuar në tërësi, në luftën e tyre për dominim dhe ekzistencë, dhe nuk e pasqyrojnë dot realitetin ekzistencial të njeriut tonë, nuk e pasqyrojnë në nivel të duhur skamjen, mjerimin, papunësinë, trafiqet e pista kapitaliste, përfitimet e favoret e pushtetarëve, korrupsionin, prostitucionin dhe një gamë të tërë të dukurive negative, antikombëtare, në esencë edhe antinjerëzore.
Mediet në Kosovë nuk merren, ose merren fare pak me këtë problematikë. Jo sepse i pengon ndokush të rreken me këto tema, por sepse protektorët dhe mentorët e tyre nuk preferojnë tema të tilla të “nxehta”, të cilat, sipas tyre, mund të ndikojnë keq në krijimin e imazhit të Kosovës. Dhe, sipas tyre, Kosova paska nevojë për këtë imazh gënjeshtar, derisa të montohet pavarësia e saj, pastaj, shohim e bëjmë. Ahmet Qeriqi
( 20. 9. 2006) Kultura e tolerancës fetare ndër shqiptarë, shembull unik në historinë e qytetërimit
Në fjalën e tij hyrëse, të paraqitur në seancën vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila po mbahet në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka paralajmëruar për rrezikun e një luftë të re fetare, në shkallë globale. Keqkuptimet dhe stereotipet që nënvizojnë idenë për përplasjen e qytetërimeve, po përhapen gjithnjë e më shumë, ashtu si dhe ndjeshmëria ndaj besimeve apo simboleve të shenjta të njerëzve të tjerë. Me qëllim apo pa qëllim, këtë sikur mezi e presin ata që duan të shkaktojnë një luftë të re fetare, por këtë herë në shkallë globale deklaroi Anan, duke shtuar se klima e frikës dhe dyshimit vazhdimisht po nxitet nga dhuna në shumë vende të botës.
Këto fjalë të sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë një thirrje alarmi drejtuar botës përparimtare, janë një thirrje drejtuar ndërgjegjes së njerëzimit për të përforcuar tolerancën fetare.
Kultura e tolerancës fetare ndër shqiptarë është shembulli unikat, nga i cili mund të mësojë tërë bota e qytetëruar. Ky segment shumë i rëndësishëm i jetës shpirtërore shqiptare, duhet të afirmohet dhe të thellohet në përmasa botërore, për t’ i treguar njerëzimit se bashkekzistenca fetare është e mundshme, madje është edhe fare e natyrshme si fundament i paqes dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor dhe jo vetëm kaq.
Toleranca fetare ndër ne ka një traditë shumë shekullore. Jemi mbase i vetmi popull në botë, ku asnjëherë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjë luftë fetare apo ndeshje fetare të përmasave, që kanë ndodhur te popujt e tjerë. Nuk ka pasur as përçarje kombëtare mbi baza fetare. Ky unitet i ndërtuar para së gjithash si realitet faktik gjatë tërë historisë, mbase tregon shpirtgjerësinë shqiptare, sidomos sa i përket nderimit dhe respektit të feve të ndryshme, edhe pse duhet të konstatojmë me keqardhje se kjo shpirtgjerësi nuk ekziston edhe në segmente të tjera, të paktën jo në nivelin e kulturës së tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare shqiptare.
Mendjet e ndritura të kombit, filozofët, teologët, shkrimtarët e pse jo edhe politikanët shqiptarë, do të duhej që shembullin unikat të tolerancës fetare ndër ne, ta promovojnë kudo në botë, në mënyrë për të treguar se shumësia dhe bashkekzistenca fetare është begati njerëzore dhe jo herezi apo blasfemi. Mësimet e Biblës, të Kur-anit dhe të librave të tjerë, që konsiderohen të shenjtë, sjellin shumë e shumë shembuj ku flitet për tolerancë mes feve, madje Islami pranon trashëgiminë dhe traditën e përmbajtjeve shkrimore të tri feve monoteiste.
Pikërisht në përmbajtjet e tilla të afrimit të feve duhet të ndërtohet e ardhmja e njerëzimit. Shembulli më i mirë dhe më konkret në këtë mes është kultura e tolerancës fetare ndër shqiptarë. Se deri në ç nivel është ngulitur kjo kulturë në entitetin shqiptarë flasin sa e sa shembuj, madje edhe të kohës dhe të aktualitetit tonë. Edhe pse fryma fetare e ortodoksisë greke vazhdimisht ka sfiduar ndarjen dhe përçarjen fetare ndër ne, ajo nuk ia ka arritur qëllimit të vet aspak fetar dhe aspak të lëvdueshëm. As grupet e ndryshme ekstremiste islame, të cilat kanë një ikonografi të dukje ekstreme, nuk kanë gjetur klimë të volitshme për të manifestuar ndonjë përçarje apo yshtje serioze. Ka pasur kohëve të fundit disa dukuri të intolerancës, të cilat janë shprehur për shkak të luftës në Irak dhe në Afganistan, luftë jo që ka krijuar një klimë të keqe dhe të rrezikshme të qytetërimeve, por në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk është lëkundur bazamenti i kulturës, bashkëjetesës dhe tolerancës fetare ndër shqiptarë.
Ky bazament tipik i botës shqiptare, ky shembull unikat i botës sonë, ka nevojë të afirmohet deri në selinë e OKB-së, e pse jo edhe deri në Vatikan, në Mek-ke apo në qendrat e tjera fetare botërore. Një popull i vogël, sikur jemi ne, jetojmë në përbashkësi me të gjitha fetë monoteiste. Në trojet shqiptare, për veç feve të njohura botërore moniste si krishterimi dhe islami, tashmë janë degëzuar edhe bektashinjtë, evangjelistët, dëshmitarët e Jehovait, protestantët dhe grupime të tjera, të cilat kanë gjetur klimën e vet të tolerancës dhe shumësisë fetare.
Kjo shumësi fetare është begati e llojit të veçantë, është në vetvete promovim dhe rrezatim i një qytetërimi, që ka bazament shumë të vjetër emancipues, qytetërim që ka mbijetuar gjatë shekujve falë tolerancës fetare, e cila në shumë raste edhe në ka dëmtuar, sidomos në raport me popujt fqinjë, të cilët mjerisht janë treguar dhe po tregohen të paaftë për të bashkëjetuar mbi principe universale të qytetërimit, të tolerancës dhe bashkë ekzistencës.
Promovimi i vlerave tona të kulturës së tolerancës fetare kudo nëpër botë është më se i nevojshëm, sepse ky është një realitet faktik, që rrezaton nivel shumë të lartë qytetërues, është një fakt historik i pamohueshëm, është një bazament nga i cili mund të mësojë çdo popull në botë. Dhe pikërisht për këtë, mund të konkludohet pa e tepruar se intelektualët, teologët dhe filozofët shqiptarë kanë para vetës një mision shumë të rëndësishëm njerëzor për ta promovuar shembullin unikat të tolerancës fetare në tërë botën. Ahmet Qeriqi