Mediet serbe bëjnë çmos për të dëmtuar imazhin e Kombëtares Kuqezi

Mediet serbe bëjnë çmos për të dëmtuar imazhin e Kombëtares Kuqezi

Mediet serbe janë duke orkestruar një fushatë të organizuar me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian që po mbahet në Francë. Në ndeshjen e fundit në Marsejë, tifozëria shqiptare shpalosi një parullë me mbishkrimin ‘Kosova është Shqipëri’, gjë që solli reagime të tërbuara në Serbi. Të etura për të inskenuar situata të pafavorshme për Shqipërinë, mediet serbe kanë kontaktuar zyrtarët e UEFA-s të cilët i kanë pyetur nëse Shqipëria do të ndëshkohet për këtë parullë. Këta të fundit kanë bërë me dije se UEFA ka hapur dy procedura disiplinore ndaj Kombëtares shqiptare. E para ka të bëjë me një fishekzjarr të hedhur gjatë ndeshjes Zvicër-Shqipëri, ndërsa tjetra ka të bëjë me një flamur ku shkruante “Kosova është Shqipëri”. Tendenca të tilla për të dëmtuar kombëtaren kuqezi janë paraqitur edhe nga diplomacia greke. Athina zyrtare ka marrë shkas shfaqjen e një parulle që kërkonte drejtësi për Çamërinë gjatë ndeshjes së luajtur në stadiumin e Lensit. Për këtë çështje, Ministria e Jashtme greke i ka dërguar një notë proteste UEFA-s, duke i kërkuar penalizimin e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …