Mediet serbe dezinformojnë me lajme alarmante që kanë për qëllim viktimizimin e serbëve

Mediet serbe dezinformojnë me lajme alarmante që kanë për qëllim viktimizimin e serbëve

Mediet serbe dezinformojnë me lajme alarmante që kanë për qëllim viktimizimin e serbëve. Portali serb “Srbija Danas”, shkruan se serbët janë të rrezikuar nga institucionet e Kosovës. Ky portal dezinformon më tutje rreth 50 deri 70 terrorist shqiptar janë në pritje të urdhrit të Hashim Thaçit për të sulmuar në pjesën veriore të Kosovës. Më të rrezikuar janë serbë nga Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani dhe pjesa veriore e Mitrovicës. Situata është e tillë që është e mjaftueshme vetëm një shkëndijë që gjithçka të arrijë kulmin, dezinformon më tutje ky portal. Dezinformimi me lajme të tilla që kanë për qëllim alarmimin për rrezikun e viktimizimit të serbëve të përkujton kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe fillimin e luftës së përgjakshme kundër sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve mysliman të Bosnjë e Hercegovinës dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë së cilës ushtria dhe policia e Serbisë realizoj vrazje, masakrime dhe spastrime etnike me pretekst të mbrojtjes së serbëve të rrezikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …