leoni

Mediet serbe njoftojnë se kancelarja Merkel do të ja paraqes presidentit Vuçiq planin për Kosovën

Mediet serbe njoftojnë se gjatë muajit të ardhshëm, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në këtë takim që do të mbahet në Berlin, përveç tjerash kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit të Serbisë ‘planin për Kosovën’. Në këtë takim do te diskutohet edhe për emërimin e mundshëm të Miroslav Lajcak si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’I kushtohet cështjes së të dërguarit të ri të BE’së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vuçiq mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet, njoftojnë mediet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …