Mediet serbe njoftojnë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Gazeta beogradase “Blic” njofton se temë qendrore e takimit në mes tyre do të jetë Kosova. Takimi Aleksandër Vuçiq-Donald Tramp është cilësuar si jetik për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Gazeta serbe “Blic” njofton gjithashtu se këtij takimi do t’i paraprijë takimi me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, i cili pritet të zhvillohet në shtator.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …