Thaçi e Vuçiq do t’i paraqesin pikëpamjet e tyre për zgjerimin e BE-së në Forumin Evropian Alpbach

Mediet serbe njoftojnë se presidentët Vuçiq e Thaçi synojnë marrëveshje para takimit në Paris

Mediet serbe njoftojnë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi synojnë ta arrijnë një marrëveshje para se të mbahet takimi në Paris. Gazeta serbe “Danas” shkruan se disa diplomatë jo zyrtarisht deklarojnë se  Vuçiq dhe Thaçi “pretendojnë një ujdi ” para takimit të ardhshëm që do të mbahet më 1 korrik në Paris, ku Kosova do të jetë një nga temat kryesore. Ata gjithashtu pohojnë se autoritetet serbe kanë forcuar retorikën e tyre drejt BE-së, për shkak të kritikave që Raporti i KE-së dha për Serbisë për përparimin drejt anëtarësimit në BE, dhe se “Vuçiq dhe Bërnabiq nuk e fshehin se janë të pakënaqur me të gjeturat në raport, ndërsa Prishtina “humbet durimin” për shkak të vonesës së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …