Mediet serbe paralajmërojnë për një takim të vështirë të presidentin Aleksandër Vuçiq me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Nju Jork më 23 shtator. Gazeta “Novosti” shkruan se takimi do të jetë i vështirë pasi Uashingtoni dhe Berlini zyrtar duan njohjen e Kosovës nga Serbia. Nga ana tjetër, kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është cituar të ketë deklaruar se çdo minutë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dolad Tramp, ia vlenë. Vuçiq ka shtuar më tutje që edhe nëse mbahet takimi me Trump, do të jetë shumë i shkurtër. Ai ka thënë se këto takime do të jenë të vështira, pasi që edhe ShBA’ja, edhe Gjermania qëndrojnë shumë fuqishëm në pozicionet e tyre karshi Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …