Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Ai dëshiron që kjo marrëveshje të arrihet gjatë mandatit të tij. Gazeta serbe “Danas” shkruan se kryetari, Donlad Tramp e dëshiron arritjen e kësaj marrëveshje pasi që në nëntor të vitit të ardhshëm në Amerikë mbahen zgjedhjet presidenciale dhe Trump arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi do ta përdorte për fushatë. Kjo, sipas Beogradit zyrtar konsiderohet si një plus i madh, për elektoratin. Ditë më parë zyrtarët në Amerikë kanë reaguar se Serbia përmes ministrit Daçiq, por përpiqet të ndërhyjë jashtëligjshëm në zgjedhje, duke bërë përpjekje ta bind lobin serb në Amerikë, në mënyrë që ta përkrahë, kryetarin, Donald Trump.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …