Mediet lokale në shtetin Iowa,
kanë pasqyruar gjerësisht hapjen e konsullatës së Kosovës në kryeqytetin e këtij
shteti, Des Moines. Kjo është konsullata e dytë e Republikës së Kosovës në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas asaj në New York. “Përshtypjet e mia me të
rinjtë dhe të rejat kosovare kanë pasur një ndikim të madh në jetën time”,
citohet senatorja amerikane, Joni Ernst, përfaqësuese e Iowa-s në Senatin
Amerikan. Ajo ka thënë se krenohet me partneritetin e Gardës Kombëtare të Iowa-s
dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …