Mbahet tryeza “Finalja e dialogut Kosovë–Serbi”

Mediet zvicerane shkruajnë se paqja në Ballkan kërcënohet nga ambiciet për ta krijuar Serbinë e madhe

Mediet zvicerane shkruajnë se paqja në Ballkan kërcënohet nga ambiciet për ta krijuar Serbinë e madhe. Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se që ndonëse kanë kaluar 30 vite nga Konferenca e Dejtonit, paqja në Ballkanin Perëndimor është jo vetëm e brishtë, por edhe në rrezik të madh. Gazetari i kësaj të përditshme, Alexander Rotert shkruan më tutje se rrezikimi i paqes vije nga përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të realizuar projektin e krijimit të Serbisë së Madhe, të nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviq. “Një nga arsyet për këtë janë përpjekjet e Dodikut për të ndërtuar forca ushtarake paralele. Nëse shikoni paradën ushtarake vjetore anti-kushtetuese me rastin e themelimit të Republikës Serbe më 9 janar, mund të ndjeni se numri i anëtarëve të atyre forcave është tashmë i konsiderueshëm: në atë kohë, deri në 2,000 anëtarë të armatosur rëndë të grupeve paraushtarake dhe policë specialë marshuan, të ndjekur nga dhjetëra automjete të blinduara dhe helikopterë” thuhet në mes tjerash në artikullin e gazetës zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …