Kryetari i Komisionit Qeveritar për caktimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Meha ka shprehur gatishmërinë që të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane në lidhje me procesin e shënjimit të kufirit me shtetin fqinj. Krejt kjo vjen pas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ka kërkuar nga Komisioni për Demarkacion të raportojë për demarkacionin, para se marrëveshja e 26 gushtit të miratohet në Kuvend. Meha ka përsëritur se shënjimi i vijës kufitare veçse është konfirmuar edhe nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …