Mjaft më me pazare për kufijtë strategjikë në dobi të fqinjëve tanë e në dëm të Kosovës
Historia jonë është me argumente e njohur, si ma e vjetra në Evropë. Me gjithë këtë, ne historianët shqiptarë kurrë nuk kemi shprehur megalomani, arrogancë apo shovinizëm ndaj fqinjëve. Për nacionalizëm nuk mund të garantojë, sepse edhe vetë jam i tillë, por deri aty ku nuk e rrezikojë lirinë dhe sovranitetin e asnjë komuniteti. Historia jonë pellazgo-iliro-arber-shqiptare, është 28 shekuj e vjetër.
Fati jonë ishte i njëjtë me popujtë tjerë të Ballkanit. Por tragjedia jonë filloi ta marrë epilogun e një tragjedie shfarosëse në Kongresin e Berlinit (1878), atëherë kur fqinjët tanë donin të themelohen si shtete dhe në saje se shumica dërmuese e Kombit tim e kishte pranuar Islamin, ne filluam të denohemi nga diplomacia evropiane, sa që ai denim deri më 1966 në tokat shqiptare të okupuara nga RSFJ, ishte një kryqzatë klasike antishqiptare.
Si pasojë e asaj kryqëzate sot në Turqinë Kemaljiste jetojnë mbi 6-7 milionë shqiptarë, pa asnjë të drejtë elementare. Lidhur me këtë, në Kongresin e Berlinit ne numroheshim jo si kombë që e meritonte shtetin për çka u thelua Lidhja Shqiptare me qendër në Prizren (1878-1881), por si “qyetarë-Mileti myslim –zëimë”, të një Perandorie që po vdiste. Dihet se ajo Perandori i kishte hubur dy lufta: një kundër Rusisë (1876) dhe një kunder Serbisë-rusisë (1877) ku komandonin mercenarëtt oficerë të gjashtë Fuqive evropiane (Britanisë, Francës, Gjeranissë, Italisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë). Të gjitha nuk e kishin asnjë konsideratë për tragjedinë shqiptare, në fund të vitit 1878 kur në Sanxhakun e Nishit dhe Sanxhakun e Pirotit nuk mbeti asnjë shqiptarë. Atëbotë, për tri ditë do të shfarosen 714 fshtra shqiptare, emrat e të cilave i mbajnë edhe sot (Teplica-Toplica) dhe janë pa shqiptarë, nën pushtetin neofashist të Serbisë.
Informonu i Nderuari Hoyt Brian Yee, vetëm me prtokollin nr.15. të 8 korrikut 1878, të Kongresit Berlinit se ku ishte ckatuar KUFIRI në mes Vilajetit Kosovës dhe Principatës Serbisë. Pika kulmore veriore e atij kufiri u ckatua (argument harta me ngjyra e Kongresit-hb) 3 kilometra në veri të fshatit XHAKE. Të gjithë banorët e deportuar duhej të kthehshin në vatrat e tyre, sipas vendimeve të Kongresit. Por një vit më vonë (qershor 1879), Komisioni e gjashtë Fuqive evropiane vëndosi KUFIJ STRTEGJIK në vijën Perpellc-Merdar- Vasilefc-Medvexhe-Vrajë. Ka pasë raste kur një pjesë e oborrit të shqiptarit mbetej me Vilajetin e Kosvës, një pjesë në Principatën e Serbisë. (Argumnetet në: V. N.Stojançeviq, Toplica, Beograd 1985 , si u sllavizua 1879-1896; Nikola P. Illiq, Oslobodhenje J. Srbije 1877-1878, Beograd 1977, f 215-220 “Obelezhavanje drzhavne granice; D. M. Petroviq, Borbe u Toplici 1877-1878, Brograd 1979; Janë 22 ditarë në AS që argumnetojnë mizori (gjenocidi) të paparë serbiane-hb; R. L. Pavlloviq, Kolonizacija Srba i seoba Arbanasa u ratovima 1876 i 1877-1878, dorëshkrim; Posedohen edhe me mija dok për këtë gjencod serbianë-hb) Ndodhte ky krim, vetëm që t` i detyrojë shqiptarët të largohen në shkretirat e Anadollit, siç do të ngjanë gati 100 vjetë rresht, deri më 1966, gjithëmonë duke synuar Serbia kufijë strategjik..Kufiri i përcktuar më 1879 ishte në aspketin strategjik përgatitje për okupmin e viseve shiptare në radhë.
Eredhen vitet 1908-1912 sidomos Shqiptarët e Vijaletit Kosovës, do të luftojnë kundër një Perandorie që nuk u lejonte shkolla shqipe, nuk u lejonte asnjë të drejtë elmentare për kombin shiptar. Bile më 1910 Kosova u kthye në kamp përqëndrimi. Nga Shkupi e deri në Perpellac, u vëndosen hyjtë për t` i ngulur shqiptarët e gjallë në ta (u denuan mbi 25000 shqiptarë më 1910) dhe për ta tmerruar kombin me dhunë, sepse Shefqet Turgut Pasha e vëndosi dikaturën ushtarke (Errfinë). Poseohen argumnetet arkivore. Në gusht të vitit 1912 pas një lufte të suksesëshme Hasan Prishtina, një intelektual dhe tribun popullor me luftëtarët e tij shqiptarë e çliroi edhe kryeqyetin e Vilajetit Kosovës –Shkupin. Por, pas dy ditësh në Shkup erdhën tre misionarë: një francez, një austriak dhe një rus dhe urdhëruan: “ Çfarëdo rezulati të ketë lufta juaj, ndryshim të kufijëve të Petrandorisë turke nuk ka”!!. Çka ndohi pas dy muajsh (tetor 1912), kur ushtritë kryqzatë të Serbisë, Bullagrisë, Malit Zi dhe Greqisë, të ndihmuara nga 620 oficerë të lartë e munden ushtrinë e Turkut, e ku shqiptarët e çarmatosur dhe të diegur kishin mbetur anash. Madje në Luftën e Kumanovës komandën e luftës kundër Ushtrisë Turke e mori një oficer i lartë Gjrerman. Tani, po ato gjashtë Fuqi evropiane, në Londër më 1913 vëndosen prap KUFIJE STRATEGJIK në dëm të trojeve shqiptare, duke i okupuar tani mbi 52000 kilometra katror. ( Argumenti: Rusija uspela zadobiti Englesku i Francusku za poparvku serpsko-arbanashke granice , na taj naçin shto çe strategiske taçke pripasti Srbiji-Rusia ka arritur ta bindë Enagloinë dhe Francën për përmirësim të kufirit serbo-shqiptar, në atë mënyrë që pikat strategjike do t` i atkojnë Serbisë”). Kjo praktikë po vazhdon edhe sot. Dhe deri kur ma të durojë ky popull për pazaret nepër tavolina?!!! Posedohet dokuemtet.(E bashkangjesim dokumentin në orgjional-hb). Prap filloi shpërngulja (1912-1914), çkombëtarizmi me dhunë për ta ndryshuar edhe fenë katolike dhe muslimane në ortodokse, në mënyrë që shqiptarët që nuk duan të ndrrojnë fenë (katolikë dhe muslimanë), të shporrën nga trojet e tyre në Anadoll.
Lufta e Parë Botërore e ndali hovin, që 395 anije evropiane të bartin më tutje shqiptarë në Anadoll (1912-1914). (Argumenti: Justin McCarthy, DEATH AND EXILE,The Etnik Cleansing off Ottoman Muslims 1821-1922, pag. 195; “Spisak iseljenika muslimana koji preko Solluna otisli u Turksu od vremena OKUPACIJE do sad”. Dok i botuar-poseohet në detale, ku 240 000 shqiptarë Evropa dhe Serbia i shpërngulë me 395 anije; ku nuk llogaritën fëmijët nën 6 vjeq; ku thuhet se edhe 40 000 shqiptarë kanë migruar nga dhuna përmes rugës tokësore 1912-1914). Madje në Londër (1913), u prezentuan aso falsifikimesh që kinse “popullsia e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibërs, flet në fmailje sebisht, serb e ndijenë vetën dhe duan të mbesin me Serbi”. Këtë hipokrizi politike nuk egjen dot në snjë kuvend ndërkombëtr. Pa ditë populli fare për këtë falsifikim serbian, diploamcia krimianale evropiane këtij atenati i besoi me pedigre!! Vetëm në Kosovë 1912-1914 Serbia dhe Mali i Zi i bombarduan 132 fshtra shqiptare, pa asnjë shkak, vetëm që popullsia të arratiset në Anadoll.
Vijmë më 1919 në “Paqën” e Versajit. Po mos të reagonte Presidenti famëlartë Willosn, Shqipëria u nda në mes fqinjëve tanë. E në Versaj nuk ishin përfaqsusit e Rusisë fare. Por të tjerët e ushtruan coptimin e tokave shqiptare, pa mëshirë. Po të gjimdej vetëm një ABETARE në ndonjë fshat shqiptar gjatë viteve 1918-1941, do të digjej dhe bombaadoihej i tërë fshati dhe ato për rreth. Madje në Nish . Leskofc (1921-1923) u krjiuan kampet e përqëndrimit për shqiptarë, para nazistve të Luftës Dytë botërore. Edhe për këtë ka me mija fakte, duke ua grabitë shqiptarëve 281 718 hektarë prona e duke i kolonizuar me dhunë 172 825 familje sllave.
Pas Luftës Dytë Botërore, më 1946 në Konferencën e paqës në Paris, përpos SHBA,Britanisë dhe BRSS ishin Shqiptarët i vetmi komb i vogël në Evropë, që u çliruan me forcat e veta. Dihet epilogu i Parisit, po mos të intervenonte prap Presidenti falmëlartë Harri TRUMAN, prap Korça, Gjirokastra, Theranda u provua t` i falen Greqisë, sepse për Kosovë dhe pjesen Perendimre të Maqedonisë me 95% shqiptarë, as që ka biseduar ndokush në Paris më 1946. U bë Maqedonia shtet, pa qenë kurrë në dem të tokave shqiptare, duke përvetsuaar Shkupin, i cli deri më 1962 ishte qyteti ma i madh shqiptar në Ballkan; u përvetësua Manastiri dhe tërë Maqedonin Perendimore, pa i pyetë shqiptarë fare. Malazezët dhe Serbianët në anën tjetër e ndanë Sanxhakun e Jeni Pazarit, i cili për 22 shekuj ka frymaur shqip. Për Kosovë as që ka guxuar dikush të flasi. Dhe ai që ka folë se duhet Kosova t` i takojë Shqipërisë, është pushkatuar dhe vargu i pushkatimve nuk ka pushuar, por as lufta për liri në forma të ndryshme jo. Lidhur me këtë, për t`e qitë çështjen e Kosovës para aktit të kryer shih në kohën kur po mbahej Konferenca Krimesë shkurt 1945, në Kosovë Tito-Rankoviq-Gjillas vëndosin diktaturën ushtrake duke krijuar mundësi që të pushkatojnë pa ligje e pa gyqe afro 49000 shqiptarë civilë. Deri në vitin 1999 mbi 850 000 shqiptarë kanë kaluar nepër tretmante të UDB-ës famkeqe jugosllave.
Zotëri i nderuar Yee, më 2002 Maqedonia i përvetsoi mbi 4000 hektarë pyje dhe kullosa në Debellde që ishin gjithëmon prona shqiptare, gjithnjë në “Emër të çështjes strategjike për ta sigurar Shkupin”!!!. Vijmë te çështja e fundit e DEMARAKACINIT Kosovë-Mali i Zi 2014-2017. Ku e keni hallin zotëri Brian Yee, pse insitoni në kufijë stretaegjik, kur fare mirë e dini se ku ishte kufiri deri më 1999.? Dhe duhet të dihet i nderuri Brian Yee, se dy vite Komisioni shtetëror i Kosovë,s me atë të Malit Zi kanë punuar prapa shpinës së opinionit shekncor të Kosovës. Flas për Komisionin e Kosovës, kurrë-kurrë në punën e tyre profesionle nuk janë marrë me çështje të kufijëve. Kush ua imponoi gabimin dhe kush e përkarhu gabimin e tyre me nënshkrimin e Hashim Thaçit dhe Skender Hysenit, pa asnjë përvojë profesionale në punë të tilla. Dihet, dhe për këtë gabim “të imponuar strategjik” nga kush nuk e dijmë, por po bëhen dy vite që Kosova është e destabilizuar nga shkaku se: Asociacioni për komunat serbiane disi u la në hie sepse Gjykata Kushtetuese e Kosovës i gjeti 23 shkelëje në Marrëveshje. Por DEmarakcioni mbeti si çështje që duhet zgjidhet me çdo kusht, kuptohet në favor të Malit Zi. Pse, si dhe ku janë arsyet që si histoirian nuk ekzistojnë.
Nuk ka asnjë teori politike që ai dokument të zyrtarizohet në Parlamrntin e Kosovës. Lidhur me këtë, në dokumentin për demarkacionin, të cilin e posedojmë, janë mbi 82 shkelje të normave elemantare faktografike që janë shkelë, me duar e me “këmbë” në dëm të Kosovës dhe JU prapa insitoni që para gabimit t` i mbyllim sytë se Mali i ZI na duhet në NATO. Vallë pse këtë hyrje ta “paguajnë shqiptarët” duke i dhuruar pika strategjike Malit Zi. Po a nuk është e mjaftuar që ato pika të mbesin të Kosovës sepse të saj ishin.
I nderuari Brain Yee, me insitimin e Abasadorit tuej të nderuaar Presidentja e Kosovës do ta “themelojë” një “komision ad hoc”, prej një: amerikani, një gjeramni dhe një britaniku. Ata do të vijnë në Kosovë, do t` i marrin meditjet dhe do të konstatojnë “çdo gjë është në rregull”. Pushtetarët tanë po mbështetën në ata, në autoritetin e tyre shtetëror e jo në faktet në teren, e ata nuk kanë qenë në teren fare, nuk kanë biseduar me popull, në të dy anën e kufirit,por kanë mbetë në pozicionet që Kosovës i jnë imponuar nga “lartë si kufijë strtegjik” !!!
Por hovi i gabimeve lidhur me këtë problem ndërkombetar, nuk do të ndalet. Kryetari i Qeverisë Kosovës në vijim do ta themlojë një Komision për ta shkelë autoritetin e dy të parëve (Komisonit shtetëror dhe Komisionit ad hoc), dhe për ta përseritur gabimin e tyre, në emër, se pas tyre qëndron një institucion i njohur: Akademia e Kosovës. E vërteta kjo fiskulturë politike i përngjanë “Urithit të Ezopit”, që do të thot se i tërë porcesi nuk është tragjik që është vepër çorre, por është tragjik që është përpiekje për të rrejtë, për ta ndrydhur realitetin para syve të popullit. Kenë po provohet ta frigoni, sepse pa ndërprerë po përseritëni se “demarakcioni duhet të ratifikohet në këtë version”. Dhe, nepër Kosovë flitet se këtë BE, SHBA,madje edhe NATO po e bëjnë se: “Mali i Zi po hynë në NATO”. Po Mali i Zi po hynë në NATO dhe ne jemi shumë të kënçur me këtë realitet. Por, Mali i Zi, ka kontest kufitar me Kroacinë në Prevllakë, dhe ai problem që ishte i vitit 1992, dhe nuk është “zgjidhur” kurrë, askush nuk e diskuton. Pse, vetëm tokave shqiptare t` u coptohen pjesët, madje nuk mbahet në mend se ndokush ndonjëherë në hostori, ka porvuar ta ndaj ndonjë pjesë të,Rugovës. Pse ndodhë ky fenomen tani, që kufijtë strategjik të Kosovës dhe Malit Zi, të mbesin në Kullë-Çakor, por u bartën 6 kilometra në brendi të Rugovës, duke grabitur 8500 hektrë tokë, kullos dhe pyje rugovase që kurrë në histori nuk janë quajtur ndryshe, e ky fenomen për mua si ekspert i historisë Ballkanit nuk është e spejgueshme.
U drejtohem JUVE Zotri Yee, sepse në kontinuitet po insitoni të ratifikohet dekarkacioni, e kështu çështja nuk zgjidhet, sepse nuk është zgjidhëje e drejtë. Dhe, ne nuk po hyjmë të kërkojmë kufijë etnografik, apo strategjik përtej Plavës dhe Gusisë që janë teritore shqiptare den baba den e që atni i takojnë Malit Zi me pazaret e Fuqive Evropiane; nuk po kërkojmë pra kufij strategjik, por për mos me krijuar probleme, po kërkojmë të na pranohen kufijtë që ishin të vizatuar nga viti 1945/6 nga vet zyrtarët e të dy anëve të kufirit.
I nderuari Yee, ne i njohim shumë mirë përpiekjet destbilizuese të Rusisë dhe Serbisë, në disa vende të Ballkanit, sidomos në Maqedoni, Malt të Zi dhe Kosovë, por, shpresojmë që do të na kuptoni se nuk po u shkruajmë nga lakmia, që të impohemi me ndonjë qëndrim joparmior, por po Ju shkruajmë, që ta njihni realitetin se maftë janë ndarë trojet shqiptare copa copa, me vendimet e Fuqive Evropiane. Hartat, Fletoret Zyrtare dhe ndërtimi i rrugëve, nga ana e Kosovës, deri në Kullë dhe Çakor, flasin më shumë se çdo detryrim nga pozicioni i fuqisë, për kufijë strategjik duke favorizuar në këtë rast Malin e ZI. Pse, kur edhe ne jemi të dëshmuar dhe të palëkundur në orientimet e drejta Euroatlantike, e sidomos kah demokracia amerikane, orientim ky që është rrreshtuar fuqishëm në traditë, me BESE shqiptare.
Prishtinë, më 15 maj 2017 Me respekt Prof dr Hakif Bajrami
Prof. dr. Hakif Bajrami: Gjykata Speciale në Hagë për kriminalizimin e luftës së UÇK-së, thikë pas shpine për shqiptarët
Prof. dr. Hakif Bajrami: Gjykata Speciale në Hagë për kriminalizimin e luftës së UÇK-së, thikë pas shpine për shqiptarëtNjë pjesë jo e vogël e establishmenit politik në BE, lëvizi për dhjetë vite çdo “guri” në Parlamentin e Evropës (pa Kushtetutë), për ta barazuar një luftë çlirimtare (shqiptare) me një luftë gjenocidale (Serbia), të paktën si përpjekje që me një plumb të defaktorizohet lufta e drejtë dhe çështja e pavarësisë Kosovës. Tani, nuk ka njeri normal në Botë, që beson në çmendurinë shoviniste të Dik Martit, se “në Kosovë UÇK ka bërë trasplantim të organeve”. Çuditërisht, por të ndodhte ky fenomen si padi e shqiptarëve ndaj të paktën paramilitarëve e jo ushtrisë së rregullt serbiane, me plotë mercenarë, do të ngritje në këmbë e tërë Bota se është fjala për një marri të shekullit. E këtë të kundërtën është dashur ta thonë kirurgët e njohur botëror, se në çfarë rrethanash sanitare bëhen trasplantimet e tilla. Ku jeni mjek-specialistë, ju marroftë i Madhi Zot! Pse heshtni, e historia nuk do ta e falë këtë turp të civilizimit, që një deputet, shih i Parlamentit të Evropës, të arrijë e t` i tubojë 19 gjykatës në Hagë, t` i grumbullojë 300 000 000 euro për një strategji të njohur antishqiptare, për ta njollos një luftë të drejtë, për ta barazuar xhelatin me viktimën. Të paktën ky fakt le të dihet dhe këtë shkrim do ta përkthej në 5 gjuhë të botës.
Dhe, shtrohet pyetja deri ku ka arritur hipokrizia para hundës njerëzimit në shekullin XXI, se për hipokrizi ndaj neve shqiptarëve nga ana e Evropës, jemi mësuar. BE në vitin 2011 që përputhet me kohën, kur Qeveria e Serbisë përpiloi Memorandumin II,për ta destabilizuar Kosovën, Kroacinë… (BE pra) e kishte krijuar një grup special për ta hetuar akuzën e agjentit Beogradit Dik Martinoviq. Historianët e vëmednëshem e dijnë se edhe në SHBA kishte kundërshtime të ashpra ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. Ndër ta ishin: Igelberger –ish ambasador i SHBA në Beograd, i cili bombardimt e NATO-s, i quajti “Lufta e Klintonit”; tutje shënojmë vlerësimin e Xhimi Karterit (Ish President i SHBA) kur doli e tha se “Serbia në Kosovë nuk është agresor”, R. Hollbruk në prezencën time skuqej duke u kërcënuar se “UÇK është terroriste”!!!. Ky e ndërroi mendimin në proces. Por plagët mbetën.
Mbi këta zëra të rrallë të huqes së ndërgjegjes do të vijojë BE, duke e izoluar një Kosovë me çdo gjë si me lëvizje të lirë ashtu edhe me disa vedime raciste, që nuk do t` i numëroi këtu. Por mbi të gjitha vemdimet raciste rrinë Gjykata Speciale kundër Kosovës. Dihet se në fillim Kryeprokuror për ta dënuar UÇK, BE e zgjodhi Clint Williamsonin (një amerikan). Por ai duke e njohur materien, që do ta komprometonte për jetë, dhe pas saj, në korrik të vitit 2014 u largua, duke ia ndajmathë, prapë agjeturat e BE (Dik Martinoviqëve të shumtë…) pas shkuarjes, këta që e pasojnë se Williamsoni “paska gjetur majft prova për të ngritë akuza”, lexo ndaj Shqiptarëve. Rrenë e kulluar dhe e trilluar nga një pjesë e ngarkuar me nazizëm hitlerian, të disa parlamentrëve të BE-së. Lidhur me këtë, dinakëria Evropiane ia la “këmbët e arushës” prapë një amerikani në maj 2015 që quhet David Schwendiman. Në vijim, në gusht 2015, Kuvendi i Kosovës, nga disa deputet fodull që shikonin hiç më shumë se interesin personal dhe partiak (ish dezertorët e luftës-shumica dërmuese ish marionet të një partie sabotere!), miratoi Ligjin për Gjykatën Speciale, dhomat e së cilës do të punojnë në Hagë dhe do t` i qëndrojnë Kosovës por si shpatë mbi qafë edhe për një dekadë. Qëllimi dihet, defaktorizimi dhe kriminalizmi i një lufte të drejtë.
Pas kësaj drame triler, ishte e nevojshme të gjinden dëshmitarët dhe ata admnistratorët e BE-s “i gjetëm shumë shpejtë, duke inskenuar një arratisje të shqiptarëve nga Kosova, (afro 100 000) dhe deshmitarët e mbrojtur u përbiruan me ta, dhe tani jetojnë nepër metropolet e BE-s si zotëri. Ky soj i “shqiptarëve të ndershëm” është i njohur në Kosovë. Kështu, Dik Marti e realizoi jo vetëm skenarin e dramës më antinjerëzore në fillim shekullin XXI, por e dha edhe “premierën” para hundës së Qevererisë sonë, plotë matrapazë dhe super poltron , fundi i së cilës këto ditë e fitoi çmimin vjtor me telekomndë, për fyerje dhe pafytyrësi njerëzore, ku u përfolën edhe dy deshmitar të mbrojtur. Ata demantuan akuzën, por ndyshku mbeti.
Çka tutje, dikush është deshmitar i mbrojtur që trillon dhe shantazhohet nga ruso-serbianët. Kur jemi këtu, çka të thuhet kur ushtarët paqeruejtës RUS i vranë TRE SERBIAN në Kosovë, sepse këta serbianët po i torturonin DY shqiptarë të palgosur”. (7 IX 1999, Sh. Vukaj,. Rusia dhe Kosova, f.463). Më vonë do të vritet një oficer rus në Kosovë, dhe e tërë Rusia do të ngrihet në këmbë kundër shqiptarëve, pa e hetuar asnjë ditë çështjen se atëç krim e kishin bërë kontra oficerët serbian për t` u mveshë pikërisht shqiptarëve. Shkojmë tutje. Ushtarët paqeruajtës RUMUN i vranë në pikë të ditës shqiptarët në Prishtinë. Për këto vrase a ka gjyqe, a ka BE kriteriume , apo flen ende në drejtësinë koloniale raciste, që e ka praktikuar me shekuj nepër Afrikë, Azi e në mënyrën ma të egër në Ballkan, duke i cotuar viset shqiptare për interesastrategjike të fqinjëve tanë. Tani kur mozaiku i shtrirjës së shqiptarëve dihet, si do të reagojë Evropa, pas Projektit të W. VOKERIT për bashkimin e trojeve shqiptare deeri më 2030/50.? Çfar hallakame u bë kur Presidenti Hashim Thaçi e përkrahi Edi Ramën, kuptohet me fjalë, sepse programe të shkruara nuk kanë as njëri e as tjetri.
Mozaiku i akauzës që do të pasojë nga Gjykata Speciale raciste, tani është plotësuar, sepse arrestimi i Ramush Haradinajt në Zvicës dhe mabjtëja në një burg lokal në Francë për 4 muaj, është vetëm një parathënie e thikës pa shpine Shtetit të Kosovës. Tani nuk është e tepërt t` i shënoi se kush është emëruar gjykatës i Gjykatës Speciale raciste. 1.Ekaterina Trandafillova (Bullgari) Kryetare,2. Keit Rayner (Britani) nënkryetar,3.Rolland Dekkers (Holandë), 4.Anne Poër-Forde (Irlandë), 5.Vidar Stanslland (Norvegji), 6.Antonio Malsamo (Itali), 7. Kai Ambos (Gjermani) 8.Chrsitoph Barthe (Gjermani), 9.Michael Bohlander (Gjermani), 10.Emilio Gati (Itali), 11.Nicolas Guillou (Francë), 12.Thomas Laker (Gjermani),13. Guenaël Mettraux (Zvicër), 14. Vlladimir Mikula (Çeki), 15.Andres Parmas (Estoni), 16.Michel Picard (Francë)., 17.Kenneth Robets (Kanada), 18.Charles Smith III (SHBA). 19. Mappie Veldt –Foglia (Holandë), 20.Christine van der Eyngaret (Belgjik). Rekapitullimi është se gjykatësit dhe prokurorët e 13 shteteve antare të OKB-ës, do ta dënojnë POPULLIN MA të IZOLUAR në Evropë, do të përpiqen (jo të gjithë) ta defaktorizojnë shtetin e Kosovës, që nuk është antare e OKB-ës, pikërisht me fajin e BE-s e cila nuk e njeh prap Kosovën si shtet. Dhe ku mundet të hetohet dhe gjykohet një luftë e një shteti që nuk është anatre e BE-së fare, nga një sshoqatë si BE (sepse nuk ka Kushtetutë dhe si e tillë është ilegale në filozofinë e drejtësisë dhe histirisë-hb) pikërisht për shkaqe të politikës koloniale të Serbisë dhe raciale të BE-s.
Tani, pas 10 majit 2017, kur Parlamenti i Kosovës e shkarkoi Qeverinë dhe të njëjtën ditë Presidenti e shpërndau Parlamentin e Republikës Kosovës, pikërisht në Parlamentin debatik dhe inatçor “shkrepi lajmi” se filani dhe filani janë dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale (lexo raciale) në Hagë. Shtrohet tash pyetja, a është kjo një luftë speciale antishqiptare? E lufta speciale është luftë ku nuk ka ushtarë, nuk ka luftë, nuk ka hapësirë istikamësh, nuk ka palë që duken, nuk shkrepin armët, por zhvillohte propogandë për publik, për dezinformin, për dezorientim, nga pastërtia e luftës çlirimtare.
Kemi pasur edhe akuza më parë prej vetë drejtuesëve të politikës dezertuaese dhe sabotuese në Kosovë se UÇK “është dorë e zgjatur e Serbisë. (1997-1999.”. Çka nuk kemi ndie nga goja e shqiptarëve, deri kurë? Pse?. Nuk kemi pasë vetëm gatishmëri të luftojmë për liri, dhe vet të çlirohemi me forcat tona. Po, Adem Demaçi e pat lëshuar një kushtrim se në luftë duhet të gjenden afro 300 000 shqiptarë. Prej tyre, llogaritej se afro gjysma do të jemi dëshmorë të kombit. Dhe e ndijemë për humanizëm dhe BESE shqiptare, se kurrën e kurrës NATO-n dhe SHBA nuk do të i tradhtojmë, nuk do ta harrojmë ndihmën, sepse luftën ta ndalim nuk e kemi pas në palë fare, deri në sakrificë edhe të fëmijëve në djepa e që një fenomen i tillë ka ndodhë, deri në fitore. Por edhe miku i shtrenjtë duhet mirë të na studiojë dhe ta njeh cep për cep, çdo pëllëmbë të tokave shqiptare. E ato toka ka ardhur koha që t` i tregojmë botës se cilat janë, kush na i ka rrëmbyer dhe në cilat Kongrese të Evropës plakë dhe shumë hipokrite ndaj Kombit tonë, që na ka denuar më 1878, më 1912, më 1919, më 1946, vetëm pse, afro 92% e popullit ishte e religjionit musliman në ish Vilajetin e Kosovës me 39000 kilometra katror. Këtu pushon defaktorizimi i Shqiptarizëmës, që ma së shumti nga të gjithë popujt e Evropës e kemi luftuar kolonializmin dhe robërinë e kujtdo çoftë për 16 shekuj.
Nuk ka lojë ma me popullin e Adem Demaçit, Adem Jasharit, Ramush Haradinit, Ymer Prizrenit, Xhon Sereçit, Zahir Pajazitit, Mehë Ukës, Murat Xhakës, Haxhi Sadrisë, Shaqir Igrishtës, Veli Dedit, Justina Shkupit, Nënë TEREZES, Tahir Sinanit. Lidhur me këtë, është mbushë hapësira shqiptare me universitete si bunkerat e totalitarizmit. Prej këtyre universiteteve, Kombi pret progres, ngritëje të cilësisë së jetës, dijës, dhe ambicieve, e jo të bredhim nëpër Evropë duke pastruar rrugë e larë enë e humbë shëndet. Rrini këtu, ndërtone vendin se ka hapësirë për të gjithë. T` i themi JO, grabitësve kapitalist, që po provojnë dhe po arrijnë me metoda të pista të pasurohen. Eshtë sjellë kombi buzë greminës, me 80% që nuk ka gjërat elementare, e 10% nuk dinë çka të bëjë me paratë e pista. Pra, para ka por populli nuk ka.(“Nuk kemi qymyr, sepse ka tepër qymyr” , nga shekulli XIX në Francë! Dihet çka pasojë!) Nuk studiohet vetëm për të fituar pasuri të patundshme, por studiohet edhe për civilizimin e kombit në mënyrë që askush ma mos të mundet me na e mbajtur shpatën në qafë. Unë rinisë dhe popullit i besoj, por udhëheqësit politik duhet t` ia vejnë gishtin trurit. Nuk digjet vatani me çdo kusht dhe me çdo çmim se si thëm unë, është aksiomë. JO, çmenduria politike e disa politikanëve narcistë sot, nuk është as theoremë të paktën. Mu për këtë injorancë, Serbia dhe Dik Martinoviqët na e kanë imponuar Gjykatën raciste Speciale, e cila këto ditë pritet ta destabilizojë Kosovën, gjithnjë sipas skenarit ruso-serbian. Politikanë shqiptar lexoni Memorandumin II të Qeverisë Serbiane nga viti 2011. Ju jeni kah fleni dhe kah ia groponi njeri tjetrit humnerën. Por, jo humnerën po ia veni kombit, shtetit mbi kurriz. Mjer ky popull si u duron. Deri kur nuk e di, por kur të shpërthen dhe do t ` iu djeg më ashpër se stralli, pa dallim. Vetëm uniteti dhe lufta konkurrente e dëlirë në politikë shpie përpara, drejtë mirëqenies kombëtare dhe civilizuese.
Më 11, 5. 2017