Këtë ligj e pres si hasretin!
Pastaj, do ta shihni sa hajni është në politikë, në institucione shtetërore, në ndërmarrje publike, në agjencione por edhe në OJQ.
Shumë do të isha i lumtur, nëse secili zyrtar publik detyrohet ta deklarojë pasurinë dhe pasuria e tyre do të verifikohej A-Zh.
E pamundur është që brenda dy vitesh, “fukaraja” të bëhet milioner me vetëm një pagë!
Ja pak shembuj të matematikës logjike-politike:
Me një pagë:
- blen veturë komode, rregullon A-Zh shtëpinë dhe oborrin
- shkollon fëmjën, apo fëmijët
- blen tokë
- blen banesë, pastaj, sërish blen banesë, pastaj edhe vilë për pushim dhe “shlodhje” nga punët me ngarkesë vështirë të përballueshme
- shkon në pushime verore ekstra në vende “ohoho”
E populli i varfër paguan tatime dhe han “bukë e lëng”
Ama, me prokurorë dhe gjykatës të ndikimit politik, nuk besoj se mund të zbatohet ligji. Edhe një veting do t’i bënte mirë shtetit!
Me padurueshmëri!