leoni

Mehdi Krasniqi

Mehdi Krasniqi: Kështu jetohet në Kosovë

Në Kosovë, s’mund të ngriheni as në pozitë, as në “mahallë”, s’mund të gjesh punë, as të mbetesh në punë pa qenë pjesë e politikës. E, kur të jesh pjesë e politikës, nëse s’je politikan, mbetesh baras me atë që s’eshtë anëtar partie! Mençuria në këso situatash tregohet nëse nuk humbasësh në lojën “zgjidh e merr”. Çfarë jehone bëhet nëse në parti aderojnë dy-tre të rinj, të lajnë me verë e shampanjë, ndërsa askush nga ata liderë partish, nuk bën zë kur nga Kosova për në Gjermani dhe gjithandej vendeve të BE-së (aderojnë) me çanta krahu qindra të rinj, të cilët varin diplomat e tyre në mure sallonesh si shenjë të kujtimi, shpresëmbytur ikin nga këtu, shkojnë e ndërtojnë vendin e huaj, për ta fituar një kafshatë buke dhe për ta ndërtuar një jetë më të mire.

Në Kosovë, për bindje politike, shkilesh, shtypesh e për më keq, shtrydhesh sikur limoni dhe krejt në fund hidhesh sikur leckë e përdorur. Këtu, nuk të duhet gjë” Curriculum Vitae” sepse, konkurset për vende pune iu përshtaten militantëve politikë që janë besnikë t’partisë dhe hynë në listën e ngushtë ata që janë besnikë të liderit;të cilëve u jipen pyetje dhe përgjigje para intervistës, nga frika se mos bien poshtë. Për fat të keq, dija konceptohet më deklarim publik, pranim publik të librezës së anëtarësisë në parti, bile, më i vlershëm mund të jesh, nëse aderon nga një parti tjetër në ndonjë moment të rëndësishëm, p.sh. në kohë fushate, kur partia ka tubim në fshatin apo lagjen tënde; dija konceptohet ndër të tjera edhe kur ti dëshmon besnikëri ndaj liderit me prezencën fizike në tryeza politike, forume partishë, tubime në lagje, ku s’të vjen rendi për asnjë fjalë, përveç ndonjë ngritje dore nëse ta kërkon kush, e, edhe nëse të vjen radha për ndonjë fjalë s’ta var kush veshin! Pesha jote matet me numrin e njerëzve që i sjell në parti, në tubime partishë, në tubime elektorale, dhe në fund, merr ndonjë copë hiseje ushqimi nëse ke mbushur kuti me vota; s’ka lidhje nëse votuesit janë të gjallë a të vdekur, nëse ata jetojnë këtu apo gjëkundi në botë, me rëndësi është ta mbushësh kutinë me vota dhe kështu ta mundesh qoftë lehtësisht, qoftë barbarisht kundërshtarin politik, edhe në qoftë ai vëllai apo babai yt…

Pastaj, të dalësh dhe të festosh duke shkrepur rafale automatikësh, të shash në nënë kundërshtarin politik edhe në qoftë ai vëllai apo babai yt.. Në Kosovë, asnjë i ri i shkolluar nuk mund të punësohet pa diplomë partie dhe pa dëshmi të kontributdhënies në parti. Të shkolluarit që nuk pranojnë parime të partisë, mbesin raste sociale me diplomë universiteti, sepse atyre iu fshihen vendet e punës, dhe nëse ndonjë shpallet rastësisht apo nga ndonjë detyrim ligjor, punëdhënësi, precizon kriteret në konkurs, për ta punësuar të vetin ose ndonje ndaj të cilit ka obligime partia. Deputetëve u ruhen vendet e punës, të tjerë mbajnë nga dy e më shume vende pune dhe të sillen përreth sikur heronj, ta mbushin mendjen se vërtet janë shpëtimtarë, udhëtojnë me vetura të luksit mbretëror, zot, o zot! I kujt është ky vend?

Të rinj me grada shkencore, kuadro të mirëfillta, i gjeni duke punuar si kamrierë në kafene, si cigareshitës rrugëve të qytetit, dhe për më keq, ka disa nga ta, që bëjnë vddtvrasje kur shpresat u sosen dhe kur varfëria ua shtrëndon fort jetën! Në universitetet tona, një prof.dr. politik, mund t’i ligjerojë nënt
ë lëndë dhe të mos jetë efektiv në asnjërën prej tyre, ndërsa tetë prof.dr. të tjerë të rrinë kafeneve të kryeqytetit ose të mbledhin kanaqe rrugëve t’Kosovës. Nxënësi mban dy orë anglisht në javë, ndërsa e kryen filloren dhe të mesmën dhe s’di anglisht, njëjtë as të shkruaj shqip. Nxënësit nuk kanë pike të fajit, por prindërit që nuk u kërkojnë llogari mësuesve politikë dhe atyre që i kanë punësuar politikisht. Vec në Kosovë ndodhë të bëhet strategjia për punësimin e të rinjve jashtë vendit, sepse e ardhmja e tyre këtu është dilemë. Këtu, politikanët janë shumë të pasur, përkundër popullit që është shumë i varfër.

Këtu, ligji është poezi mjerimi, që ia qanë hallin secilit por nuk ia shëron dhimbjen askujt. Në spital, me shumë sakrificë shërohesh nga një sëmundje, ndërsa i merr dy a tri të tjera dhe kështu, nuk kthehesh duarthatë në shtëpi, pra, ti kthehesh, kurse tjetri nga shtëpia jote shkon e shtrihet në shtratin ku ishe ti!

Në Kosovë dikush paguan rrymën edhe për ata që nuk e paguajnë.

Kjo nuk përbën as hajni e as far keqpërdorimi… Në Kosovë, paguajmë taksë ekologjike, ndërsa ambienti është fatal për shëndetin e njeriut, pra, paguajmë pak për një pjesë jete e më shumë për udhën që na çon sigurt kah vdekja. Rrugët plot gropa, thua i ka “çue” peshë urithi; të mbushet mendja se dikush ka luajtur lojën ” kapuça”. Nuk është habi, nëse të vjen fatura për pagesën e ajrit që e ke thithur qoftë në oborr apo qytet, qoftë në shtëpi apo WC. Çka vjen prej tyre duhet paguar me mish e me shpirt… Këtu, të prinë i palari, spiuni ose i biri i tij, të flet për moral, amoralisti. Këtu, njeriu interesant, vëth në maje hunde, në kërthizë e vesh, me krenari të madhe e mban qenin në prehër, e ushqen sikur fëmijën e pastron me orar, ndërsa babën e ka “çu” në shtëpi të pleqve e s’shkon kurrë as me e pa… Veç në Kosovë, vajzës a motrës nuk i jepet asgjë nga pasuria e përbashkët, qe gjallë babai apo jo, ndërsa, gruas I bëhet presion të marrë pasurinë tek baba i saj. Pra, jemi që të marrim, por nuk jemi që të japim. Veç në Kosovë, shpresa vdes e para! etj. etj.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …