Politizimi i disa OJQ-ve është bërë pa ndonjë vështirësi, sepse është zbatuar procesi i kushtëzimit.
Programet e tyre janë përshtatur me politikat e partive dhe kështu gjërat janë shndërruar në “memorandume” të heshtura.
Edhe financimet e tyre janë bërë mbi këtë bazë.
Pra, shumë sosh, ose janë shndërruar në organizata qeveritare (OQ), ose në organizata politike (OP), ose në Forume të Partive si trupa të jashtme ndërlidhëse (FP).
Strukturat e OJQ-ve, janë të lidhura me strukturat e partive. Strukturat e partive, janë pjesë të institucioneve ku OJQ-të i çon nevoja e mbijetesës. Këto të parat, pra, kryejnë shërbime nëpërmjet programeve farse dhe krejtësisht të rreme të fasaduara bukur, kurse këto të dytat, realizojnë qëllime e programe dhe arrijnë aty ku nuk munden gjatë fushatave të tyre. Këto janë mashtrime të sofistikuara të tipit ushtarak.
Depolitizimi i OJQ-ve, mund të bëhet pa ndonjë vështirësi, vetëm duhet t’iu kthehet liria e veprimit të brendshëm dhe pavarësia e veprimit të jashtëm. Por, këtë proces duhet ta kryejnë organet e OJQ-ve dhe jo tjetërkush, sepse ndërhyrjet nga jashtë do ta ruanin prapë statusin e tyre brenda.
A bëhet kjo? Po!
Bordet dhe Kuvendet e OJQ-ve, duhet t’i largojnë përsonat e infiltruar nga partitë politike, t’i largojnë kryetarët politikë të cilët janë shërbëtorë ditor të politikës dhe partive politike pa dallim. Pastaj, të verifikohet në detaje, lista financiare e realizimit të aktiviteteve apo programeve ose projekteve, dhe këtu dalin burimet e papastra të financimeve politike dhe sigurisht, pa nevojën e llupës do të shihen edhe kushtëzimet direkte dhe jodirekte.
Por, nëse bordet e tyre ( Bordet e OJQ-ve) nuk i shpëtojnë OJQ-të, janë Kuvendet që zhbëjnë strukturat politike brenda tyre. Funksionlizimi i Kuvendeve, mund t’ua heq qafesh autonominë politike OJQ-ve dhe t’ua kthejë pavarësinë!
Dhe:
Kuvendet Zgjedhore në OJQ duhet të mbahen në përputhje me statutet e tyre, që të mos lejojnë liderë apo kryetarë të përjetshëm e të paprekshëm. Përndryshe, nuk ka lëvizje nga pika zero drejt plus 1, por kthim prapa nga pika zero drejt minus 1.