leoni

Mehdi Krasniqi

Mehdi Krasniqi: Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë guxim të ballafaqohet me shumë probleme

Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë guxim që:

  1. Ta hartojë Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme ndryshe nga ai që është tani
  2. Deklarimin e pasurisë ta bëjë të obligueshëm jo vetëm për zyrtarët e nivelit të lartë, por për secilin të punësuar që merr pagë nga buxheti i shtetit
  3. T’i verifikojë të gjitha privatizimet e bëra nga AP e Kosovës
  4. T’i verifikojë kontratat milionëshe A-ZH
  5. Ta reformojë dhe depolitizojë Administratën Publike
  6. Ta reformojë Sistemin e Shëndetësisë
  7. Ta ndryshojë Ligjin e Punës dhe atë sepse:

– gruaja/nëna duhet ta gëzojë pushimin e lehonisë në kohëzgjatje 1 vjet me pagë të plotë, 6 muaj të tjerë me pagesë sa gjysma e pagës së saj, dhe 6 muaj të tjerë me pagesë 30% të pagës së saj. Kjo ndikon shumë në shtimin e numrit të lindjeve në Kosovë

– të  punësuarit në sektorin privat ta kenë të përcaktuar qartë orarin e punës, pagën dhe të drejtat tjera sikur i gëzojnë të punësuarit në sektorin publik

  1. T’i verifikojë arsyet, shkaqet dhe rrethanat e parashtrimit të të gjitha lëndëve nëpër gjykata

9.T’ua ndalojë zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve të punojnë në më shumë se në një vend pune, kur ata zgjedhin të jenë deputetë, ministra apo të jenë këshilltarë politik (Vendi i tyre paraprak i punës të mos ruhet më shumë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit politik, ndërsa që nga momenti kur ata marrin mandat apo emërohen, vendet e tyre të punës të shpallen me kohë të caktuar dhe jo në to të dërgohen militantë të partive në pushtet deri në kthimin e punëtorit).

  1. Ta reformojë Sistemin e Arsimit
  2. Ta ndalojë qoftë dhe me ligj të veçantë Arsimin Paralel të Serbisë në Kosovë
  3. T’i shfuqizojë Udhëzimet Administrative të MASHT-it që bien ndesh me Ligjin e Punës dhe të hartojë UA në përputhje me këtë ligj
  4. Të gjithë plagjiatorëve t’ua heq gradat dhe t’i ndëshkojë publikisht
  5. Komunave, kryetarëve të komunave, konkretisht Drejtorive të Arsimit, t’ua heq kompetencat për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave
  6. Asnjë zyrtar të mos ketë të drejtë të udhëtojë me veturë zyrtare nga shtëpia e tij për në punë dhe anasjelltas, pa përjashtuar këtu edhe Sekretarët e Përhershëm të ministrive
  7. T’i rishikojë tekstet shkollore, me theks të veçantë tekstet e historisë, në të cilat shkruan pak e hiç për luftën e UÇK-së.
  8. Të hartojë ligj që mbron Vlerat e Luftës së UÇK-së
  9. Ta publikojë dosjen e vërtetë për çështjen e kufirit me Malin e Zi
  10. Ta hartojë Ligjin për Kryeqytetin
  11. Ta modernizojë dhe fuqizojë ushtrinë e Kosovës sipas standardeve të NATO-s
  12. Të krijojë vende të reja pune për të rinjtë e vendit tonë

22.Ta heq kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …