Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma i ka dorëzuar detyrën e kryetarit të komunës, Kryetarit të zgjedhur Mehmet Ballazhi.
Me këtë rast Rufki Suma e njoftoi Ballazhin me gjendjen aktuale në komunën e Hanit të Elezit, projektet e realizuar si dhe projektet të cilat janë në vazhdimësi.