Në prani të shumë burrave, ku ishte i pranishëm edhe një psikiatër, u mor biseda për mjekësinë e sotme dhe të arriturat e saj në shërimin e shumë sëmundjeve.
Të pranishmit filluan ta pyesin psikiatrin, në mënyrë që edhe ai të japi shpjegimin e vet.
– Po, jam dakord tha psikiatri; çdo sëmundje ka shërim, vetëm duhet kërkuar ilaçin e vet!
Një goxha burrë, nga skaji tjetër i odës, po e pyet psikiatrin:
– A ka ilaç për budallallëkun, zoti psikiatër?…
Psikiatri u zu në befasi, por qetë-qetë shtoi:
– Më falni së harrova t’ju them edhe diçka burra: të gjitha kanë ilaç në këtë botë dhe shërohen me kohë, vetëm budallallëku dhe gomarllëku nuk kanë ilaç e nuk shërohen kurrë, madje budallëku shkon vetëm duke u trashur!…
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …