(Dëshmor i kombit, në përvjetorin e rënies)
Mehajt
një shekull
me pushkët e lirisë në dorë
një shekull në kërkim të bashkimit kombëtar
një shekull rezistencë
një shekull përkushtim
një shekull luftë kundër pushtuesit barbarë
Mehajt
një shekull pa gjumë
një shekull zgjuar
një shekull roje të atdheut
bijtë e dëshmuar të shqiptarisë
burra të dheut
Mehajt
Lajmëtarë të lirisë
në tri gjenerata
Emini
Nebihu
Tahiri
Beqiri
stërgjyshi
gjyshi
i ati
i nipi dhe i biri
Mehajt
jehonë e pushkëve të lirisë
u dëgjuan më së gjati
më së largu
ra për liri edhe Beqiri
në gjirin e tokës mëmë
e priten bacë Emini
e priti babë Nebihu
e priti vëllau Tahiri
e priti stërgjyshi gjyshi
babai vëllai
nipi dhe i biri
për liri ra
edhe Beqiri
Mehajt legjendarë
Beqir Meha
i pari ndër të parë
maje maleve si shqiponja mbi shkëmb
Beqir Meha nuk ka rënë
atdheut po i bënë roje
po i qëndro në këmbë
me armët gatitur
e barotin nën dhëmbë
djemtë e Ushtrisë Çlirimtare
Beqirin nderonin
si babë
e nderonin
si nënë
Mars, 2017