Mehmet Bislimi: Besimi fetar dhe keqpërdorimi i fesë

 


“Lëvizja Bashkohu” ngre kokën prapë!


Logjika na shpie drejt rrjedhës së ngjarjeve të cilat kanë evoluar në kohë, pa dyshim edhe tek  komuniteti primitiv, shoqëria parahistorike etj., më vonë shoqëria u polarizua në të pasur dhe të varfër, në të lirë dhe jo të lirë, në besimtarë dhe laikë etj. Historiku i zhvillimi të shoqërisë, që nga ajo skllavopronare, feudale, bizantine, pastaj perandoritë, mbretëritë despotike dhe liberale e deri te sistemi nazifashist, në vazhdim rendi shoqëror i socializmit dhe “komunizmit” e deri te feja dhe përfaqësuesit e saj: prifti, popi e imami sot.


Në fakt, po t’i referohemi mesazheve të “njerëzve të perëndisë”, në formë, përfaqësuesit e fesë, mundohen, apo të paktën publikisht manifestojnë mesazhe paqeje, dashurie, mëshirimi, morali e humanizmi. Asgjë të keqe deri këtu, po të ishte e tëra kështu, por vetëm në përmbajtje mjerisht, këtyre viteve të fundit kur në kurriz të besimeve fetare po keqpërdoren besimtarët shqiptarë, si: të krishterët, ortodoksët e në veçanti ata të besimit mysliman deri në padurueshmëri, që del jashtë konceptit dhe etikës së fesë. Po ta dëgjoni popin Jerenie, se çka iu predikon ai besimtarëve të vet, madje ai me ujë të bekuar i bekoi të gjithë ata vullnetarë të cilët u nisen në luftë për të vrarë e dhunuar fqinjët e vet joserbë – në veçanti shqiptarët! Këtë e kemi parë me dhjetëra herë në ekranet televizive gjatë zhvillimit të luftërave të fundit, që Serbia i bëri me të gjithë fqinjët e saj brenda ish-Jugosllavisë. Popi serb – ortodoks, publikisht ushqeu me urrejtje serbët kundër fqinjëve të tyre, madje kishat serbe, apo “shtëpitë e zotit ortodoks” i kishin kthyer në depo armësh e municioni, ndërkaq brenda veladonit të popit ortodoks ishte maskuar vetë fryma sadiste!


 


Nga ana tjetër, edhe kisha katolike, jo rrallë herë nuk ka qenë e rreshtuar kombëtarisht si duhet, mbase për faktin e thjeshtë se krishterimi, po aq sa edhe islami, kalon kornizat e kombeve – të paktën prifti Kçira kohë më parë, shfryu urrejtjen e tij të shfrenuar, madje shumë primitive që tejkaloi kornizat e njeriut në rend të parë e më pastaj të predikuesit të dashurisë dhe mëshirimit, priftit i cili më shumë po i ngjante Satanit, përderisa kërkoi vrasjen e dy milionë myslimanëve, pra ai kërkoi që gjaku të shkojë rrëke!…


Asnjë hap mbrapa nuk mbetet as vahabisti Shefqet Krasniqi, i cili nëpërmjet predikimeve fetare para shqiptarëve të besimit islam, para medieve (aty ku i jepet hapësirë), mbjell dhe vjell urrejtje për të gjithë ata që nuk janë në linjën e tij vahabiste, në fakt ai deri në drekë, urren të gjithë ata që nuk përkrahin idetë e tij prapanike, ndërkaq pas dreke urren edhe veten e tij! Kjo nuk është për t’u habitur shumë, vetë misioni i vahabistit Krasniqi është që këtë ideologji ta përhapë në Kosovë me çdo kusht, pa marrë parasysh pasojat. Ai është i betuar që ta ngulfatë islamin e pranueshëm që ishte në Kosovë deri me tani, por që ngadalë ka rrëshqitur e po shkon drejt një gremine të paparashikueshme! Është fakt i pamohueshëm se roli i BIK-ut në Kosovë (deri tani), ka qenë bartës i mirësisë dhe i dashurisë ndërnjerëzore, deri më sot kurrë nuk ka përhapur urrejtje edhe përkundër presionit të vahabistëve, që këto kohët e fundit, të yshtur dhe të paguar mirë, kanë vërshuar Kosovën! Si duket, tani edhe BIK-u, ka mbathur skitë, por që nuk po e di se ku do të ndalët.


 


“Lëvizja Bashkohu”, që po kërcënon rendin në Kosovë, nuk është më shumë se një mashë e zgjatur në duar të vahabistëve Krasniqi – Muriqi, të cilët në emër të “drejtësisë dhe moralit”, përhapin urrejtje ndërkonfesionale, njëkohësisht edhe ndërnjerëzore!, të cilët në emër të drejtësisë dhe të mbrojtjes kërkojnë që femrës shqiptare të besimit islam t’ia mbyllin sytë me shami! Do të bënim mëkat po t’ua mohonim meritat: Krasniqi dhe Muriqi, që të dy janë shumë të kujdesshëm kur është fjala për besimin ortodoks dhe popullin serb – ata kurrë nuk kanë fyer ortodokset e serbët, madje tani edhe po solidarizohen mes vete me mjete “paqësore”, duke barrikaduar rrugët e Kosovës; njëra palë Veriun – pra Mitrovicën, dhe tjetra palë Jugun – pra Prishtinën!


Është e saktë se në të gjitha kohërat e zhvillimit të saj, fanatizmi fetar ishte prezent, zaten mbi këtë fanatizëm edhe u zhvillua besimi i njerëzve në ideologji të ndryshme që ngërthyen në gjirin e vet edhe përkatësinë konfesionale, duke nxitur urrejtje për të tjerët, dhe mbi këto nxitje ndër shekuj është derdhur gjaku lumë, duke djegur kundërshtarët në turra drush, duke ua prerë gjymtyrët, duke robëruar nga shtatë gra, duke ua mbyllur atyre sytë me shami, në mënyrë që të mos shohin tjetër kë veç mureve të shtëpisë dhe burrin hamshor(!) – janë me qindra faktet të tjera historike, që nga koha kur institucionet fetare ishin ligji dhe zoti vetë e deri te ditët e sotme, pa dyshim urrejtje kjo në zbehje, por edhe e maskuar me predikimin e “dashurisë dhe mëshirës e mëshirimit”!


 


Pa dyshim, bartësit e kësaj urrejtjeje janë individë, dhe jo tërësia e besimtarëve dhe e predikuesve, fakt ky që na gëzon. Mirëpo paralajmërimi i bllokimit të rrugëve në Prishtinë dhe në qendra të tjera të Kosovës nga “Lëvizja Bashkohu”, pasi që serbët tashmë i kanë kryer detyrat e veta në Mitrovicë, të detyron të mendosh: “ Nëse këta njerëz i përkasin fare shoqërisë sonë, nëse këta jetojnë me kohën, nëse këta e duan atdheun e vet, nëse këta janë të interesuar për paqe, për mëshirim e për mirësinë dhe zotin e madhërishëm, apo në emër të tij, po duan që ta bëjnë këtë vend pikë të zezë dhe shembull i së keqes!” Ndryshe nuk e di si shpjegohet fakti që këta ngulin këmbë, gjoja në emër të “zotit”, “të moralit” dhe të “fesë”, që fëmijëve tanë t’ua mbyllin sytë me shami, t’ua mbulojnë diellin dhe t’i largojnë prej rrugës së përparimit, madje këtë gjë e duan me ligj, e duan me Kushtetutë!…


O zot, po si i mban toka këta “imamë”, po ne ende nuk i kemi hapur sytë si duhet! Pra, vini dorën në zemër dhe mendoni, o njerëz të zotit, vajzat tona – fëmijë 6 vjeçe me shami në kokë deri mbi sytë e ballit në pikë të korrikut, të gushtit, në bregdet, në qytet, në shkolla dhe në jetë!!! A mund të mendoi njeriu diçka më prapanike dhe më primitive për shoqërinë tonë se kjo?!


Shi se ç’thonë e ç’kanë thënë predikuesit, të cilët i kemi dëgjuar me qindra herë në oda, në ndeja, në dasma e ahengje, në veçanti në mort e ngushëllime:


” Femrave të besimit islam, nuk guxon të duket më shumë se pëllëmbët e duarve dhe sytë, nuk guxon të dalë e vetme në rrugë, në qytet dhe as të shkoi në gjini, nuk guxon t’ia jap dorën kur përshëndet mysafirin, kunatin, apo të afërmeve, gjatë rrugëtimit, ajo duhet të shkoi diku 10 metra mbrapa burrit, nuk guxon të shikoi as majtas as djathtas, nuk guxon të flas vetëm nëse e pyesim diçka, duhet të rri e mbyllur, të lind fëmijë, të gatuaj të lajë dhe të shuaj, nuk guxon me ia kthyer fjalën burrit edhe kur ai e torturon dhe dhunon!, nëse gruaja tradhton burrin ajo, ruana zot drejt e në zjarr të xhehenemit, në uji të valuar, aaa nëse burri tradhton kjo nuk vlen nga se burri ka të drejt t’i marrë deri në shtatë gra!, myslimani në këtë botë nuk duhet të kërkoi shumë, duhet të vuaj, ngase në atë botën tjetër, ata do t’i kenë nga 300 Hyria në xhenet!, kush nuk i bindet rregullave të islamit, për derisa i përket atij, ai do të digjet me zjarrin e xhehenemit, do të përvëlohet me uji të valuar, do të djegin në ferr me pezhgëve etj.


Interesant, filozofi primitive në vete: Nga një anë kërcenim me zjarr e uji të valuar, nga ana tjetër joshje me 300 Hyri, pra të prehesh mes 300 Hyrishë, nga ana tredimensionale; joshja dhe kërcënimi, që të dyja mbi kurrizin e botës së pafuqishme femërore!


 


Fakti që edhe disa deputet të Kuvendit të Kosovës kishin votuar në favor të vënies së shamisë të bën të dyshosh se gjërat nuk janë edhe aq sipërfaqësore, pra ata votuan në favor të vënies së robërisë mbi kokat e vajzave dhe të fëmijëve tanë të mitur! Ata që votuan pro shamisë, nuk janë deputetë, ata janë turpi i Kuvendit të Kosovës – ata nuk duhet të jenë më deputet. Kushtetuta e Kosovës duhet t’ua marrë këtë të drejtë të gjithë atyre që shkelin Kushtetutën, dhe ajo thotë shumë qartë: “Kosova është shtet laik!”, rrjedhimisht, nëse vlen ligji se vendimet e Kushtetutës nuk mund të kundërshtohen, as të komentohen, atëherë iniciuesit dhe votuesit e shamisë në Parlamentin e Kosovës, kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe kanë bërë shkeljen e ligjeve të saj, duke iniciuar dhe votuar një çështje që është kundërkushtetuese!


 


Është e vërtetë se për këtë çështje, gjatë ditëve të shkuara kishte jo pak reagime, në fakt këto reagime ishin  përgjithësisht emocionale, por jo edhe racionale. Çështja duhet zbërthyer në esencë, në koncept; sektet, apo fraksionet fetare, ngjasojnë në ato politike, duke ngërthyer në vete interesat e ngushta sektare, të fraksioneve që nisen nga padurimi, papajtueshmëria, xhelozia, smirëzia, mostoleranca dhe interesat e tjera vetjake. Kështu kanë lindur shumë sekte që janë evidente si: shiitë, suniitë, shehlerë e bektashi, sadii e rufaii, vahabii e fadimii etj. E padiskutueshme: nocionet paraqesin dukuri statike, ndërkaq ligjet janë dukuri rotorike, pra që paraqesin lëvizjen e gjërave. Krijesat si vlera  njerëzore emërtohen në mënyrë të njëjtë si persona fizikë që në shkencën penale trajtohen si kryerës të veprës penale, si nxitës, si ndihmës, si autorë të cilët kanë paraparë të kryejnë atë vepër etj.


Nocionit dhunë dhe dhuna si nocion paraqet elementet e shtrëngimit, të imponimit të një sjelljeje, e cila i kundërvihet vullnetit të personit fizik, si diçka e ligë e keqe  e cila njeriun e vë në pozitë të palakmueshme, e detyron atë që të veprojë kundër vullnetit të vet, duke e kërcënuar atë me mjete frike si me zjarr, uji të valuar, rrufe, nam të zi, me djaj, me anatemim, me kryqëzim, me gozhdim, me armë etj., kjo është e dënueshme, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Pavarësisht se dhuna mund të jetë e nduarndurshme, esenca e saj mbetet e pandryshueshme, pavarësisht nga rrethanat. Nocioni dhunë ngel si diçka e keqe, pavarësisht se si shprehet ajo dhe me çka manifestohet ajo, që nga metodat e saj primitive deri tek ato të sofistikuara – dhuna është dhunë dhe mbetet e tillë; si përfundim logjik, dhuna  kudo në botë është dhe duhet të jetë e dënueshme.


 


Para disa ditësh nga Shefqet Krasniqi (përmes valëve të radios), dëgjova diçka që nuk po mund ta zbërtheja, diçka që nuk mund ta marrësh me mend, diçka që nuk e arsyeton logjika e shëndoshë?! Në pyetjen e një dëgjuesi në lidhje me këmbënguljen për ta bërë shaminë institucion(!), ai u përgjigj:


“ Edhe me ta marrë dikush pronën duhet me durua, për shami jo, për shami duhet me luftua!”… Si rrjedhojë, Serbia na e merr tokën, le ta marrë, duhet të durojmë se koha pret – me rëndësi është se si t’i mbulojmë fëmijët tanë, se nuk pret koha, nuk është me rëndësi Serbia, por shamia!!!


Së këndejmi, shteti si mekanizëm  për të mbrojtur rendin e ri, mënyrën e re të prodhimit dhe marrëdhëniet e reja në prodhim, duhet të përcaktojë rendin dhe harmoninë e këtyre marrëdhënieve, pra ligji duhet të veprojë prerë, kundër të gjithë atyre që keqpërdorin lirinë e shprehjes, qofshin ata edhe përfaqësuesit e religjioneve, apo përfaqësuesit e ligjit.


Pa dyshim dhe prerë: mbulesa është pjesë e një kohe të tejshkuar, e cila e ka vendin në muzeun e primitivizmit, dhe ne nuk e kemi ndërmend që primitivizmin ta bëjmë subjekt të jetës sonë bashkëkohore, pra Kosova dhe femra kosovare e shqiptare në përgjithësi, nuk është duke vuajtur për shaminë e zezë.


 


Nëse i qasemi zhvillimit dhe evoluimit të religjionit, shkenca sqaron se që në zanafillën e religjionit, si atij të krishterë, mysliman, ortodoks e hebre etj., ishte ose ngjason më tepër si ideologji e të shtypurve dhe e të përbuzurve të krishterë fillimisht, të cilët me kohë u bënë erozion për perandorinë e Romës qysh  në fillim të erës sonë. Nën këtë presion të vazhdueshëm,  Konstantini I- rë, me Ediktin e Milanos që në vitin 313 e legalizoi krishterimin dhe e shpalli atë të barabartë me shtetin, kështu që me kohë kisha nga pozita e dëgjueshmërisë u shndërruar në kishë sunduese, pra feja si ideologji u bë mjet i rëndomtë sundimi. Për shtetin e vjetër hebre burim i rëndësishëm i njohurive është Bibla, sidomos ajo e Besëlidhjes së Vjetër. Mbi këtë bazë, pra mbi sferën e të mirave materiale, filluan edhe fraksionet e para, gjë  që, para një mijëvjeçari, krishterimi pësoi plasjet e para mes Besëlidhjes së Vjetër dhe asaj të Re dhe u ndanë në Lindje e në Perëndim, njëra me seli në Romë – Vatikan, e tjetra në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm), që më vonë qendra e saj kaloi në Greqi. Pra plasjet e para linden rrymat në të krishterë dhe ortodoksë, më pas lindën protestantët, evangjelistët e dhjetëra fraksione të tjera. Nëse arsyeshëm shtrojmë pyetjen: po para Krishtit, para Budës, para Muhamedit etj., çka kanë bërë njerëzia këtu e 2000 vjet e shumë më parë, ose para 1400 vjetëve dhe a do t’i djegë ferri të gjithë ata që nuk e kanë njohur besimin e Krishtit dhe atë të Muhamedit!? Dokrra me bisht, pjellë e imagjinatës së përçart për të shtrirë interesat dhe ndikimin mbi masat e gjëra dhe pse jo, kur kjo pati sukses madje edhe u mitizua!


Kush më thotë: çka kanë bërë njerëzia në kohët e lashta parakristiane dhe paramuhamedane? Në kë kanë besuar ata? A kanë bërë mëkat nëse ata nuk kanë shkuar në kishë, apo në xhami atëbotë (përderisa nuk kishte)? A do të digjen në zjarrin e xhehenemit ata, apo në rrathët e ferrit, përderisa nuk kanë shkuar në kishë dhe nuk kanë bërë namaz ?!. A do t’i djeg zjarri ato, përderisa nuk kanë mbajtur shami!? A kanë shkuar ata mbuluar apo zbuluar? Po në kohët e mëhershme, që ata nuk kishin as rroba, dhe që shkonin bythëzbuluar etj.?!! Dokrra me bisht!


 


Është fakt, reformat sipas dialektikës kanë për qëllim që të reformojnë diçka në kuptimin pozitiv dhe jo të bëjnë regres, ose ecje prapa. Si qenka e mundur që të reformohet K’urani, përderisa paska zbritur nga qielli, ose qenka porosia e zotit etj.!? Rryma vahabiste, dhe rryma të ndryshme brenda islamit, po tentojnë pikërisht këtë; që në emër të reformave të fesë, ta radikalizojnë atë deri në ekstremizëm. Kjo frymë e rrezikshme në shoqërinë shqiptare nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend- flakeni tutje se nuk është jona.


Në fakt populli i Kosovës me shumicë, i takon besimit islam, besim ky i imponuar nga perandoria Osmane këtu e 6 shekuj më parë, mirëpo shqiptarët para së gjithash janë shqiptarë e tek më pastaj i takojnë besimit islam, të krishterë dhe ortodoks. Mbi të gjitha gjaku ynë nuk është bastarduar, bërthama e kombit tonë është ruajtur e pastër: ne nuk martohemi me farefisin tonë që i takojmë një barku-gjaku- siç e bënë islami, që marton vajzën e axhës, vëllait, hallës tezakes, dajalleshës, e kushërirës së parë, dytë etj. Ani pse këtë e lejon islami, tek ne nuk e lejon tradita, krenaria kombëtare, besa e dheut, karakteri, morali dhe etika familjare, ne e respektojmë dajën, axhën kushëririn, tezën dhe nuk ia fusim kot atyre! Si pasoj e këtij kryqëzimi, vjen deri tetë tek fëlligështia në gjak, që për pasoj ka lindjet me gjymtime- atavizma!


 


Nga këndi i zhvillimit historik të islamit; në fund të shek. VI dhe në fillim të shek VII kontradiktat sociale kishin arritur kulmin, kështu që Persia kishte pushtuar Jemenin, ishte ky shkaku i rënies së tregtisë tranzitore mes Arabisë, Indisë dhe Abisinisë. Në këto rrethana të rënda shoqërore paraqitet Muhamedi, i cili në misionin e tij dhjetëvjeçar për ta përhapur islamizimin, largohet nga Meka për në Medinë, dhe me mund arriti që të ngrejë shtetin e parë islam. Kjo kishte ndodhur në vitin 622 (viti I-rë, sipas hixhrit). Ai së bashku me mendimtarët e tij kishte arritur të përpilojë një shkresë (kitab), që njihej si “Karta e Medinës” e cila në fakt paraqet edhe Kushtetutën e parë të shtetit islam.


Muhamedi ka lindur më 570, ai tek në moshën 40-vjeçare shpalli se:


”Nga Perëndia ka pranuar misionin e përhapjes së islamit!”- d.m.th. e shpalli veten e tij!


Muhamedi nuk dinte as shkrim as lexim, deklaroi se ishte i dërguar i Perëndisë me mision të caktuar që njerëzimit t’ua përcillte shpalljet k’uranore ( tekstin k’uranor, urdhëresat dhe porositë e Perëndisë). Me këtë rast ai u deklarua se është profet! Muhamedi me origjinë ka qenë Hashimiit, që ishte një degë e fisit Kurjesh. Gjatë sundimi të tij, gati e tërë Arabia ra nën diktatin e tij. Ai nuk ishte vetëm udhëheqës shpirtëror, por edhe udhëheqës shtetëror dhe politik, shef i shtetit dhe komandant i ushtrisë. Pas vdekjes së tij si Kalifë të parë erdhën Ebu bekriu, Omeri, Osmani dhe Aliu (651-661). Aliu ishte i biri i axhës së Muhamedit, kishte marrë për grua Fatimen, vajzën e Muhamedit), duke u bërë edhe dhëndër i tij, i cili hapur kishte shfaqur pretendime për Kalif, dyshohej se kishte gisht në komplotin në luftë për pushtet, duke vrarë Osmanin më 656. Mirëpo guvernatori i Sirisë,  Muavi, i cili ishte edhe kushëri i Osmanit, ia doli që me luftë ta marrë kalifatin nga Aliu më 661. Ai formoi dinastinë e Omojadëve që sundoi plot një shekull. Kjo dinasti, veç tjerash, zhvendosi edhe kryeqytetin prej Medinës në Damask.


Më rënien e dinastisë së Omojadëve, paraqitet lëvizja, apo sekti i shiitëve zanafilla e saj daton  që në kohën e Aliut dhe e konsideroni atë si trashëgimtar legjitim të fronit, por edhe si kalif të martirizuar që nuk e njihnin Omojadët . Kështu u zhvilluan rrethanat politiko-shoqëroro atje deri në shekullin X, kur u pavarësua edhe Egjipti, kalifatin e shpallën Fatimiidët. të cilët konsideronin veten si pasardhës të Fatimes – bijës së Muhamedit dhe bashkëshortes së Aliut e kështu me radhë deri te ditët e sotme – luftë për pushtet me besimin të Zoti me dhjetëra sekte e fraksione – binduni me fakte besimtarë e laikë, kështu e shpjegon shkenca, mbi bazën e të cilës njohim zhvillimet reale të shoqërive të mëhershme, që sot feja pretendon t’i mitizojë, pa fakte, por pa dyshim mbi interesa sektare, grupore, klanore e shtresore.


 


Besimi në Zotin e plotfuqishëm, në natyrë, në fuqinë e ligjeve të mbinatyrës që njeriu ende nuk ka arritur ta zbërthejë, është e drejt e patjetërsueshme e secilit, është çështje individuale, besimi në Zot dhe në idhuj të ndryshëm është shumë i lashtë, madje shumë shekuj para Krishtit e Muhamedit. Në fakt, bota nuk ishte laike as në kohën kur u paraqiten profetët, për ndryshe atyre do t’iu duhej shumë kohë përderisa ta krijonin konceptin e besimit, pra fenë- religjionin nga diçka fiktive në diçka “reale”. Prandaj këtu e 20 shekuj më parë, shkenca në koncept njeh dhe pranon idenë dhe materien, prandaj njerëzit, fiset, komunitete, besojnë në Zot, në idhuj të ndryshëm që nga drunjtë, figurat e ndryshme, statujat, majat e bjeshkëve, hyjnitë e ndryshme e deri te besimi dhe hyjnizimi i kafshëve të ndryshme si te lopët etj.


Do të ishte joetike, që ne të talleshim pse fise të caktuara indiane besojnë në lopë!, ne, duhet të respektojmë besimin e tyre, mirëpo kjo nuk nënkupton që edhe ne, në qendër të Prishtinës të përkulemi para një lope e cila mund të kalojë rastësisht atypari!


E kur është fjala për ligj, atë e bëjnë institucionet e shtetit dhe jo ato të komunitetit fetar, kjo është e prerë, prandaj o njerëz të perëndisë: shihni punët e fesë e mos i ngatërroni konceptet!


Mos harroni se në Kosovë janë tri komunitete më numerike, dhe po qe se të tria pretendojnë ta bëjnë ligjin, këtu do plaste luftë qytetare nga një anë!, nga ana tjetër, deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin, për misionin dhe për obligimin e tyre qytetar, më të përgjegjshëm ndaj votuesit. Ata nuk i ka votuar askush që në Kuvendin e Kosovë të bëjnë ligjin e shamisë, t’ua mbyllin sytë fëmijëve tanë-  botës femërore. Me këtë akt ata kërkojnë që 50% e popullatës sonë të kthehen drejt errësirës. Nuk besoj se kemi dëgjuar diçka më prapanike e më primitive se këto ditë, kur rreth 30 e ca deputetë votuan që femrave miturake shqiptare t’ua mbyllin sytë me shami të zezë!


Shtator, 2011


Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …