leoni

Mehmet Bislimi: Ahmet Qeriqi ishte dhe mbeti biri më besnik dhe më i përkushtuar i nënës Shqipëri!

Mehmet Bislimi: Çuditërisht

(mikut tim Ahmet Qeriqit)

me dashje do thosha diçka
sikur ta gjejë atë
që të tjerët nuk e kanë thënë

Çuditërisht

nuk kishte mbetur as edhe një pëllëmbë vend
rrugën e kishin zënë thashethemexhinjtë
mbi atë që nuk shkruhet
e nuk thuhet
çuditërisht më kishte shtënë forca
e muzës së parë
që u përmbyll me një zanore

prapë

të njëjtit njerëz
gjëra të njëjta po thonë
për një botë të tërë keq po flasin
vetëm ti miku im
lakut tinëzarë të jetës
nuk iu nënshtrove
vertikalisht
rrugëtove
jetove
veprove
kurrë nuk u nënshtrove
në përjetësi ike
i vetëm
fillikat
me ndërgjegje të pastër
me kokën e ballin lartë

Ti miku im
ballëlartë
i pa nënshtruar
i sinqertë
i madhërishëm
i art

në ketë mes
ku njerëzit sillen vërdallë
e të vërtetën nuk e thonë
hipotekë
bishtin me derë e kanë të zënë

në këtë mes
ti miku im
ke diçka që të tjerëve ju mungon
qartësia e gjuhës me të cilën flet
guximi për t’iu thënë gjërave
në emër të vet
përherë do të kujtojmë
për ditë po të takojmë
në libra
poezi
analiza
përditshmëri
Ahmet miku im
Ti
ishim dhe do jem
përjetësisht me TY

CH-17-04-2025
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Arifi: EMËR I GDHENDUR NË KUJTESË

Fatmir Arifi: EMËR I GDHENDUR NË KUJTESË

… Zbriti nata, Ti u ngjite flakë. Jo për t’u parë, por për ta djegur …