Mehmet Bislimi: Familje Jashari, gëzuar motet e reja!

–  “Për dashuri falim jetën, për atdhe falim edhe dashurinë!”- ka thënë një njeri i mirë dikur.

–  Nuk do të besoni sa ka “evoluar” kjo urtësi brilante:

–   Tani, për pushtet falim jetën, ndërkaq për përfitime personale, falim edhe atdheun!…

Bacë…

 –   Ti, nuk ke humbur asgjë bacë Rifati!

–   Ti, ke fituar më shumë së të gjithë ne!

–   Ti, ke fituar kurorën e lavdisë kombëtare, humane, njerëzore e universale!

–   Ti, ke lënë hapur të gjitha portat e lavdisë!

–   Ti, ke të drejt ta shikosh secilin në sy pa u ndruajtur!

–   Ty dhe vetëm ty, të takon balli i oxhakut!

–   Ty dhe vetëm ty, nuk të dalim dot hakut!

–   Ty dhe vetëm ty, të takon nderi i konakut!

–   Ti dhe vetëm ti, me flamur i pari!

–   Ti dhe vetëm ti, në zemër të atdheut, familja JASHARI!

–   Ju të rinj e pleq me mjekër, urojmë t’na vjen naj devre tjetër!…

–   GËZOFSHIM ndërrimin e moteve!

Zürich, 28 dhjetor

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …