Nga mbledhja në mbledhje të Qeverisë vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

Mehmet Bislimi: Flakadanët e lirisë!

Si sot 24 vite më parë, granatime, vrasje, djegie dhe pjekje të çdo gjëje që ishte shqiptare. Masakrimi i grave, pleqve, fëmijëve, përdhunime, dëbime nga shtëpitë dhe tokat tona që agresori serb i bëri kundër shqiptarëve, më herë edhe kundër popujve tjerë jo serb të ish Jugosllavisë, vetëm e vetëm pse pushteti autoritar serb në krye me diktatorin satrap Millosheviq, kishte fuqinë!

Edhe sot Rusia në krye me satrapin Putin (po njëjtë si dje Serbia), ai sot po grinë, djeg e pjek në flakë, po bombardon e vret, po shkrumbon gra, fëmijë, pleq e të rinj, duke e kthyer Ukrainën në tokë të djegur. Po, këtë po e bënë, pushteti i dhunshëm autoritar Rus, vetëm e vetëm pse e ka forcën dhe fuqinë, e nuk pyet fare për arsyen!

Botë e madhe, që po bënë kaq naze për t’i shtypur diktatorët dhe satrapët, tiranët dhe autoritarët që djegin e vrasin njerëzimi, vetëm e vetëm pse atyre ua do qejfi, ku je!?
Kosova dhe populli i saj liridashës, ka vite që me një zë po ju thotë, po ju fton, po ju apelon:

Ndalni agresorët e paskrupullt të cilën po duan ta djegin botë dhe njerëzimin, vetëm e vetëm pse atyre ua do qejfi që ta bëjnë botën shkrumb e hi, për ta nënshtruar, sunduar e shfrytëzuar më pastaj atë, që bota të duket vetëm si duan ata!

Po njëjtë, 24 vite më parë, agresori serb, popullin shqiptarë e dogji, e vrau, e shkrumboj. Kosovën e ktheu në tokë të djegur, familjen Jashari e masakroi me pleq, gra e fëmijë në mesin e të cilëve 12 ishin femra, që nga mosha 74 deri në 7 vjeçe!, që po jetonin në shtëpinë e vet, që po hanin bukën e vet, që po rrisnin fëmijë e vet, pa ia zënë hijen as tokës as qiellit, i vranë, i granatuan, i dogjën e shkrumbuan, vetëm pse aparati shtypës Serb kishte fuqinë, armatimin dhe nuk po pyeste për drejtësinë ndërkombëtare- ku je o botë e madhe?! 

… Deri me sot, janë shkruar me dhjetëra  shkrime, poezi, piktura, janë bërë shtatore, janë emëruar rrugë, sheshe, shkolla, institucione për luftëtarët e lirisë, për dëshmorët tanë, sa e bukur e çmuar dhe madhështore kjo, por jo edhe për femrat, jo në shkallë të lakmueshme.

Ta zëmë, në shtëpinë e bukës tek familja Jashari, pushtuesi serb vrau 20 anëtarë, 12 prej të cilave ishin femra!… Deri tani (me aq sa di unë), kemi veç një këngë me titull:

“12 flakadanët e lirisë!”,  kënduar mrekullueshëm nga këngëtarja jonë Violeta  Kukaj, me një tekst dhe interpretim të shkëlqyer. Bie fjala, nuk kemi një rrugë me emrin e Zahide, Zarife, Adile, Hidajete, Valdete, Igballe, Feride, Selvete, Afete, Lirie, Fatime apo Blerinë Jashari e cila ishte vetëm 7 vjeçare!

Ma shumë respekt për femrat anë e kënd shqiptarisë, në veçanti për ato që ranë për të mos vdekur kurrë. Të paktën do të duhej që një shtëpi e pleqve në Skenderaj a gjetiu në Kosovë ta mbante emrin e “Zahide Jasharit!”, një Obelisk, diku në një qendër që do mbante emrat: “Tri nuset e Jasharve!” , dhe një çerdhe fëmijësh me emrin: “ Yllakt e Jasharëve!”, në shenjë kujtimi për fëmijët e Jasharëve!, pa harruar këtu të gjithë dëshmorët e kombit tonë.

Kaç mund të bëhej, do duhej të ishte bërë, dhe duhet të bëhet nëse nuk është bërë deri me tani!
Këtu e 24 vite më parë nga familja Jashari bien dëshmorë:

Shaban, Hamëz, Adem, Zahide, Zarife, Feride, Adile, Hidajete, Valdete, Igball, Igballe, Selvete, Afete, Besim, Lirie, Blerim, Fatime, Blerinë, Fitim dhe Kushtrim Jashari.
Populli ynë përjetësisht dhe me shumë respekt, përkulet para tyre dhe para të gjithë dëshmorëve të kombit tonë- Lavdi e përjetshme!

CH-05-03-2022
Mehmet Bislimi  

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …