leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Fraksioni alternativ!

Na duhet të trokasim në portat e kujtesës me guxim, për të parë se kjo gjendje politike nuk është diçka që nuk ka ndodhur edhe më herët, dhe atë në kohë mbase edhe më të renda për fatet e kombit. Aktualisht, kemi të bëjmë me një pandemi, rendë kjo, epidemi gripoze të një shkalle më të rëndë, që bota as po ia gjënë fijen as lëmshin!

Mirëpo a do të thotë kjo se tani, duhet të dorëzohemi, dhe ta paralizojmë përditshmërinë tonë!?, për një kohë të caktuar po, por jo përherë…  Jeta ka procesin e vet të zhvillimit, madje edhe atë politik. Kjo shkarje politike, ka ndodhë tek ne në Kosovë (dorën në zemër), jo në kohë të duhur, por ka ndodhë dhe nuk kthehet mbrapsht.

Tani se kush është fajtori, tutori e nismë-tori?, me këtë të merren ata që e gatuan. Populli të gjykoj me qetësi, dhe mos të harrojë ditën kur duhet ta hedhin votën në kuti! Pa dyshim se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen, në kohë dhe me kohë, sa do që mund të vonohen por që do mbahen e nuk do të harrohen gjatë, sa edhe virusi COVID-19!

Qëndrimi konsekuente i zonjës Osmani (rast i rrallë),  mbase i vetëm në politikën rajonale, që nuk u lakua as nga presionet politike, as servile e lakmitare, as nga intervenimet mike, as nga kërcënimet (të themi kushtimisht), armike!

Zonja Osmani, në mënyrë konsekuente ka mbrojtur qëndrimin e vet parimor, politik dhe filozofik për mendimin ndryshe! Keq mirë, ajo për vete ka bërë hesapet me hanxhiun! Dhe nuk ka lëvizur për asnjë çast nga parimi dhe premtimi që i ka bërë elektoratit të saj, deri tek vota e saj kundër mocionit, madje edhe sot kundër koalicionit të ri! LDK, nuk duhet të harrojë faktin kokëfortë se kjo zonjë, subjektit në fjalë ia ktheu namin!

Deshëm apo jo, kjo tani i takon së kaluarës. Në fakt është për keqardhje pozita e disa figurave politike (brenda subjektit të saj politik) , që kanë renë kaq poshtë në raport me këtë zonje të nderuar:  një krah akuzash, që shkojnë deri tek mohimi i peshës së saj politike, kaq rëndë, të të mohojnë edhe mundin!

– Fjalën e urtë popullore, nuk të lënë ta harrojmë, kur e kalojnë lumin, atkinë ta lodrojnë !…

Mendoj se është detyrë imediate së vepruari, për zonjën dhe bashkëmendimtarët e idesë së mendimit ndryshe brenda LDK-së. Pra; ta formojnë krejt natyrshëm fraksionin alternativ të mendimit ndryshe, brenda këtij subjektit politik! Kjo nuk është diçka e re, madje është shumë e shëndetshme për vet këtë subjekt. Mendimi ndryshe, do duhej të pranohet lirshëm dhe pa ndrojtje, tanimë kanë ikur kohët e diktatit dhe tutorëve të kohëve të monizmit diktatorial. Mendimi ndryshe është pasuri dhe kulturë, dhe si të tillë duhet ta pranojnë shoqëritë bashkëkohore në zhvillim.

 Të gjithë bashkëmendimtarët dhe bashkëvepruesit e zonjës Osmani, apo cilës e cilitdo, që përqafon fraksionin e të menduarit ndryshe, brenda cilitdo subjekt politik që vepron në Kosovë, pra edhe brenda vet LDK-së, që është ngulfatur kaq gjatë nga kasta e konsumuar politike, i duhet guxim dhe vetëm guxim.

Përkrahja për progres nuk do të mungoj, dhe nuk ka munguar kurrë. Bota bashkëkohore do zhvillim dhe veprim të lirë dhe jo të kufizuar, populli ynë gjithmonë e ka përqafuar progresin.

 Të kthehemi në fillim të këtij shkrimi: sikur t’i hapim portat e kujtese me guxim, do shohim se kjo nuk po ndodhë për herë të parë, Fraksionet alternative, pra epoka e të të menduarit ndryshe, subjekteve politike iu ka sjellë shëndet. Kjo ka ndodhë më së një herë, si në Kosovë, Shqipëri, rajon e më gjerë.

Në LDK, ka pasur disa herë dalje njëdrejtimëshe, PSHDK, ndarë në dyshe, ajo Parlamentare, Partia e UNIKOMOMB dhe ajo e PUIK-it, Socialdemokratja me dy Luljetë- at, Republikanët pa republikë, ajo e Shpend Ahmetit, pastaj Alternativa e Deda-Kusari, partia e PDK-së, NISMA, e deri tek kjo e fundit me daljet nga VV, që ishte në numra dyshifrorë! Siç e shohim, të gjitha këto fraksione të mendimit ndryshe, nuk e kanë zbehur rrugën e qëllimi të tyre, në të shumtën e rasteve, pluralizmit politik i kanë dhënë frymë më të lirë dhe guxim për veprim alternativ, atë të mendimit ndryshe!

Nga ana tjetër, të gjitha ato subjekte politike, që nuk kanë lëvizur nga rrafshi i parë i tyre, do të thotë se kanë mbetur pa frymëmarrje, në mos janë shuar fare, duke e pushuar e herë ngrirë aktivitetin e tyre politik e kombëtar. Mbase për shumë faktor, por edhe nga kufizimi i të drejtave të mendimit dhe fushëveprimit ndryshe, të ndrydhura nën tutorizmin frazeologjik të hijeve të tretura: “Unë jam baba!”… , si Partia e Re e z. Bukoshi, ajo Republikane e z. Nurboja, Ajo Dardane e z. Daci, Parlamentarja e z. Kosumi, Fshatarja e z. Islami, Liberalja e z. Gjergji, ajo e Ballit kombëtarë, Nacional-demokratja, partia e Gjelbër-ambientaliste e dhjetëra të tjera, pa llogaritur këtu partitë minoritare.

Përjashtim bënë vetëm partia Euroatlantike e zotit Zeka, ngase aty; as ka kush hyn, as ka kush del- veç zotit Zeka!…

Shpresa e vetme për ta reformuar subjektin e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, është zonja e respektuar Osmani, dhe unë besoj shumë se nuk është e vetme!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …