leoni

Mehmet Bislimi: GËZUAR DITËLINDJET- gëzuar ky ndërrim motesh, bacë Jakup dhe Cali!

Baca Jakup Krasniqi, Sali Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e të gjithë JU, Ju jeni miqtë tanë, para së gjithash jeni bijtë me të devotshëm e lavdishëm të këtij populli, jeni mishërimi me unik për çështjen shqiptare, jeni mishërimi i patjetërsueshëm i lirisë së atdheut tanë të përbashkët.
Pa juve, apo më thjeshtë, mungesa juaj fizike, tek miqtë e vërtetë, tek familja dhe të domosdoshmëria për të qenë kujdestar të atdheut sot, pa dyshim se po ndihet, po ndihet një boshllëk i përhershëm, po ndihet…
… në ato fusha më plotë larmi kujtimesh, kaloj kohën time duke gjurmuar e medituar atë kohë kur ishim tok, dhe vrapoj pas atyre kujtimeve, duke e ngritur zërin deri në kupe të qiellit, herë- herë i qetë dhe i thelluar në mendime, herë- herë i vrullshëm e i papërmbajtur, herë- herë i mbytur në dhembje të shpirtit e më gropën në grykë: deri kur ne, do paguajmë kusuret e kësaj bote të marrë!?, ne nuk bëmë dhe nuk kërkuam më shumë së lirinë tonë kolektive, sa për të jetuar të lirë dhe vetëm të lirë si e gjithë bota tjetër që do lirinë.

Baca Jakup dhe ju të gjithë luftëtarët e lirisë, që jeni të ndryrë atje, prapa grilave të stisur të  padrejtësisë; pa pasur nevojë që të prezantojë atdhedashësit tanë të cilët kanë dhënë të mundshmen e shpirtit, që atdheu ynë një ditë të jetë i lirë. Tani kur unë po përfundoj këtë URIM, disa do ta lexojnë, disa do ta shohin, disa do të jenë shpërfillës, disa do të rrinë të qetë, disa si gjithmonë të vëmendshëm për rrugëtimin tonë kolektiv dhe individual, disa do të mallëngjehen e ngazëllehen me një të kaluar aq të bujshme me plotë sakrifica, disa do të ndjenë së bashku me juve, disa do të ngritin gotat për juve, disa do të ofshajnë për mungesën tuaj në këto festa, disa dhe shumica do pyesin: Nëse kjo është drejtësia!?…

GËZUAR miqtë e mi!

Shumë herë e kisha menduar një rekuiem për juve, që do të ishte më shumë së një bluarje mendimesh brenda meje. Për ta jetësuar gjithë këtë, duhej kohë brenda imagjinatës dhe përkushtim serioz, për të shtuar vetëm një pyetje; Nëse kjo është drejtësia!?

Jam kaq i nderuar, që gjendem përballë një sheshi kaq të madh mirësie, rrethuar me qindra emra të përveçëm, që atdheut i kanë dhënë rreze drite e jete. Ani pse, gati të gjithë të goditur nga ashpërsitë e kohëve të liga, megjithatë, neve, koha dhe vrazhdësia e sajë, nuk na ka gjunjëzuar asnjëherë, madje as në sprovat e saja më të vështira.

Të gjithë ne, asnjë herë nuk jemi penduar për të kaluarën tonë, ne me admirim e sinqeritet, shohim njëri-tjetrin në sy, dhe presim me padurim takimin tonë të përbashkët që solli këtë kohë, ku do të takohemi si shokë ideali, si miq, si atdhe e liridashës, si familjarë, si bashkudhëtarë, si prindër, si gjyshër, rrugë kjo që e kaluam- jo pa mund e sakrifica.

Po, një herë e një kohe, kur takoheshim ne, për qëllime të thjeshta në dukje, por më rëndësi për fatin e atdheut. Ndihem i qetë, që unë isha vetëm një grimcë e secilit nga ju, dhe në këtë mes jeni ju, emra sakrifice, që unë sot po bisedoj me juve: baca Jakup, Hashim, Kadri, Rexhep, Pjetër, Cal e të gjithë juve që po ju mbajnë padrejtësisht atje:
– GËZUAR DITËLINDJET DHE NDËRRIMI I MOTEVE!

në këtë fillim-vit
03-01-2025
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku

Faton Klinaku: Radio Kosova e Lirë ishte edhe burim frymëzimi për luftëtarët dhe popullin që mbrohej nga UÇK-ja

Përveç luftës me armë, ishte e domosdoshme që të luftohej edhe propaganda e pushtuesit serb. …