Gëzuar festat e NENTORIT
Kam një pyetje, vetëm një.
(gabimet e paqëllimshme janë njerëzore, ato të qëllimshme janë djallëzore!)
Muaji nëntor, shpallja e pavarësisë së gjysmës së tokave shqiptare, dita e flamurit kombëtar, në vazhdim ditëlindja e komandanti Legjendar Adem Jashari.
Në fakt, kaloj një çerek shekulli nga rënia e tij heroike, Qeverisë aktuale dhe të gjitha qeverive paraprake të Republikës së Kosovës dhe subjekteve tjera politike, që ishin në bashkë qeverisje përgjatë këtyre viteve, më shumë së një trokitje në kujtesën e tyre të venitur…
Mënyrë e pa nevojshme e komunikimit kjo, që shqetëson qytetarin e mirëfilltë në ditët e sotme, përballja me këtë dukuri të shëmtuar që do një shpjegim të cilit deri më sot as kush nuk i dha një përgjigje të saktë, në mos qëllimisht i bënë bisht gjithë kësaj çështjeje?!
Kush s(më) thotë, nga të gjitha subjektet politike të lartshënuara që ishin në bashkë qeverisje, edhe nga kjo aktuale të cilat i kanë hipur pushtetit mbarë e mbrapshtë, kam vetëm një pyetje:
Përse, dhe për çfarë arsyeje, mbi bazën e cilit argument deri me sot, nuk kemi as edhe një shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prishtinë!?
Prishtina kryeqytet i Republikës së Kosovës, ku gravitojnë shumë nga përfaqësuesit e huaj diplomatë e dhjetëra figura tjera shtetërore nga e mbarë bota e madhe. Ne edhe ata, në Prishtinë hasim madje edhe shtatore, obelisk dhe simbole tjera të ish pushtuesit serbo-jugosllav, siç është edhe kunji trekëmbësh mbrapa Kuvendit të Kosovës. Simboli ky i pushtuesit dhe nomenklaturës komuniste serbo-jugosllave e nga ana tjetër, nuk hasim as gjëkundi shtatoren e Komandanti Legjendar Adem Jasharit-Adamit të shqiptarëve. Madje (nëse nuk gabohem), as edhe një rrugë a shesh në Prishtinë deri me sot, nuk mbanë emrin e Komandantit Legjendar!…
Në të gjitha shtetet e botës ku mbretëron ligji, guximi dhe vetëdija (fatkeqësisht tek ne, mungojnë që të tria), simbolet e ish diktatorëve, janë zhdukur me kohë, si në Rusi, shtatorja e Stalinti, në Rumani ajo e Qausheskut, në Gjermani ajo e Hitlerit, në Itali ajo e Musolinit, në Francë, Poloni e gjetiu…
Por në Kosovë jo, ende jo, mu në mes të Prishtinës, dhe atë mbrapa Kuvendit të Kosovës, ngrehë kokën lart, një kunj me tre brirë përpjetë- obelisk ky, që simbolizon ish diktaturën moniste serbo-jugosllave, dhe platformën e saj të ish “Vëllazërim-bashkimit!”. Kujtojmë këtu së pikërisht mbi këtë platformë ish pushtuesi serbo-jugosllav, ekzekutoi, dhunoi, dëboi, masakroi deri në përmasa gjenocidi mbi një milion shqiptarë nga tokat autoktone- shqiptare!
Tani kur ka kaluar një çerek shekulli, pas luftës sonë çlirimtare, kush s(me) thotë nga të gjitha ish subjektet politike bashkë-qeverisëse edhe nga kjo aktuale se:
A keni një shpjegim për shqiptarët, për luftëtarët e Kosovës, për invalidët e luftës, për familjarët e dëshmorëve të kombit, për fëmijët e tyre, dhe për vet Familjen Jashari:
PËRSE, deri me sot, nuk u vendos shtatorja e Komandantit Legjendar në kryeqytetin e Republikë së Kosovës, pra në Prishtinë!?
Të paktën një sqarim para qytetarëve shqiptarë nëse:
Nuk keni pasur guximin, ani pse Komandanti kishte guximin e flijimit hyjnor, apo nëse nuk ju ka interesuar fare, nëse “nuk keni pasur mjete”, nëse nuk ju kanë “lejuar të tjerët”, nëse nuk ju ka lejuar Beogradi, apo nëse nuk ju ka lënë babëzia!… Ëëëë pra, ky popull dhe familja Jashari e do një sqarim, nëse ka burra te politikës që sot e thonë të vërtetën- ndryshe tregoni së Komandanti Legjendar Adem Jashari është i papranueshëm (non- grata), në Prishtinë!
Duke u kthyer tek prologu i këtij shkrimi:
Jam në kërkim të një sqarimi; kjo është më shumë së një shkarje e shëmtuar dhe e pafalshme përgjatë këtyre dy decenieve e më shumë. Nuk e di, nëse është e domosdoshme që të shumëfishohet kjo si kërkesë popullore dhe e familjes Jashari, në vazhdim si kërkesë e dijetarëve dhe luftëtarëve tanë më në zë, që t’ju kujtojnë juve së përjashtimi i Komandantit Legjendar nga Prishtina, nuk i bënë nder as ish dhe as Qeverisë aktuale e aq më pak atdheut tonë të zhuritur për liri.
CH- nëntor, 2023
Mehmet Bislimi