Pacolli: Komandantit legjendar, Adem Jashari po kthehet në Prishtinë i skalitur në bronz për t'i bërë roje kujtesës koleltive

Mehmet Bislimi: KAM NJË PYETJE, VETËM NJË!?

(Gabimet e paqëllimshme  janë njerëzore, gabimet e qëllimshme  janë djallëzore!)

Po vjen 5 marsi, 24 vite nga rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

-Qeverisë aktuale dhe të gjitha Qeverive paraprake të Republikës së Kosovës, në vazhdim si; VV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së, NISMA-së, PSD-së, PDKSH-së e dhjetëra të tjerave…

Mënyrë e pa nevojshme e komunikimit kjo, që shqetëson qytetarin e mirëfilltë në ditët e sotme, përballja me këtë dukuri të shëmtuar që do një shpjegim së cilës deri më sot as kush nuk i dha përgjigje të saktë, në mos qëllimisht i bënë bisht përgjigjes?!

Kush nuk më thotë nga të gjitha subjektet politike të lartshënuara edhe nga kjo aktuale, të cilat i kanë hipur pushtetit përmbi, e kam vetë një pyetje- vetëm një!

– Përse, për çfarë arsyeje, mbi bazën e cilit argument deri me sot, nuk kemi as edhe një shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prishtinë- Prishtina kryeqytet i Republikë së Kosovë, ku gravitojnë shumë nga përfaqësuesit e huaj diplomatikë e dhjetëra figura tjera shtetërore nga e mbarë bota e madhe!, dhe ata e ne, në Prishtinë hasim madje edhe shtatore, obeliskë dhe simbole tjera të ish pushtuesit serbo-jugosllav, siç është edhe kunji trekëmbësh mbrapa Kuvendit të Kosovës. Simboli ky i pushtuesit dhe nomenklaturës komuniste serbo-jugosllave e nga ana tjetër, nuk hasin as gjëkundi shtatoren e Komandanti Legjendar Adem Jasharit-Adamit të Shqiptarëve!…

Në të gjitha shtetet e botës ku mbretëron ligji, arsyeje dhe vetëdija (fatkeqësisht tek ne, mungojnë që të tria), simbolet e ish diktatorëve, janë zhdukur me kohë, si në Rusi, shtatorja e Stalinit në Rumani ajo e Qausheskut, në Gjermani ajo e Hitlerit, në Poloni e gjetiu…

Jo, në Kosovë jo, ende jo, mu në mes të Prishtinës, dhe atë mbrapa Kuvendit të Kosovës, ngrehë kokën lart, një kunj me tre brirë- obelisk ky, që simbolizonte ish diktaturën moniste serbo-jugosllave, dhe platformën e saj të ish “bashkim- Vëllazërimit”,  e që pikërisht mbi këtë platformë ish pushtuesi serbo-jugosllav, ekzekutoi pa gjyq, dhunoi e përdhunoi, dëboi e masakroi mbi një milion shqiptarë nga shtëpitë, tokat dhe shteti i vet, na dëbuan nga vatrat tona për më së një shekull!

Tani kur kemi kaluar mbi dy decenia pas luftës sonë çlirimtare, kush s’ më thotë; nga të gjitha ish subjektet politike qeveritare edhe nga kjo aktuale:

A keni një shpjegim për shqiptarët, për luftëtarët e Kosovës, për invalidët e luftës, për familjarë e dëshmorëve të kombit, për fëmijët e tyre, dhe për vet Familjen Jashari;

PËRSE, PËRSE, PËRSE deri me sot, nuk u vendos shtatorja e Komandantit Legjendar në kryeqytetin e Republikë së Kosovës, pra në Prishtinë!?

Të paktë një sqarim para qytetarëve shqiptarë nëse; nuk keni pasur guximin, ani pse Komandanti kishte guximin e flijimit hyjnor, apo nëse nuk ju ka interesuar fare, nëse “nuk keni pasur mjete”, nëse nuk ju kanë lejuar te “huajt”, nëse  nuk ju ka lejuar Beogradi, apo nëse nuk iu ka lënë inati, smira e babëzia, apo injoranca e prapambetja!… Ëëëë pra, ky popull dhe familja Jashari e do një sqarim, nëse ka burra te politikës që e thonë të vërtetën- ndryshe tregoni së Komandanti Legjendar Adem Jashari është i papranueshëm (non grata), në Prishtinë!, në fakt ai qeveritarëve dhe pushtetarëve iu duhet vetëm deri sa t’i fitojnë zgjedhjet dhe kur janë përvjetorët, sa për të u ekspozuar e përjargur mbi varrin e tij!!!

Si prolog i këtij shkrimi:

Jam në kërkim të një sqarimi  dhe kjo është më shumë së një shkarje e shëmtuar dhe e pafalshme përgjatë këtyre dy decenieve, Nuk e di, nëse kjo është e domosdoshme, që të shumëfishohet kërkesa e popullit, dhe familjes Jashari, në vazhdim e dijetarëve më në zë, që t’ju kujtojnë juve së; përjashtimi i Komandantit Legjendar nga Prishtina, nuk u bënë nder as ish dhe as Qeverisë aktuale dhe as popullit tonë liridashës.

Kjo çështje nuk pret dhe nuk mbanë më, kjo nuk duhet shikuar si një çështje thjeshtë formale ose teknike që pret, jo! Përkundrazi, kjo duhet parë si fenomen tejet negativ që dëmton imazhin tonë kombëtarë e çlirimtarë në përpjekje për të bërë shtetin tonë.

Kisha vetëm këtë pyetje, dhe pres vetëm një përgjigje- ndryshe janë shumë ditët që deri me 5 mars, të vihet gurë themeli i  simbolit të lirisë së Republikës së Kosovës, i Komandantit Legjendar Adem Jasharit, mu në qendër të Prishtinës, aty pra, mbrapa Kuvendit të Kosovës, shesh ky i cili edhe do të mbajë emrin e Komandantit.

CH-21-02-2022

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …