… Në atë godinë të madhe ku dikur dera gjithherë ka qëndruar hapur, atdhedashës, miq e dashamirë të shumtë kanë hyrë e dalë pa pushim. Kjo nuk duhet të nënkupton më shumë se sjelljen njerëzore për të nderuar zakonin e pashkruar, respektin e brendshëm shpirtërorë që nuk preket me dorë, por që shihet me sytë e shpirtit.
Me dëshirën e madhe, jam përpjekur për të nderuar miqtë dhe shokët, njerëzit e denjë, kaq dhe vetëm kaq, pa asnjë interes tjetër. Vërtetë, ju nuk e ndienit këtë, për shkakun e thjesht se ishte pozita dhe rrethanat që ju kishin shpërfytyruar nga rruga e tokës ku përditë ecin dhe takohen mes vete njerëzit e thjesht! Tani më, ne edhe pa ju, nuk jemi veshur me të zeza nga frika e së ardhmes së zymtë, jo, ne ishim dhe jemi me syrin pishë, të paktën ne, me numra të vegjël por me zemër të madhe si dikur, dhe dikur ishim të paktë në numra, por ne bënim shumëzimin e tyre me guxim e vendosmëri. Në asnjë çast, në asnjë kohë, nuk na ka mbërthyer hija e padukshme që mund të ishte pengesë për mendjeurtët për të parë realitetin guximshëm në sy, pa dyshim edhe juve që çdo ditë po venitni, dhe kjo po na frikon ca, po na huton ca, po na befason ca, e keqja që iu zu, neve na zhgënjeu përfundimisht, njëkohësisht pjesën tjetër i entuziazmoj pafundësisht, dy pole me ngarkesë të të njëjtave elektrone që nuk mbajnë më, që ndeshën dhe refuzohen pafundësisht, edhe më keq, përfundimisht!
Ata nuk po presin askënd, ngase në konakun e zemrës së tyre nuk kishin lënë më vend për bujari, megjithatë shumë njerëz, atdhedashës, shokë, miq e dashamirë po hamendeshin për t’ua dhënë lamtumirën e fundit. Kjo hamendje kishte një bagazh të madhe hipotekash shpirtërore, ta themi shqip; hipotekë sa mali i madh!, ishin jo pak vite të vuajtjes së përbashkët, jo pak përpjekje për të bërë atdheun tonë të lirë, të mirë, të begatshëm ku krenaria kolektive dhe individuale do të ishte e pacenuar, ku do të kishte vend për secilin që kishte bartur barrët e dhimbjes së atdheut mbi shpatulla, me bindjen se ky përkushtim nuk do të shpërfillët, nuk do të vritet, nuk do të përçmohet…, po, mbase ata po flinin kur të tjerët po rrinin zgjuar, mbase ata ishin të qetë kur të tjerët ishin shumë të shqetësuar, mbase ato po festonin kur të tjerët po vuanin, mbase ata po gëzonin kur të tjerëve gëzimi iu kishte ngrirë në buzë, mbase ata po qeshin kur të tjerëve vaji u kishte ngrirë në cepin e qerpikut, ata kishin harruar, apo hiqeshin sikur kishin harruar një kohë jo të largët kur së bashku kishim ndarë një kothere buke, një pikë gazi e një pikë loti, një këngë burrash e një grusht baroti!…
Nën peshën e një mali vuajtjesh e përpëlitjesh, nën kërcënimin e dhëmbëve të ashpër të kohës së pakohë, po ju prisnim, pas një mungese të gjatë rekuiemi, po ju prisnim ngase vet ju kishim ngritur, jo, ju nuk bëtë më shumë veç se shkëputjen e luleverdhave edhe ashtu të vyshkur nga koha e bjerrjes që përfundojë krihet e një hithësi të urryer nga vjetërsia e bojës së tij të dalë!, pamohueshëm, ata gjithandej i kishte kapluar nostalgjia për të futur në lojën e madhe ironike valltarët e çorientuar në këtë kohë të pakohë. E saktë, një pjesë e madhe admiruesish ishin përmalluar, po aq sa edhe trishtuar nga pritja e gjatë për t’ju parë tok, muret e shtëpisë me dritare të vjetra si sytë e mplakur po aq padurueshëm po ju prisnin për t’ju parë rrugicave me kalldrëme të qytetit tonë, që ishin zvogëluar e rrudhur nga mungesa e dukjes suaj andej pari, thanë se këngët e zogjve u prenë në mes, tek dëgjonin këngët e korit të korbave, bari i dha fund blerimit, për t’i lënë kësaj vere një fund që as kush nuk e kishte pritur e imagjinuar. Ju keni ikur, për të mos u kthyer më, ju keni ikur nga njëri-tjetri, ju keni ikur vet dhe nuk ju ka ndjekur askush!
Heshtje, heshtje, heshtje; ata tani do heshtin përgjithmonë, por zëri i tyre, jo, jo nuk do të heshtë për jetë, e shara e tyre do të dëgjohet kudo nëpër tokat shqiptare, do të dëgjohet përjetësisht, me shtyrjet e yshtje mes vete, me shqelmat e tyre derdhur mbi kurrizin e njëri-tjetrit, vallë, kush kishte besuar së i gjithë ky mllef do të derdhej brenda sojit të vet?! Mos qoftë e thënë por, oguri i zi ka zënë vendin më të madh në shpirtin tonë. Për rreth tij të gjithë të tjerët, ndihen të vegjël e të pamundur, të strukur e bërë shuk, me sy të skuqur nga dhembja e zemrës për ikjen tuaj nga toka e bukës, dhe të tjerët që me zemër të ngrirë pritën këtë ikje kaq gjatë, duke u dëshiruar të gjithë juve rrugë në theqafje, kjo ju bënë mirë të tjerëve, madje u krijon hapësira të bollshme për rrugëtim e tyre drejt qëllimit final.
Nuk e di nëse konstatimi im është i saktë se: të gjithë ne, nuk bëjmë dot pa ju, apo se: të gjithë ju nuk bëni dot pa ne, dhe nëse ne bëjmë pa njëri-tjetrin, atëherë kalaja jonë e dikurshme paska qenë ngritur mbi themelet e gënjeshtrave dhe pabesive, gjë të cilës nuk jam i prirur t’i besoj, po aq sa bashkëveprimtarët tuaj më nuk po kuptojmë gjë, nëse kjo është e vërteta e mos qoftë!…
Të heshtur për rreth juve, miq, familjar, farefisi, shokë, bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë, atdhedashës të denjë, qytetarë e dashamirë të shumtë, patriot të tërë, mbetëm pa fjalë!
Ikja nga njëri-tjetri- ese
… Në atë godinë të madhe ku dikur dera gjithherë ka qëndruar hapur, atdhedashës, miq e dashamirë të shumtë kanë hyrë e dalë pa pushim. Kjo nuk duhet të nënkupton më shumë se sjelljen njerëzore për të nderuar zakonin e pashkruar, respektin e brendshëm shpirtërorë që nuk preket me dorë, por që shihet me sytë e shpirtit.
Me dëshirën e madhe, jam përpjekur për të nderuar miqtë dhe shokët, njerëzit e denjë, kaq dhe vetëm kaq, pa asnjë interes tjetër. Vërtetë, ju nuk e ndienit këtë, për shkakun e thjesht se ishte pozita dhe rrethanat që ju kishin shpërfytyruar nga rruga e tokës ku përditë ecin dhe takohen mes vete njerëzit e thjesht! Tani më, ne edhe pa ju, nuk jemi veshur me të zeza nga frika e së ardhmes së zymtë, jo, ne ishim dhe jemi me syrin pishë, të paktën ne, me numra të vegjël por me zemër të madhe si dikur, edhe dikur ishim të paktë në numra, por ne bënim shumëzimin e tyre me guxim e vendosmëri, prandaj radhët atdhedashëse gjithmonë rriteshin e rriteshin, dhe në rritje e sipër ata bënin fuqinë.
Për asnjë çast, në asnjë kohë, nuk na ka mbërthyer hija e padukshme që mund të ishte pengesë për të parë realitetin guximshëm në sy, pa dyshim, edhe për ju që po tjetërsoheni çdo ditë e më shumë, lajm ogur ky për ne, lajm që po na frikon ca, po na huton ca, po na befason ca, e keqja që iu zu, neve na zhgënjeu përfundimisht, njëkohësisht pjesën tjetër i entuziazmoj pafundësisht, dy pole me ngarkesë të të njëjtave elektrone që nuk mbajnë më, që ndeshën dhe refuzohen pafundësisht, edhe më keq, përfundimisht!…
Ata nuk po presin askënd, ngase në konakun e zemrës së tyre nuk kishin lënë më vend për bujari, megjithatë shumë njerëz, atdhedashës, shokë, miq e dashamirë po hamendeshin për t’ua dhënë lamtumirën e fundit. Kjo hamendje kishte një bagazh të madhe hipotekash shpirtërore, ta themi shqip; hipotekë sa mali i madh!, ishin jo pak vite të vuajtjes së përbashkët, jo pak përpjekje për të bërë atdheun tonë të lirë, të mirë, të begatshëm ku krenaria kolektive dhe individuale do të ishte e pacenuar, ku do të kishte vend për secilin që kishte bartur barrët e dhimbjes së atdheut mbi shpatulla, me bindjen se ky përkushtim nuk do të shpërfillët, nuk do të vritet, nuk do të përçmohet…, po, mos harroni se ata po flinin kur të tjerët po rrinin zgjuar, mbase ata ishin të qetë kur të tjerët ishin shumë të shqetësuar, mbase ato po festonin kur të tjerët po vuanin, mbase ata po gëzonin kur të tjerëve gëzimi iu kishte ngrirë në buzë, mbase ata po qeshin kur të tjerëve loti u kishte ngrirë në cepin e qerpikut. Tani nuk po e kuptojë dot këtë kretinizëm kaq absurd!, në mos keni harruar kaq shpejt, apo po hiqeni sikur keni harruar një kohë jo të largët, kur së bashku kishim ndarë një kothere buke, një pikë gazi e një pikë loti, një këngë burrash e një grusht baroti!…
Nën peshën e një mali vuajtjesh e përpëlitjesh, nën kërcënimin e dhëmbëve të ashpër të kohës së pakohë, po ju prisnim, pas një mungese të gjatë rekuiemi, po ju prisnim ngase vet ju kishim ngritur deri në majat më të larta me duar të këputura në bërryl e bërrylin atdhedashësve mos ua tregoni, jo, ju nuk bëtë më shumë veç se shkëputjen e luleverdhave edhe ashtu të vyshkur nga koha e bjerrjes që përfundojë në krihet e një hithësi të urryer nga vjetërsia e bojës së tij të dalë boje, pamohueshëm, ata gjithandej i kishte kapluar nostalgjia për të futur në lojën e madhe ironike valltarët e çorientuar në këtë kohë të pakohë. E saktë, një pjesë e madhe admiruesish ishin përmalluar, po aq sa edhe trishtuar nga pritja e gjatë për t’ju parë tok, muret e shtëpisë me dritare të vjetra si sytë e mplakur po aq padurueshëm po ju prisnin për t’ju parë rrugicave me kalldrëme të qytetit tonë, që ishin zvogëluar e rrudhur nga mungesa e dukjes suaj së bashku andej pari, thanë se këngët e zogjve u prenë në mes, tek dëgjonin rikthimin e këngëve të korit të korbave, bari i dha fund blerimit, për t’i lënë kësaj fillim vjeshte një fund që as kush nuk e kishte pritur e imagjinuar.
Ju keni ikur nga njëri- tjetri, për të mos u kthyer më, ju keni ikur vet dhe nuk ju ka ndjekur askush! Heshtje, heshtje, heshtje; ata tani do heshtin përgjithmonë, por zëri i tyre, jo, jo nuk do të heshtë për jetë, e shara e tyre do të dëgjohet kudo nëpër tokat shqiptare, do të dëgjohet larg e përjetësisht, me shtyrjet e yshtje mes vete, me shqelmat e tyre derdhur mbi kurrizin e njëri- tjetrit, vallë, kush kishte besuar së i gjithë ky mllef një ditë do të derdhej brenda sojit të vet?! Mos qoftë e thënë por, oguri i zi ka zënë vendin më të madh në shpirtin tonë. Për rreth tij të gjithë të tjerët, ndihen të vegjël e të pamundur, të strukur e bërë shuk, me sy të skuqur nga dhembja e zemrës për ikjen tuaj nga toka e bukës, nga logu i burrave, nga besa dhe bujaria, nga realiteti dhe dashuria njerëzore, dhe të tjerët që me padurim e zemër të ngrirë pritën këtë ikje kaq gjatë, duke u dëshiruar të gjithë juve rrugë në theqafje- amen!, kjo ju bënë mirë të tjerëve, madje u krijon hapësira të bollshme për rrugëtim e tyre drejt qëllimit final, por mos harroni, kjo ju bënë dëm të parikuperueshëm juve, madje dhe neve që dikur kemi dhënë, qoftë edhe fare pak djersë e gjak për liri e liri e atdhe.
Nuk e di nëse konstatimi im është i saktë se: të gjithë ne, nuk bëjmë dot pa ju, apo se: të gjithë ju nuk bëni dot pa ne, dhe nëse ne bëjmë pa njëri-tjetrin, atëherë kalaja jonë e dikurshme paska qenë ngritur mbi themelet e gënjeshtrave dhe pabesive, gjë të cilës nuk jam i prirur t’i besoj, po aq sa bashkëveprimtarët tuaj më nuk po kuptojmë gjë, nëse kjo është e vërteta euuu mos qoftë!… Të heshtur për rreth juve, miq, shokë, familjar, farefisi, bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë, atdhedashës e liridashës të denjë, qytetarë e dashamirë të shumtë, patriot të tërë, mbetëm pa fjalë, dhe fjalët na i zutë në grykë!