leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kreu i LDK-së, eliminon anëtarët e vet!

Ditë më parë, zonja Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, zotin Mustafa, kryetarin e LDK-së, e ka quajtur me epitete nga më të ndryshmet, nga mashtruesi e deri tek njeri i pa njerëzillëk!…

Për të qenë i sinqertë, kjo nuk është fare relevante për opinionin publik në Kosovë i cili ka lënë që moti në margjinë, këtë rreth vicioz të shfryrjeve brenda kësaj lidhjeje, apo në cilëndo lidhje tjetër brenda llojit të vet. Qytetari i rëndomtë, irrituar nga kjo përditshmëri yshtjesh, thuaj së gjithë andej brenda harkut të subjekteve politike që veprojnë në Kosovë, sikur të kujton fabulën e klasës së parë, kur bariu kishte gënjyer fshatarët se ujku ia kishte sulmuar kopenë. Këtë gënjeshtër bariu e kishte përsëritur dy herë, dhe herën e tretë, kur vërtetë ujku ia kishte sulmuar kopenë, fshatarët nuk i kishin dalë atij në ndihmë, ngase ishin zhgënjyer me gënjeshtrat e tij të ripërsëritura.

E nderuara znj. Osmani, që nga momentin kur një aderues i një subjekti politik, shoqate, apo organizimi tjetër shoqërorë, shpreh pakënaqësitë e tija personale, dhe aludon me largim nga ai organizim, subjekt etj. kjo kohë duhet të zgjas jo më shumë se 72 orë!

Më këtë veprim, personaliteti në fjalë, tregon unin e vet, tregon së është i vendosur në parimet e veta, tregon pavarësinë e vet individuale, tregon guximin politik për vendimmarrje për të rrugëtuar tutje. Çdo vonesë, qoftë edhe një ditë më shumë, ngjason në mënyrën: “Ngrehe perin e mos këput!”. Qëndrimi për më tutje në subjektin që e shanë, apo e mohon, tregon papërgjegjësi dhe mosgatishmëri për të rrugëtuar vertikalisht në rrugët e reja. Prandaj, sharjet dhe zbrazjet e saj/tij, të përditshme i ngjasojnë një pllake të gërvishtur të një disku gramafoni të cilën nuk e dëgjon askush më. Nëse dikë e shanë për mashtrues, si ka mundësi që ende vepron përkrah mashtruesit, në fakt; dikush po mashtron dikë, por luteni mos, se mjaftë e keni mashtruar këtë popull!?

Në Kosovë përgjithësisht, politika e premtimeve elektorale, për aq sa është boshe, është edhe vend- numëruese e cila sillet pafundësisht në një rreth vicioz, që nuk premton asgjë më shumë se sa një thes shkretni premtimesh politike të zverdhur!…

Megjithatë, mendoj se sjelljet finoke të liderëve politik, që stimulojnë urrejtje të fshehur patologjike mes bashkëveprimtarëve të deridjeshëm, të cilët i kthejnë deri në armiq të përbetuar mes vet, nuk i kontribuojnë asnjë subjekti politik në Kosovë, aq më pak vet Kosovës dhe fatit të saj. Për fat të keq, nga sjellje të tilla sot, nuk është imun asnjë subjekt politik në Kosovë- asnjë!

Edhe më shumë se kaq; sjellja prej tutori, megalomani dhe prej autoritari kudo, si: në subjekte të organizuara politike, shoqëri, shoqata, ndeja, kuvende apo organizim tjetër, përçmon në mënyrë të vrazhdët, kufizon dhe lëndon vlerat elementare të palës tjetër, për të shprehur mendimin e tij/saj të lirë politik e filozofik, mendimin ndryshe nga së e ndjejmë ne.

Me këtë veprim autoritar, elitari, shkon deri të yshtja e rrugës së diktatit, që dikur kanë bërë shkretni politike në ish sistemet moniste. Sjellje kjo, që forcon bindjen e liderit se çdo mendim ndryshe, bie në kundërshtim me ideologjinë dhe programin partiak!, që nënkupton me automatizëm, futjen  nën llupën e dyshimit, vëzhgimit, linçimit, shantazhimit, stigmatizimit e deri tek zbatimi i masave sanksionuese etj.

Individët e përkushtuar, duke qenë se kanë qasje tjetër të mendimit, së pari etiketohen nga servilë të tërë, si  kundërshtar i partisë, kundërshtar i liderit, në vazhdim përgatitet tereni për masa sanksionuese nga organet e hierarkisë së partisë etj. Për fatin tonë të mirë, sot nuk ka Goliotok, se edhe atje do t’i dërgonin ithtarët e mendimit ndryshe!…

Pasojat që bartin mbi kurriz, bartësit e teorisë së të menduarit ndryshe, dje dhe sot kanë të vetmin dallim: mënyrën e zbatimit të tyre! Në këtë mënyrë nga LDK, janë linçuar e kanë pësuar: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Pirraku, Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci, Hidajet Hyseni, Edi shkriu, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Mimoza Kusari e dhjetëra figura tjera!, janë faktet kokëforta që flasin, Është më së e vërtetë se nga ky virus i diktatit, nuk janë imune gati asnjë nga subjektet politike  që veprojnë në Kosovë, Shqipëri e gjetiu në rajon!…

Mendoj së të gjithë ata që kanë mendimin e vet autonom, nuk kanë pyetur, nuk pyesin dhe nuk do të pyesin për pasojat, madje ata, nuk kanë pyetur as në kohët më të vështira…

Rasti më i freskët, që iu bind unit të vet ishte, z. Shala, që NISMËS i tha: “Mundem edhe pa ty!”, ani pse kjo ishte reciproke, edhe NISMA i tha z. Shala: “Edhe ne, mundemi pa ty!”…

Zonja Osmani, daullja po bie për atë që kanë vesh: edhe juve nga subjekti juaj, ju kanë thanë shqip dhe troç: “Mundemi edhe pa ty!”, prandaj paraqitja juaj verbale, dhe forma latente e paraqitjes, sikur janë tepër të pa balancuara!

12-10-2020

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …