Mehmet Bislimi: Kryeministri Thaçi po e mbron Kushtetutën e Kosovës

 


Kryeministri Thaçi, Presidenti Sejdiu dhe Kryekuvendari Krasniqi, po kryejnë detyrën e tyre denjësisht, po mbrojnë Kushtetutën e vendit; Për këtë i obligon vota e dalë nga sovrani popull!
Mes ndjenjave të përziera të qytetarëve tanë të shkaktuara me plot arsye që janë të ndikuara nga situata politike aktuale që po kalon Kosova dhe populli ynë, realisht ne më nuk mund të mbajmë një pozicion asnjënës, duke u hequr sikur nuk po ndodhë asgjë nën këmbët tona! Sa herë që vendi ynë ka qenë i kanosur me rrethana dhe procese rënduese, burrat e dheut janë bërë tok dhe kanë treguar në kohë se këtu janë dalzotësit e kësaj toke të cilët përgjigjen me kokën e vet!
Më këtë rast, për mos t’i hy në hak edhe opozita po mban qëndrim adekuat. Gëzon fakti së kur janë në pyetje interesat madhore të atdheut, sot, për të mos thënë për herë të parë, ne rreshtohemi drejt dhe tok, duke dëshmuar se dimë dhe jemi të vendosur të mbrojmë dinjitetin tonë dhe të drejtat kombëtare sa herë që ato rrezikohen. Po në të njëjtën mënyrë, popuj dhe shtete të mëdha të botës arritën të mbijetojnë presioneve dhe opskurantizmave siç i vijnë Kosovës sot nga kriminelja e Ballkanit – Serbia e cila me këtë planë që i ka servuar BE-së për mes përfaqësuesit të OKB-ës Ban Ki-Moon, ka trimëruar dhe motivuar serbët në Kosovës për krijimin e një dualizmi politik njëkohësisht për mosdëgjueshmëri të hapur, kështu që për çdo ndërlikim të situatës së qetë në Kosovës, për çdo esaklim të dhunës që mund të ketë edhe përmasa të paparashikuar, përgjegjësia morale dhe politike në rend të parë do të duhej të bie mbi vet Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki-Moon!

Kryeministri Thaçi, Presidenti Sejdiu dhe Kryekuvendari Krasniqi, po kryejnë detyrën e vet në përputhshmëri të plotë me kushtetutën e Kosovës, duke arsyetuar votëbesimin që gëzojnë nga populli ynë! Ky qëndrim nuk mohon bashkëpunimin me politikën përparimtare të botës demokratike, por përkundrazi ndihmon botën e progresit ndërkombëtar për të ecur përpara duke mos e lejuar atë që të bëjë shkarjet e radhës të cilat mbi të gjitha do t’i kushtonin këtij procesi. Mospranimi i planit gjashtëpikësh mbron Kosovën dhe popullin e saj nga anarkia totale e cila mund të marrë dimensione të paparashikueshme, në të njëjtën kohë ndihmon Bashkësinë Evropiane që të jetë funksionale në rolin e saj në tërë tërësinë e territorit të Kosovës, ndihmon bashkëpunimin ndërinstitucional vendor e ndërkombëtarë, ngase dëshmohet qartë autoriteti përkatës dhe fuqia e administratës vendore për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e saja me kompetencë të plotë.
Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu, duke qenë të arsyeshëm dhe plotësisht të vetëdijshëm në këtë qëndrim, popullit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare po i tregojnë se janë figura të duhura në kohën e duhur me të cilët mund të ecët përpara. Populli mbështet fuqishëm qëndrimin tuaj të drejtë dhe është me ju. Jeni në krye të detyrave që Kushtetuta e Kosovës ua ngarkon, prandaj edhe duhet kryer obligimin tuaj që keni marrë mbi vete për të mbrojtur drejt, arsyeshëm dhe denjësisht interesave legjitime të shtetit të Kosovës dhe të popullit të saj. Populli ua ka dhënë besimin me votën e tij dhe në asnjë çast nuk dëshiron që të zhgënjehet me të zgjedhurit e vet. Nuk ka rrugë tjetër. Koha e tanishme na obligon që të ndërtojmë shtetin e Kosovës, ta ruajmë tërësinë e saj territoriale, pavarësinë dhe sovranitetin e saj. Kushtetuta e vendit respekton në mënyrë të barabartë popullin e saj – si askund tjetër në botë, pra për të gjithë ata që e duan dhe që e pranojnë për shtet të vetin Republikën e pavarur të Kosovës! Çdo zgjidhje tjetër, do të nëpërkëmbte dhe do të përbalte dinjitetin tonë kombëtar. Edhe ju sikur të gjithë ata që mbrojnë interesat dhe pacenueshmërinë e atdheut kanë popullin mbrapa!

Kontrolloni gjithashtu

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …