Gjykata Speciale kundër UÇK-së, arrestimet e sotme, veprime të panevojshme, të palejueshme, të pakulturë, arrogante me tejkalim masash, të qëllimta dhe të yshtura nga shërbimet serbe që mbi 20 vite me radhë, natyrisht edhe të ndihmuara nga argatë shqiptarë, jo të paktë, të yshtura nga gazeta më të ulëta se ish Borba dhe Nini i Serbisë!
Po, që nga kohët e largëta, kur pushtuesit e ndryshëm kishin vu këmbët në tokën tonë duke u përjargur e zhgërryer mbi gjakun tonë, kanë syrgjynosur, arrestuar e burgosur, vrarë, djegur, dhunuar e shkrumbuar edhe gurtët e tokave shqiptare. Kanë qenë e janë po këta- shqiptarët, që jemi edhe sot: të palëkundur drejt lirisë dhe shtetit tonë.
Kanë varë në litar Sylejman Vokshin, Ymer Prizrenin, kanë dërguar në syrgjyn Abdyl Frashërin, kanë vrarë Haxhi Zekën, Jakup Ferrin, Kamer Loshin, Azem Bejtën, Ahmet Delinë, Shaban Polluzhën, Adem Jasharin, por kurrë nuk kanë arritur që ta vrasin gatishmërinë e shqiptarëve për lirë, kurrë!
Po, shqiptarët, kanë vrarë e sharë edhe Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin, Hasan Prishtinën, Fazli Graiqevcin, Xhemajli Berishën, Afrim Zhitiun, Fahri Fazliun!… po fatkeqësisht, dhe këta vrasës shqiptarë janë gëzuar që kanë vrarë shqiptarët me dorën e zgjatur të pushtuesit… sa e rëndë e sa e pështirë!…
Po, edhe sot po shoh e lexoj se si gëzohen e duartrokasin disa shqiptarë të mjerë, së po burgosën bijtë tanë, që atdheut i dhanë gjymtyrët dhe jetën… shtrohet pyetja:
A thua, po të ishte gjallë Adem e Hamëz Jashari, a do t’i arrestonin edhe ata?!… në këtë gjendje ku jemi katandisur, mendoj se po!…
Pyetja tjetër: a thua një dorë shqiptarësh a do të gëzonin për arrestimin e Adem e Hamëz Jashari!?, këtë dorë shqiptarësh, që po i shohim e lexojmë përditë, mendoj se po, do t’i gëzonte arrestimi i Jasharëve!… këtë e mbështesë në faktin që po shohim, lexojmë dhe prekim me dorë për ditë: gëzohen një dorë shqiptarësh kur arrestohen e lidhën me pranga djemtë tanë çlirimtarë!…
Po, ne kemi përjetuar edhe situata më të rënda, do ia dalim edhe kësaj katrahure, nuk po më habisni arrestimet – sa po më habisin zgërdhi-rjet, përjargi-et, çirrje-t!…
25-09-2020