Sot vdiq babai i ish Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi… po ai vdiq i qetë, rrethuar me plotë djem e vajza, nipër e mbesa, farë e fis e dashamirës të tij, djem të çlirimtares së atdheut, njerëz të urtë e bij të kësaj toke që atdheut i falën nga një pjesë të jetës së tyre.
Ai vdiq i qetë… dhe para se të ikte nga kjo botë, e ndjeu, e pa, e përkëdheli dhe ndjeu peshën e mallit për të birin e tij. Po, padyshim ai iku nga kjo botë me mallin që ta kishte pranë të birin e tij, deri në çastet e fundit të frymëmarrjes… Eeee, po shumë nga ne, pra shumë nga bijtë tanë, të burgosur nëpër burgjet serbe, nëpër burgjet tjera, në për kurbet e të syrgjynosur, të degdisur e gjetke, Nizam e Esir, më të dashurit tanë, ikën me këtë brengë që rendoj në gjokset e tyre, me të vetmen dëshirë për të qenë ne pranë, nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve në çastet e ndarjes së përhershme nga kjo jetë, në çastet e fundit ndër më të rëndat ndarjeje!
Kjo zbrazëtirë nuk do të përmbushet asnjë herë, por të paktën si shpagim shpirtëror mbi koston dhe tagrin e lirisë së atdheut, që ka mundin dhe përkushtimin tonë për ditë më të mira, që po presin nënën Shqipëri, gjithandej, anë e mbanë tokave të Arbrit.
Hashim Thaçi, para së gjithash: Ngushëllime të përzemërta miku im, babai, baballarët, nënat dhe më të dashurit tanë, një ditë do të ndahen nga ne, padyshim, por ata nuk do të ikin më, me sy hapur, ngase më në fund panë dhe lenë një copë të tokave shqiptare të lira dhe të mëkëmbur, natyrisht se ka shumë për t’u bërë, dhe krejt kjo, falë bijave dhe bijve tanë, që prehen të qetë në gjirin e atdheut.
Lamtumirë plaku i urtë Haxhi Thaçi
Qoftë i përhershëm kujtimi për ty
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës
CH-17-03-2025