Mu kujtua libri i Roterdamit me po të njëjtin titull, që e kam lexuar këtu e 20 vite më parë, ndonëse koncepti i librit nuk përkon edhe shumë me temën! Në fakt ky titull i përshtatet më se miri konceptit të ngatërruar politik në trevat shqiptare, por edhe më gjerë në rajon. Ka kohë që tek ne janë tejkaluar caqet e një normaliteti të shtrirjes së aktivitetit politik, për mes një rivaliteti të theksuar të subjekteve politike të cilat po bartin në vete një lloj anomalie të dukshme, duke dalë për tej suazave të një gare, apo dueli të mirëfilltë politik. Subjekte këto, që pretendojnë të përfaqësojnë elitën politike në Kosovë, ndonëse dorën në zemër, për të qenë vërtetë elitë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri mbetët edhe shumë për t’u dëshiruar!
Është i pashpjegueshëm burimi i pjellshmërisë politike në trevat tona, subjekte këto të cilët në të shumtën e rasteve nuk përfaqësojnë veçse një grusht elektorat! Mendoj se është koha që kjo “besëtytni” të flakët, kështu duke e liruar popullin tonë nga ankthi dhe stresi partiak, duke i bashkuar forcat dhe vlerat e mirëfillta rreth një qëllimi, duke qenë të përbashkuar paraqitja para faktorit ndërkombëtare do të jetë më bindëse, me këtë veprim të mençur ne vrasim kohërat e errëta që na ka verbuar e na ka shkapërderdhur si vezët e qyqes: “Shqiptarë, nder njëqind qeta jeni shpërnda!”…
Tanimë më është e tepërt dhe e mërzitshme, e për më shumë është demagogji që shqiptarëve t’iu thuash: “Eja baba t’i tregoi arat!”…, se rruga më e mirë dhe më e pranueshme për të gjithë ne, edhe për rajonin, Evropën e më tutje është që shqiptarët të jetojnë në shtetin e vet natyral- siç e ka dhënë zoti, në tokat e veta, të lirë me një paqe të qëndrueshme në harmoni me të gjithë fqinjët që tregojnë gatishmëri për këtë! Derës së bashkimit kombëtarë ia nxorëm bagllamat me fjalë, praktikisht shtrohet pyetja: Kush është ai që i prinë kësaj rruge, pra, pas cilit të rreshtohem?!
Cili bajraktar i ka “Myhyrët” e Mbretit?
Cili fis është më i forti i motit?
Cili është i pari fisit në këto anë?
Cili oxhak e nxjerr tymin më drejt?
Cili malësor ka armët e prarueme që do na e mbushte syrin?!
Cilës kullë duhet drejtuar, për të mësuar urtinë e bashkimit kombëtarë?!
Cilës kullë i valon flamuri në çati etj…
E vështirë për t’u përgjigjur, duke analizuar rivalitetin e aktorëve politikë aktual, duke i vërejtur përplasjet e aktorëve politik në arenën tonë politike, ka rrezik që të irritohemi fare!
Me shpërthimin e demokracisë, me shthurjen nga brenda, të ish sistemeve moniste, më së e qartë, pasojnë sisteme të reja që pretendojnë të reflektojnë avancim me rendin e ri demokratik me një rend të ri shoqëror shumë partiak, apo pluralist siç e quajmë sot.
Që në zanafillë, pra me krijimin e partive të para politike në Kosovë, zunë fill lakmitë dhe ambiciet për të qenë i pari i fisit, duke u ndeshur rivalët politik mes vete pa kriter!… Realisht, po që së bëjmë një analizë të mirëfilltë, subjektet aktuale politike në Kosovë, jo vetëm atëherë, por as tani gati pas 20 viteve, nuk kanë program të çartë kombëtarë, nuk kanë statut të çartë dhe të definuar, nuk kanë plan konkret dhe të qëndrueshëm për zhvillimin dhe integrimin e vendit, nuk kanë projekte për politikat e ardhshme afatgjate, nuk kanë spektër të caktuar politik dhe nuk janë të profilizuar e të deklaruara hapur dhe me guxim si parti të spektrit të djathtë, të majtë, të qendrës, nacional, liberal, konzervator etj. Këto subjekte mes vete( në shumicën e rasteve) i dallon vetëm emri i tyre!
Duke veçuar veprimtarinë e fshehtë( ilegale) në Kosovë, për të cilën do të flasim më poshtë, njëkohësisht kjo veprimtari për çlirim e bashkim kombëtare është ndër më të vjetrat në Kosovë- qysh para LDB-ës e këtej. Atdhetarë të mirëfilltë që pretendonin çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Të bashkuar rreth PNDSH-ës pra, Partia Nacional Demokrate Shqiptarëve, pa dashur të harrojmë këtu faktin se e para Qeveri Demokratike në Ballkan ishte Qeveria e Fan Nolit! Pra Shqiptarët ishin të parët në Ballkan që kishin përqafuar demokracinë të cilën me dhunë na e ngulfatën fqinjët grabitqar.
Partitë tjera që vepruan, kush më herët e kush më vonë si ajo e Ballit Kombëtarë, e Legalitetit, e deri te kryengritja e Drenicës prirë nga Shaban Polluzha, sikur pushuan pas pushtimit titist të Kosovës të cilën në vitin 1945 e lau me gjak!
Që në vitin 1953, Ali Aliu i Preshevës, pasuar nga Adem Demaqi, kishte vu gurin e parë të organizimeve të fshehta në Kosovë të cilat nën flamurin e çlirimit dhe të bashkimit të kombit, kishin vepruar në periudha të ndryshme. Këto organizime të fshehta kishin vepruar në vazhdimësi deri tek shembja e sistemit monist të asaj kohe.
Më pas filloi lindja e subjekteve politike legale në Kosovë. Në çastin kur u themelua partia e parë politike legale në Kosovë, duke iu falënderuar erërave demokratike, pra LDK- Lidhja Demokratike e Kosovës e cila në ish RSFJ, asokohe ishte regjistruar tek Vllado Buqkovski, i cili ishte përfaqësues i legjislativit Jugosllav! Fakti se në këtë subjekt politik, vërshuan mbi 90% të ish anëtarëve të devotshëm të LKJ-së, doli i saktë, prandaj nuk pritej ndonjë mrekulli nga kjo lidhje, populli e ndiente këtë dhe koha e vërtetoi katërçipërisht.
Me kohë, duke futur dhjam nën gushë, konaku i LDK-së, filloi të ngushtohej, hapësira e arenës për rivalët brenda saj po ngushtohej gjithnjë, prandaj pjellshmëria fillo më këmbë të mbarë, mbeti e pa qartë vetëm atësia e pjellorisë?! Nga LDK- dolën LBD- Lidhje e Bashkimt Demokratik të Kosovës, pastaj PRK- Partia e Re e Kosovës, prirë nga Bukoshi, PAD- Partia e Aleancës Demokratike të Kosovës, prirë nga Edita Tahiri si dhe LDD- Lidhja Demokratike e Dardanisë, prirë nga z. Daci. Nuk po paragjykojmë se si do të quhet subjekti i ri që do të del nga LDK- pjellore; po flitet për një të quajturin grupi i “Gorenjës”- urojmë të jenë shqiptarë!?
Më pas ishe themeluar PFK- Partia Fshatare e Kosovës e cila me kohë dhe me urti e kishte pushuar veprimtarinë e saj politike. Më pas, ishte formua UNIKOMB- Uniteti Kombëtare, që i printe Halil Alidemaj i cili më vonë themeloi PUK-in, Partia e Unitetit Kombëtarë, pastaj PNDK, Partia Nacional Demokrate e Kosovës, prirë nga zoti Avdullahu, dhe BK- Balli Kombëtar, që të dy këto subjekte, duke synuar që mbi supe të veta të bartin bagazhin e madh politik e kombëtarë të ish këtyre subjekteve dhe prijësve të saj siç ishte i madhi Gjon Serreçi! Subjekti i PSD- Partia Socialdemokratike e Kosovës, prirë nga. Kaqusha Jashari nuk e rrudhi fare, ajo në tërë strukturat e saja përfaqësohej nga titistët e denjë denbabaden! Duke i vërejtur këta atavizma, zonja Luljeta Pula ndau strehën e vet nga kjo parti dhe ngrehu oxhak me vete.
Reshat Nurboja, fillikat i vetëm, formoi PR- Partia Republikane, më pastaj u themelua edhe Partia Parlamentare e Kosovës, prirë nga z. Kosumi. Pasuan PSHDK- Partia Shqiptare Demokrisitane e Kosovës, timonin e së cilës e donin z. Mark Krasniqi, Lazër krasniqit dhe së fundi e z. Zef Morina. Subjektin e PLK- Partia Liberale e Kosovës për sa kohë nuk ka lëshuar pe, si duket as e ka ndër mend që ta lëshojë Gjergj Dedaj! Duke e vërejtur ndotjen e ambientit, në këtë hallakatmë subjektesh, morën guximin dhe e formuan PGJK, kjo oazë e pafuqishme për të bërë më shumë- Partia e të Gjelbërve të Kosovës. Më në fund subjekte politike themeluan dhe etnitë minoritare në Kosovë, janë dhjetëra që nga ato serbe, turke, boshnjake, egjiptiane, ashkalinjë, rome, kineze e taxhakistane!… Duke e shfrytëzuar rastin dhe atmosferën e gudulisur politike në Kosovë, vrapuan edhe tarafet si Bexhet Pacolli me AKR- Aleanca e re të Kosovës, pastaj Maloku me Qendrën Liberale, Vetoni Me orën që i ngeci mbrapa, pastaj PD- Partie e Drejtësisë e dhjetëra subjekte tjera të minore që operojnë në Kosovën e plagosur!
Pa diskutueshëm, rol vërtetë pozitive, kuptohet për aq sa kishte vend dhe hapësirë për të vepruar në Kosovë, kanë luajtur Aksioni për pajtimin e Gjaqeve prirë nga i madhi Anton Çetta, Sindikatat e Pavarura, prirë nga profesor Gorani dhe LAPSh-i.
Duke bërë dallimin mes subjekteve politike që vepronin në luadhin e Kosovës lirshëm dhe të atyre që vepronin fshehur në Malet e Kosovës, konstatojmë se lëvizjet e veprimeve të fshehura ( ilegale) në vazhdimësi ishin dhe mbetën shtylla e kombit, pavarësisht devijimeve të tyre të mëvonshme si pasojë po e rivalitetit brenda sojit të vet.
Pasuesja e shumë grupimeve të këtyre lëvizjeve meritueshëm u bë LPK- Lëvizja Popullore e Kosovës e cila padiskutueshëm është themeluesja e celulave të para të UÇK-së, Për derisa UÇK- kishte përfunduar luftën në Kosovë, LPK- mori vendim që të transformohet në subjekt politik, për faktin e thjeshtë; do të ishte tepër absurd që ky subjekt të qëndronte ende e fshehur në male, për derisa UÇK- ditëm drekë kishte zbritur në Prishtinë!
Kështu, në Prizren u themelua PPDK- Partia e Progresit Demokratik të Kosovës, prirë nga Bardhy Mahmuti. Më këtë rast ( për arse të qëndrueshme), përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk iu bashkëngjitën këtij subjekti. Më vonë, ky subjekt u transformua në PDK- pra, në Partinë Demokratike të Kosovës, të cilës i prinë z. Thaçi e që aktualisht është subjekti më i votuar në Kosovë.
Në fakt, kur u transformua LPK- në subjekt politik, pra në PPDK- një pjesë e LPK-së, si pasojë po prapë e rivalitetit politik nuk u pajtuan me këtë dhe morën vendimin e vet për të vazhduar si organizatë e cila më vonë u formësua si subjekt më vete LPK- të cilës i prinë z. Xhemajli. I dyti i Trupave të mbrojtjes së Kosovës z. Haradinaj, duke u gudulisur nga ambiciet për të qenë i pari fisit, flaku petkat ushtarake dhe veshi ato politike! Kështu themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Nuk është për t’u habitur nëse kam harruar ndonjërën nga ato!
Veç subjekteve politike, ku përplaseshin dëshirat për të qenë lider, kjo u reflektua edhe tek krahu luftarak!? Në kohën kur Kosova po digjej flakë, një segment i caktuar politik në Kosovë, po mohonte flakët e luftës. Kur UÇK- u bë forcë reale, madje e pa kalueshme në çfarëdo bisedimesh për fatin e Kosovës, atëherë ish QK- në Ekzil i doli boja e hiles, duke u paraqitur me një “Ushtri” tjetër, me emrin FARK- Forcat e Armatosura të Kosovës! Ato ishin vërtetë forca të armatosura, por vetëm për dy-tri ditë, më pas ata i dorëzuan armët dhe ikën të shpartalluar!
Konstatimi se tokat shqiptare mbetën të pa bashkuara dhe të paçliruara edhe pas luftës vetëmohuese të UÇK-së, fatkeqësisht është realitet, prandaj çlirimtarët kërkuan rrugë të tjera. Kështu që u themelua UÇK-Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe UÇKPBM- Ushtria Çlirimtare Kombëtare për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Nuk dua të komentoj përmbylljen e këtyre luftimeve parciale të shqiptarëve në tërë hapësirat tona, por lufta nuk pushoi me kaq, barrën për një bashkime çlirim kombëtarë e mori AKSH! – Armata Kombëtare Shqiptare, e cila për ditë po lëshon nga një komunikatë, duke e humbur kështu skajshmërisht seriozitetin e saj e cila po ashtu ka vuajtur nga rivalitetet politik, që në zanafillën e saj?!
Këto çështje nuk pushuan me kaq, edhe në radhët e Shërbimeve të Inteligjencës virusi i rivalitetit bëri konakun! Pas veprimit të SIK- Sigurimi Inteligjent i Kosovës, u hodh në luadhin e ëndrrave për të qen i parë edhe SKSH- Sigurimi kombëtar Shqiptar! Si dukët këta janë në pushim mjekësor, nga se ka kohë që nuk kanë bërë namin me ndonjë komunikatë! Pastaj FBKSH e tjerë….
Pa dashur, por më duhet që të kthehemi në fillim të shkrimit, për ta pyetur lexuesin: Nëse duhet të ia ndërrojë titullin e këtij shkrimi të gjatë e të mërzitshëm për ju të nderuar lexues?!