Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Lidhja sytë me shami!…

Evoluimi në kohë është i pashmangshëm, kanë evoluar edhe shoqëritë më primitive të kohëve parahistorike, kur shoqëria u polarizua në shtresa të pasurish dhe varfërish, në të lirë dhe jo të lirë, në besimtarë dhe laikë etj.
Historiku i zhvillimi të shoqërisë, që nga ajo kohë e deri me sot, bëri që njerëzit e lirë të jetojnë jetën sipas vullnetit të tyre të lirë, dhe jo sipas vullnetit të tjerëve, si ajo e Zakonit, Ligjeve Diskriminuese, Sheriatit, Kanunit, Diktatit e Shpirt-zisë të të ligjve, në kohën e stome, të cilët nën hundët tona, kërkojnë që femrës shqiptare t’ia lidhin sytë me shami!- sa e tmerrshme kjo!

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e thotë fare qartë:

“Republika e Kosovës është shtet Laik. Neni 8 i saj”. Tani kush shkelë mbi Kushtetutën e Kosovës, shkelë dhe lëndon rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut, lëndon rendin demokratik të një shoqërie të lirë. Kjo nuk do koment, kështu e thotë Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën nuk është askush.

Nëse kjo Kushtetutë është ende në fuqi!, në rastin konkret, për bartjen e shamisë, krerët e shtetit tonë, Kryeministri Kurti me deklarimin e tij, Kryetarja Osamni dhe Kryetari Konjufca (me heshtjen e tyre), kanë shkelur dhe lënduar rëndë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në shtetet demokratike (kjo sigurisht së nuk ndodhë tek ne), kjo çështje duhet të shtrohet në Parlament, të plasohet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku do kërkohej shkarkimi i tyre, në fakt për gafe të tilla, këta vet, do duhej të ofronin dorëheqje, madje t’i kërkonin falje femrës shqiptare! 

 

Cilën kohe të mesjetës, qarqe të caktuara po pretendojnë ta kthejnë në Kosovë:

… Që femrës së besimit islam; me dy shami në kokë, të mos i duken, më shumë se gishtet e duarve dhe sytë, nuk guxon të dalë e vetme në rrugë, në qytet dhe as të shkoi në gjini, nuk guxon t’ia jap dorën kur përshëndet mysafirin, kunatin, apo të afërmeve!

Gjatë rrugëtimit, ajo duhet të shkoi diku 10 metra mbrapa burrit, nuk guxon të shikoi as majtas as djathtas, në shtëpi, ajo nuk guxon të flas, vetëm nëse e pyesim diçka, duhet të rri e mbyllur, të lind fëmijë, të gatuaj të lajë dhe të shuaj!

Nuk guxon me ia kthyer fjalën burrit edhe kur ai e torturon dhe dhunon, nëse gruaja tradhton burrin ajo, ruana zot drejt e në zjarr të xhehenemit, në uji të valuar… Aaaa, nëse burri tradhton gruan, kjo nuk vlen nga se burri ka të drejt t’i marrë edhe shtatë gra!

Myslimani në këtë botë, nuk duhet të kërkoi shumë, duhet të vuaj, ngase në atë botën tjetër, ata do t’i kenë nga 300 Hyria në Xhenet!, kush nuk i bindet rregullave të islamit, për derisa i përket atij, ai do të digjet me zjarrin e Xhehenemit, do të përvëlohet me uji të valuar, do të djegin në ferr etj.

Interesant, kjo filozofi primitive që ka zënë vend edhe në Kosovë:

Nga një anë kërcënon besimtarët me zjarr e uji të valuar, dhe nga ana tjetër i joshë ata me 300 Hyria!, joshje dhe kërcënim përnjëherësh, që të dyja mbi kurrizin e botës së pafuqishme femërore!

 … Si rrjedhojë, Serbia na e merr tokën, le ta marrë, duhet të durojmë se koha pret – me rëndësi është se si t’i mbulojmë fëmijët tanë me shamia, se nuk pret koha, nuk është me rëndësi Serbia, por Shamia!…

z. Kurti, znj. Osmani, z. Konjufca, do duhej të deklaroheshin (sa më shpejt), për mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Neni 8, dhe kaq.
Në vazhdim, të kërkonin falje për lapsuset dhe të ndalonin çdo temë publike që bie ndesh me rendin Kushtetues- në të kundërtën, të japin dorëheqje sa më shpejt, dhe nëse nuk e bëjnë asnjërën as tjetrën, deputetet e Parlamenti të Kosovës e kanë obligim Kushtetues të kërkojnë dorëheqje tyre.

Qëndrimi as njëjës (as mish e as peshk), nuk i bënë nder vendit tonë para botës së madhe- kjo nuk ka guxuar të ndodhi!


Gusht, 2022
Mehmet Bislimi   

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …