Mehmet Bislimi: LOJA E SERBISË SI „VIKTIMË“ E RADHËS!

 

Nën petkun e “viktimës së radhës”, Serbia arrin që edhe këtë radhë Evropën ta vë në lojë, duke e shndërruar atë në rolin e një palaçoje në shërbim të politikës ditore të Serbisë!… Në mesin e shumë shkrimeve dhe reagimeve me tone të arsyeshme, ca më të peshuara e ca më të shfryra, që lexova këto ditë, në fakt qytetari ynë, dalë ngadalë po mësohet t’i unifikoi gjallimet e veta nëpër vite dhimbjesh e vuajtjesh, të cilat veç se thyejnë njëtrajtshmërinë e jetës së përditshme, njëkohësisht shënojnë edhe atë hapin e madh; ku duhet të puqen njeriu me njeriun, e që shumë njerëzishëm shtrohet pyetja; a thua ku ta gjejmë atë?!
Në mungesë të këtij parimi, ritualizmi i kohës në “kulturën” e pushtuesit jo rrallë zbret nën parimet më elementare të asaj që i thonë etikë! Politika aktuale e shtetit Serb, deshëm apo jo, Këshillin e Evropës e futi edhe një herë në labirinthin e lojës së vet të ndyrë, për faktin se kjo e fundit, pra KE-ja, bie ndesh me qëndrimet e veta, duke i shpërfillur e injoruar ato aq skajshëm sa nuk është e vetëdijshme mbase për këtë gjë! Të bëjmë një shpërfaqje:
– A nuk është Këshilli i Evropës që e njeh, e pranon dhe e beson Gjykatën e Hagës, që njeh hetuesinë e saj, gjykatën, drejtësinë dhe vendimet e saj mbi shkallën e shqiptimit të dënimit që kjo drejtësi ndërkombëtare, me fakte të argumentuara u ka shqiptuar të akuzuarve për krimet që ata kanë bërë gjatë luftërave të fundit në ish Jugosllavi, në kohë dhe vende të ndryshme.
– E pra, një ekip i Gjykatës së Hagës me hetues e specialist të këtij lëmi, me dhjetëra gazetarë mbrapa, për ditë të tëra ishin në Shqipëri, ku kanë zhvilluar hetimet më të sofistikuara për rastin në fjalë, dhe nuk kanë arritur të gjejnë as edhe një të dhënë e cila do të dëshmonte së në këtë vendbanim ka qenë një “spital”, qoftë edhe i improvizuar ku është bërë transplantimi i organeve njerëzore!…
Akuzë, këto të sajuara nga shërbimi i UDB-ës, në të cilat pretendon prokuroria Serbe e ndihmuar nga ish prokurorja më kontroverse e gjykatës së Hagës, zonja Carla del Ponte e cila për të dëshmuar dashurinë e saj ndaj Serbisë, bëri edhe libër voluminoz për gjëra që ajo në mënyrën e vet më sugjestive i vë para opinionit, madje pa e vrarë aspak ndërgjegjja karshi krimeve serbe që i bënë në Kosovë mbi popullatën e pa mbrojtur, mbi pleq, gra dhe fëmijë!… Jo, për këto krime Carla nuk kishte kohë të shkruante, madje as për 8 mijë boshnjakët e pushkatuar ditë në drekë në Srebrenicë, nga se gudulisjet e saja ajo i kishte në Beograd!
Shtrohet pyetja:
– Nëse Këshilli i Evropës e njeh Gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe nëse e pranon atë, atëherë, pse KE-ës e formoi këtë organ për të ripërsëritur hetimin të cilit po i prin Zvicerani Dick Marty, një pro’serb i dëshmuar ( këtë e ka dëshmuar ai vet në intervistën e dhënë me 20 shkurt 2008, në gazetën: ”Tagës Anzeiger”, intervistë kjo që nuk do shumë komente!…
– Me këtë hap Këshilli i Evropës, bie ndesh me vetveten, duke sfiduar, injoruar dhe anashkaluar, madje skajshmërisht autoritetin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës me këtë dublim hetimesh; thënë më shqip, vet KE-ës, po shkërdhen drejtësinë dhe ligjin e saj – kjo vlen për t’u thënë!…
– Për ne është e njohur qysh moti loja e ndyrë e Serbisë, që jo pak herë ajo ka luajtur rolin e “viktimës”, për t’i hedhur hi syve Evropës, Konferencave dhe delegacioneve të saja etj. Që nga kohët e hershme, pushteti serb, ka luajtur lojërat më të ndyra, për të akuzuar shqiptarët si njerëz të egër, agresiv, kusarë, dhunues, vrasës dhe tani: “Specialist të mëdhenj në transplantimin e organeve njerëzore!”…
Shembuj të tillë i keni të shënuar nëpër literatura të ndryshme, që nga shkrimet e hershme të Tucoviqit, Trockit etj. Po cekim këtu vetëm disa: Serbët, thyenin varrezat, dhunoni gratë serbe, ( rasti në Syriganë të Skenderajt, vitet e 90-ta), digjnin, vidhnin, fusnin shishe në organet e veta gjenitale, e çka jo për të akuzuar pastaj shqiptarët për gjithë këto të pa bëra!
Nga kazamatet Serbe i kthyen në arkivol nëpër shtëpitë e tyre, mbi 75 ushtarë shqiptarë ( vitet e 90-ta), që të gjithë me “arsyetimin” se kanë bërë vet-vrasje! Deri në prag të luftës pushteti Serb në Kosovë, vetëm gjatë viteve 81-91, kishte vrarë kot e kot, mbi 500 veta, plagosur qindra të tjerë dhe mijëra të burgosur!… gjatë luftës së fundit në ish Jugosllavi, po ky pushtet vrau me mijëra sllovenë, kroatë, boshnjak, shqiptarë – vetëm në Srebrenicë 8 mijë boshnjak pa gjyq! Dhe atë mu para syve tuaja Këshill i nderuar i Evropës plakë!
Dogji dhe shkatërroi qytetet si: Vukovarin, Mostarin deri edhe Dubrovnikun e granatoi! Dogji mbi 500 mijë shtëpi në Kosovë, vrau, preu griu, dhunoi, zhduki, masakroi mijëra njerëz të të gjitha moshave dhe gjinive, madje edhe varrezat i dhunoi, dogji në furrat e Maqkaticës kufomat shqiptare, shumë kufoma të shqiptarëve më pas u gjetën në Batajnicë, Petrova sello, Peruçac etj. Po edhe sot nuk u gjetën kurrë rreth 2000 shqiptarë, nga rreth 11 mijë të cilët aparati i dhunës serbe i varu e zhduki në mesin e tyre gra, fëmijë, pleq!… fatkeqësisht, këto ngjarje zonjen Carla nuk e kanë shqetësuar shumë, sepse është marrë me “spitalin e Burrelit”!…
Për habinë tonë, Këshilli i Evropës nuk e honepsi fare çështjen e të pagjeturve shqiptarë, nga se është i zënë me hetimet të cilët në Burrel kanë për detyrë të zbulojnë spitalin e “sofistikur” të kohëve më moderne, mbi të cilin “Viktima” serbe, po dëshiron që të ngre një legjendë të shekullit, në vorbullën e së cilës po dëshiron të mbytët vullnetarisht dhe përfundimisht drejtësia evropiane!
Shtrohet çështja; nëse ka pasur ndonjëherë për ne shqiptarët drejtësi dhe ligj ndërkombëtarë, që nga viti 1912 e këtej duke u rrokullisur drejt ditëve tona, shqiptarët të vrarë, të djegur, të përbuzur, të papërfillur, të shpifur e akuzuar, të dhunuar e masakruar, dhe po prapë shqiptarët të akuzuar!…
Me këtë akt Këshilli i Evropës, ka gdhendur në këmbën e vet, duke e injoruar e përçmuar skajshmërisht Gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe drejtësinë e saj, mbi rezultatet e së cilës krenohet vet Këshilli i Evropës, ku me mburrje KE, thirret në emër të ligjit dhe të drejtësisë!
A nuk i tejkalon ky veprim caqet e filozofisë etike që fliste dikur për njerëzit, njerëzit të cilët sot nuk po i takojmë dot!

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …