Politika luftënxitëse e krerëve maqedonas, është marrosur keq në kornizat e një mjerimi të urrejtjes ndërnacionale deri në kufijtë e mos durimit dhe sjelljes raciste kundër shqiptarëve dhe etnive tjera. Ajo shkon deri tek kërkesa e hapur për të mohuar përkatësinë etnike të komuniteteve si dhe gjuhën e tyre amtare- në veçanti shqiptarëve. Elita e re politike (me orientim fashist), në Maqedoni, kësaj radhe tregon fare hapur qasjen e një shteti shtypës që pretendon ta rrënoj rendin kushtetues e shoqëror atje. Të drejtat elementare të popujve që jetojnë atje, madje shumë shekuj para këtyre që veten e vet e quajnë si trashëgimtar të maqedonasve të vjetër, po cenohen duke e vënë në sprovë edhe marrëveshjen dy paleshe, siç është ajo e Ohrit! Maqedonia e Veriut, duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat, dhe nuk duhet lejuar që të përsëritet kohë e shkuar, jo me pak pasoja për vet shtetin në fjalë. Maqedonia duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë se pa shqiptarët nuk mund të ekzistoj as edhe 24 orë!
Botërisht dihet se populli shqiptarë atje, jeton në trojet e veta denbabaden, si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Manastir e në tërë hapësirat e tokave tona të cilat janë tkurrur në vazhdimësi gjatë gjithë shekullit të kaluar. Populli shqiptarë atje është shtet-formues, dhe pa ta Maqedonia e sajuar nuk mund të ekzistoj, nuk mund të zhvillohet dhe nuk mund të ketë paqe, madje paqe të njëanshme- jo asnjëherë. Këtë e kanë provuar maqedonasit, dhe nuk mësuan ende se dhunë sjellë vetëm dhunë e as gjë më shumë.
Populli shqiptarë, përbën mbi 40% të popullsisë së përgjithshme në të vetëquajturën Maqedoni e Veriut e cila nuk ka as një lidhje të vetme me ish-popullin e lashtë të maqedonas.
Kjo Qeveri e mjerë me orientime fashiste, një shteti pa identitet, që pretendon të quhet Maqedoni, duhet ta kuptojë njëherë e mirë se pa respektin e ndërsjellë ndërmjet etnive që jetojnë atje, nuk mund të ketë shtet të mirëfilltë, as paqe dhe as qetësi e progres, dhe vërtetë nuk do të ketë, përderisa kreu i shtetit të këtij shteti pa emër, provon një politikë dhe sjellje raciste kundër popullit shqiptar, duke i prekur ata, qëllimisht në palcën kombëtare!
Të mos harrojmë se populli shqiptar atje jeton në tokat e veta që para lindjes së diellit!, jeton nga djersa dhe puna e vet, është vendimmarrës, paqësor dhe human, por mbi të gjitha është atdhe e liridashës që me asnjë çmim nuk lejon të tjerët të luajnë me identitetin dhe aftin e tyre, është shtet-formues, pa të cilin Maqedonia nuk mund të ekzistoj.
Sot në Ballkan e në rajon jetojnë mbi dhjetë milionë shqiptarë, ata duan paqe e prosperitet, duan barazi dhe një rend shoqërorë me një demokraci të avancuar, është tejet anakronike që në këtë kohë, të ngritët në këmbë i tërë aparati i dhunës Maqedonase, për të derdhur vrerin e urrejtjes shekullor shoviniste mbi popullin shqiptarë. Qeveria e Maqedonisë, duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se dhuna nuk është mjeti për të zgjedhur problemet- është e kundërta dhuna sjellë problemet.
Të pretendosh rendin shoqëror demokratik, është një gjë shumë e çmuar, por të pretendosh urrejtjen me orientime raciste në vend të dialogut, është veprim tepër i marrë, prandaj shqiptarët shpesh kanë paguar çmimin e madh të marrëzive tuaja, duke qenë tepër të sinqertë me të pasinqertët. Është kohë tjetër tani, prandaj është edhe e domosdoshme që krerët tanë, nga të gjitha trevat, të jenë më të përgjegjshëm, të mblidhen dhe të bëjnë strategjinë gjithëpërfshirëse për të drejtën tonë legjitime të përfshirjes së tokave tona rreth trungut të vet. Kjo kohë po vjen ngadalë, kjo kohë ka ardhur, kjo kohë është e pashmangshme dhe nuk do të ketë të ndalur. Veprimet e dhunshme, kudo në botë kanë treguar pamundësinë e udhëheqjes dhe bërjes së shteteve të mirëfilltë, madje kjo le shumë për të dëshiruar në republikën me paterica të Maqedonisë, prandaj kujdes me shqiptarët dhe etnitë tjera, përgjegjësitë do të bien mbi juve që po i fryni zjarrit në të cilin më në fund do të digjeni vet.
12-12-2024, Mehmet Bislimi