Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Me rastin e ndërrimit të moteve- GËZUAR!

Gëzuar ju që do të jeni mbyllur prapa grilave, ju që do të ndiheni më shumë të ndryrë e vetmuar gjatë ndërrimit të moteve, ju që do të mungoni ndjeshëm në gjirin tuaj familjar, ju që do të këndoni nën zë këtë natë të gjatë, ju që do të kujtoni shumë çka përgjatë kësaj nate, për ju që do të ndjejnë më shumë, veç familjes edhe shokëve tuaj të jetës dhe vuajtjes edhe luftëtarët e lirisë, ju që në këto raste nuk mendoni për veten tuaj, ju që do të kujtoni ditët e mira, juve që jeni simboli i lirisë, juve, që një ditë (shumë shpejt), do të festoni së bashku me familjet tuaja, së bashku me ne, së bashku me atdheun: GËZUAR!

Gëzuar Bacë Jakupit, Hashimit, Kadriut, Rexhepit, Salihut, Pjetrit e të tjerëve… Me rastin e ndërrimit të moteve ne, për herë do t’ju kujtojmë, do t’ju nderojmë, do t’ju urojmë, do të ngrisim dolli për shëndetin tuaj- që të festoni sa më shpejt në liri!

GËZUAR ndërrimi i moteve; ju kujton oxhaku e vatra, ju kujton, nëna, babai, shoqja, fëmijët dhe motra… ju kujtojmë ne, miqtë dhe shokët e vërtetë, ju kujtoj unë që kam kaluar së bashku me shokë nëpër kazamatet e pushtuesit Serb, e ndjejë atë kohë, atë rrethim, atë largësi me kujtime të përziera- dhe sot nuk ju harrojmë, ne shokët dhe miqtë tuaj të vërtetë jemi me juve: GËZUAR se motet do të ndërrohen, drejtësia do të fitojë dhe të shtrembrit do të rrezohen GËZUAR!

 

30-12-2023

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …