Çuditërisht
me dashje do thosha diçka
sikur ta gjej atë
që të tjerët nuk e kanë thënë
çuditërisht
nuk kishte mbetur as edhe një pëllëmbë vend
rrugën kishin zënë thashethemexhinjtë
mbi atë që nuk shkruhet
e nuk thuhet
çuditërisht
më kishte shtënë forca
e muzës së parë
që u përmbyll me një zanore dashurie
prapë
të njëjtit njerëz
gjëra të njëjta po thonë
për një botë të tërë keq po flasin
çuditërisht
vetëm ti
ke diçka që të tjerëve u mungon
qartësia e gjuhës me të cilën flet
guximi për t’u thënë gjërave
në emër të vet
Zvicër, 2017