Halil Selimi: Në vitin 1981 nuk kërkohej “Vetëvendosje” - Kushtetutë, por Republikë, Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!

Mehmet Bislimi: Në asnjë mënyrë nuk lejohet shtrembërimi i historisë, për interesa ditore politike

Përveç reagimit të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Halil Selimi, lidhur me deformimin e kërkesës  gjithë popullore të vitit 1981, Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë, të afishuar para Mensës së Studentëve si: Vetëvendosje-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë nga Shoqata e të Burgosurve politike dhe Shoqata Lëvizje, ka reaguar publikisht edhe veprimtari, i burgosuri politik, shkrimtari e publicisti, Mehmet Bislimi.

Në reagimin e Mehmet Bislimit thuhet:

Kam pritur për një javë rresht, një reagim mbështetës nga ish pjesëmarrësit e atyre ngjarjeve madhore, në mbështetje të Halil selamit, në lidhje me reagimin që kishte bërë ai, me rastin e vendosjes së Pllakatit përkujtimor tek Mensa e Studentëve, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, si dhe Shoqëria Lëvizja, për të shënuar dyzetë vjetorin e tyre.

Shumë e saktë, ky mbishkrimi ngërthen përpjekjen politike për ta deformuar realitetin e Kryengritjes shqiptare të mars- prillit të vitit 1981, me apo pa qëllim, këtë duhet ta sqarojnë ata që e kanë bërë këtë! E saktë, gjatë atyre demonstratave, ka pasur banderola të shkruara që flisnin më së qartë dhe fuqishëm për qëllimin e kërkesave tona, si:

“Kosova Republikë!”, “Kosova punon, Beogradi ndërton!”, “Lironi shokët nga burgu!”, “Lironi Adem Demaçin!”, “ Jemi shqiptarë, s’jemi Jugosllav!”, “Bashkim!”, dhe “ Republikë Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”…

Në as një rast nuk ka pasur banderolë ku ishte e shkruar: “Vetëvendosje, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”…

Tani, as unë nuk e kam të qartë, nëse ishte qëllimi i mirë i atyre që kanë ideuar këtë, por një gjë duhet ta kemi të qartë: as një herë, në asnjë kohë e rrethanë, nuk i bën nder historisë, shtrembërimi i saj!, ky është një shtrembërim që nuk ndihmon, përkundrazi e zbehë qëllimin e marrë për sipër si mision.

Ta zëmë se (krahasimi):

Do të ishte shumë e padenjë sikur të themi tani pas gjithë atyre viteve, se: Azem Bejta kërkonte demokraci!, se Shaban Polluzha kërkonte pluralizëm politik!, se Adem Jashari kërkonte zgjedhje të parakohshme Parlamentare!, se Demonstratat e viti 1981, kërkonin që me votë të lirë të vetë-vendosnin që t’i bashkoheshin Shqipërisë!, se Ibrahim Rugova kërkonte kryengritje të armatosur!, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kërkonte që me durim e pa luftë të çliroheshim etj.

Secila kohë, ka aktorët vet, realizimi i interesave kombëtare qëndron në atë se; sa kemi përmbushur kërkesat tona reale përball atdheut, dhe jo në ato fiktive e të shtrembëruara- përshtatura!
Përpjekja e pavend për ta dyzuar kërkesat e së kaluarës me të sotmen, nuk i bënë nder organizatorëve që kanë ideuar atë pllakate, për më keq; t’i futesh gishtërinjtë në ngjarjet historike, do të thotë t’i shtrembërosh ato me qëllim, kjo nuk e arsyeton veprimin, në as një kohë e rrethanë!

Mbështesë reagimin e veprimtarit.  Halil Selimi!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …