Mehmet Bislimi: Në nderim dhe respekt dëshmorit të kombit, Agim Bajrami

( Nuk ka gjë më shenjtë sesa se të luftosh për çlirimin e Atdheut)

Veprat heroike të Dëshmorëve tanë edhe më çartë forcojnë bindjen dhe  mendimin filozofike se  nuk ka gjë më humane se të luftosh e të përpiqesh për lirinë e popullit dhe të vendit tënd. Këtë e çmon e mbar bota liridashëse dhe demokratike për shkaku e thjeshtë të formësimit dhe të vetëdijesimit se; një populli i robëruar nuk do të prosperoi kurrë as politikisht, as ekonomikisht, as moralisht, as do të ngritët në atë shkallë të duhur të vetëdijesimit, nga se ai do të pengohet vazhdimisht nga pushtuesi.

Të shkruash për figurat madhore, siç janë dëshmorët e kombit, në radhët e të cilëve dëshmori Agim Bajrami- Komandant Zefi, zë vend nderi, nuk është aspak e lehtë, aq më pak privilegj. Është e kundërta, është përgjegjësi e dyfishtë për faktin se ata bënë të pamundurën për ne dhe për çështjen e madhe kombëtare. Agimin e kemi pasur shok e bashkëveprimtar në radhët e organizatës së Lëvizjes Popullore të Kosovës, ushtarë të denjë, organizator dhe Komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte i përkushtuar për tokën mëmë, ai së bashku me bashkëluftëtarët e vet bëri që ne sot të marrim frymë më lirshëm, nga se pushtuesin tonë shekullor me tytën e pushkëve të lirisë e shporrën nga trojet tona, ata bënë që brezi ynë i ri të shijoj lirinë pa ndrojtje nga thundra pushtuese e fashizmit serb.

Veprat heroike të Dëshmorëve tanë edhe më çartë forcojnë bindjen dhe  mendimin filozofike se  nuk ka gjë më humane se të luftosh e të përpiqesh për lirinë e popullit dhe të vendit tënd. Këtë e çmon e mbar bota liridashëse dhe demokratike për shkaku e thjeshtë të formësimit dhe të vetëdijesimit se; një populli i robëruar nuk do të prosperoi kurrë as politikisht, as ekonomikisht, as moralisht, as do të ngritët në atë shkallë të duhur të vetëdijesimit, nga se ai do të pengohet vazhdimisht nga pushtuesi. Vetëm popujt e lirë mund të prosperojnë, të zhvillohen ekonomikisht dhe politikisht dhe të ndikojnë pozitivisht në përparimin e rendit të ri demokratik dhe pa dyshim vetëm ata mund t’i kontribuojnë paqes mbarë botërore. Një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë as pushtuesit gjakataret të këtij globi me qëndrimet e tyre barbare të cilët po ia zënë frymën lirisë dhe përparimit të botës civilizuese. Ata po e ngufasin progresin dhe lirinë e popujve me rivalitetin e tyre të ulët e agresivë për të dëshmuar fuqinë e forcës së tyre, por as edhe një herë fuqinë e arsyes së tyre!

Gati gjatë një shekulli robërie nën pushtuesin serb, sigurisht se një pjesë e popullit tonë humbi, ose thënë më mirë, rrëshqiti nga dinjiteti i vet, dinjitet të cilin lejoi që pushtuesi t’ia nëpërkëmbë në formën më të ulët të të nënshtruarit! Në fakt, bijtë dhe bijat e tokës shqiptare, qëllim të jetës së tyre kishin lirinë e vendit. Të vetëdijshëm se kjo rrugë do sakrifica të shumta, ata ju përveshën punës dhe prishën rehatinë e pushtuesit serb, njëkohësisht edhe qetësinë apatike të shërbëtorëve të tyre, duke i dhënë konotacion të duhur çështjes sonë kombëtare në kohë dhe hapësirë. Në vazhdën e këtij lumi luftëtarësh dhe atdhetarësh të denjë, printe edhe Agimi ynë i mirë- Komandat Zefi, me flamurin e fitoreve të përgjakshme të popullit tonë, por me krenari të paprekshme kryelartë e triumfuese nder shekuj!

Agimin, në fakt, e kam njohur më pak fizikisht, për më shumë e kam njohur atë shpirtërisht: Si emër e veprimtar të denjë, si organizator e kontribuues të madh, si njeri të sakrificës e që në fakt i tillë edhe ishte ai. Agimi ishte shpirtmirë para se gjithash, sepse pa qenë shpirtmirë, nuk mund të jesh i devotshëm. Ai kishte një natyrë të butë, gjithnjë i buzëqeshur, i qetë, i heshtur dhe kisha përshtypjen se Agimi në jetën e vetë nuk kishte lënduar njeri. Ky ishte shpirti njerëzor i Agimit për t’u kombinuar me anën tjetër të medaljes me Agimin luftarak e të ashpër kundër pushtuesit Serb, me Agimin e sakrificave më sublime në shërbim të atdheut, me Agimin e betejave të përgjakshme për liri, me Agimin që la jetën e tij në altarin e lirisë si dëshmi që ky popull deshi lirinë mbi të gjitha, pra edhe me çmimin e jetës! Ky qe Agimi me shokët e tij të cilët morën armët në dorë duke i dalë zot atdheut. Ata, këtë e bënë pa bujë e zhurmë, pa bubullima e mburrje, pa rrahagjokseje e krekosje, ai se bashku me shokët shkuan në Kosovën e përflakur dhe u përjetësuan në shkëmbinjtë e Kaçanikut legjendar, në Kaçanikun e Mic Sokolit e Idriz Seferit, ku mes këtyre dy burrave të dheut Agimit dhe shokëve të tij, Besnik Beguncës e Xheladin Kurtajt iu la vendi i lavdisë, vendi i përjetësisë, vendi i nderit!…

Agimi la Zvicrën, la jetën e luksit të Evropës në këmbime me lirinë e atdheut, Agimin la edhe fëmijët e tij të dashur, la gruan e tij shpirtmadhe, la punën dhe jetën që me mund e djersë e kishte krijuar atje në perëndimit. Agimi, la çdo gjë të bukur të kësaj bote që i thonë jetë, për të shkuar te shokët e idealit, te luftëtarët e lirisë për t’u bashkuar atje me ta në altarin e lirisë në lumin e pavdekësisë… A ka diçka më të madhe në jetë se kjo që bëri Agimi së bashku me qindra luftëtarë tjerë të lirisë?!

Veprimtaria atdhedashëse Agimit është shumë e gjatë, mbi njëzetvjeçare në shërbim të atdheut dhe të lirisë së tokave shqiptare, në mënyrë që një ditë këtë liri ta gëzojnë fëmijët e Agimit, fëmijët e dëshmorëve tanë, fëmijët e Kosovës dhe të tërë shqiptarisë!

Ai ishte i palodhshëm, ai kurrë nuk ndalej së vepruari. Ai nuk hamendej, ai fliste pak, por vendimet që merreshin, Agimi kurrë nuk i kthente prapa.

Kurrë nuk do ta heq nga kujtesa njërin nga takimet që kam pasur me Agimin në Cyrih. Meqë unë në atë kohë shkruaja për “Zërin e Kosovës”, krahas shkrimeve publicistike, mbaja edhe rubrikën e humorit me nofkën “Ngucakeqi”. Si duket, Agimit i kishin pëlqyer batutat e mia, dhe më një rast më tha:  “Ngucakeq, mirë kishe shkruar, por me ç’shoh unë, këta nuk do të marrin vesh nga shkrimet, krahas shpotisë u bën mirë edhe ca dajak këtyre!… ”, dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteristike iku…

Ende nuk kam parë buzëqeshje më të natyrshme dhe më njerëzore se buzëqeshjen e asaj dite të Agim Bajramit. Edhe sot dhe përgjithmonë më është fiksuar në mendje dhe nuk më hiqet përjetë para syve të mi ajo buzëqeshje aq njerëzore e Gjeneralmajor Agimit atë ditë!…

Buzëqeshjen e Agimit e shoh sot në sytë e fëmijëve të Kosovës, në sytë e fëmijëve tanë që një ditë padyshim se do ta gëzojnë lirinë e plotë, e shoh në sytë e popullit tim se po vijnë ngadalë por sigurt Agimet e lirisë së madhe të popullit shqiptar!

Më respektim më të madhe njerëzor për Dëshmorin e kombit, Gjeneralmajor Agim Bajrami dhe për të gjithë Dëshmorët tjerë të kombit tonë!

 10 gusht 2008

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …