Monumenti Nënë Shqipëri

Mehmet Bislimi: Nënë Shqipëri

(me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së një të tretës së tokave shqiptare)

 

sa e sa trima ikën me sy hapur
sa e sa trimëresha nuk i mbyllen sytë
sa e sa heronj nuk i prehu qetësia
sa e sa gjenerata toka nuk i qetësoi
as sot

nuk u bë Shqipëria
dhe sytë nuk i mbyllen dot

aspiratat e Dëshmorëve të kombit

nuk i realizuam

Shqipëria nuk u bë as sot

nëntori erdhi

dhe do ikën prapë
e prapë do vjen nëntori i ri
prapë do bien shqipet si me le

atdhedashësit do të bëhen fli
do biem për ty tokë arbërore
do biem

deri atëherë

kur të bëhemi një
do biem për ty

nënë Shqipëri

nënë Shqipëri

 

Prekaz, 2017

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …