Hyrje në pranverë
(kushtuar demonstratave të vitit 1981)
pranë dritares sy hapur
nga maja e pemës
u ngritën zogjtë në fluturim
me krihet e butë
borën shkunden
pranvera po vjen
ma në fund
edhe në qytetin tim
po
po vjen marsi i trëndafilave
afshi i ngrohtë tokën puthiti
një lirikë
për bisqet e pemës
po ndihet frymëmarrja e bulëzimit
ngrohtësi e stinës ripërtëritëse
stinë lulëkuqesh
të marsit të parë
Prishtinë kujto me dashuri
kujto
stinën e trëndafilave të kuq lirie
Prishtinë ata ishin të rinj
si trëndafilat
që ranë në pranverën e vitit ‘81
Nga marsi në mars, 2021