Çka ka thënë Sylejman Vokshi? – „Edhe tri jetë po t’i kisha, të tria do t’i epja për Shqipërinë!“… Janë këto orë të liga për Kosovën dhe shqiptarinë në përgjithësi, miq e shokë, bashkëvuajtës e bashkëluftëtarë të lirisë: Koha po dikton vendosmëri për lirinë dhe sovranitetin e shtetit tonë, prandaj çdo interes tjetër që eventualisht mund të vihet mbi interesat e shtetit, është i paqëndrueshëm, e dënueshme dhe do të lë pasoja afatgjata për brezat që do na pasojnë!
Megjithatë Sylejman Vokshin, edhe ashtu vdekja do ta kishte marrë me vete, por sot ai jeton i përjetësuar në shtatore, i derdhur në bronz, me dhjetëra rrugë e institucione mbajnë me nder dhe krenari emrin dhe figurën e tij.
Sylejmani me vendosmërinë e vet në shërbim të kombit, sot e mot mbeti krenaria jonë kombëtare në krahasim me ata, sot e mot mbeten turpi ynë kombëtar!
Pra ka dy rrugë: i përjetësuar në bronz dhe i përjetësuar në turp!
As kush nga ne, nuk dëshiron të përfundojë si njollë e kombit, si tradhtarë i interesave të atdheut, si emër që përjetësisht do të lakohet në vorbullën e turpit!… jo, prandaj duhet të kemi shumë kujdes- në veçanti kur është në pyetje fati i atdheut.
Sot më shumë se kurrë – kërkohet vigjilencë, diplomaci dhe vendosmëri për të dërguar aspiratat kombëtare në vend. Çdo mëdyshje rreth këtyre interesave do të jetë i dënueshëm dhe pa dyshim se kostoja e faturës për kombin tonë do të jetë shumë e lartë.
Prandaj të mësojmë nga pësimet- është koha e fundit: kombit tonë nuk i duhen njerëz dhe udhëheqës, që gjatë rrugëtimin tonë nëpër histori të jenë sinonim i turpit- JO! ( 4 dhjetor 2015)