Këtë çerekshekull, krerët e shtetit të Kosovës (ndarë në çarqe Bajraktarësh), e përçudnuan dhunshëm dhe vrazhdë, krejt në mënyrë tragjike- komike, duke e devijuar këtë frymëmarrje të lirë, që e solli Ushtria Çlirimtare e Kosovës me gjakun dhe gjymtyrët e saja, Dëshmorët e kombit anë e kënd tokave të shqipes, invalidët e luftës, ushtarët e lirisë, dhe e gjithë popullata jonë e angazhuar pa hile për lirinë tonë; ranë pleq e të ri, gra e fëmijë, ushtarë e djalëri, luaj e legjendarë, si dikur moti trimat e parë!…
Këtë prurje shekullore, që nuk ri- përsëritet shpesh në histori, Bajraktarë e çarqeve të ndryshme, ndarë në taborre mburravecësh, u përpëlitën t’ia atribuojnë rastësisë, qetësisë, nënshtrimit, lutjeve të përjavshme të Xhumave, shkretimit mediatik e politik, denjave barakave me cigaren në cepin e buzës dhe gotën e çajit e të verës në tavernat e pista të mejhaneve të qytetit, me porosinë: “rrinin e mos provokoni, se na vjen liria vet, e pse duhet kot me vdekë!”
Të vetmen pyetje që do ta shtroja sot është: sa e dhimbshëm është rënia e qindra dëshmorëve të kombit “kot”, përderisa lirinë e paskan sjellë esnafët e denjave me verën e kuqe dhe cigaren në cep të buzës, sa kot paskan shkuar djemtë tanë…. Ky mjerim, ky përçudnim, manifestohet krejt hapur si një çerekshekull i frymëmarrjes sonë të lirë, në vendin tënd, në vendin tim, shënohet ky çerek shekulli me kaq përçudnim.
Tani ku je Komandant Legjendar, ti me trimat tuaj, që kësaj radhe nuk u zunë në gojë këtë Bajraktarë… mos shihni kusure, ngasë kësaj here kishte radhë, kishte radhë të gjata, ishin në garë se kush po rrihte gjoks më parë!
Koha pret, uroj që në ndonjë çerek shekulli tjetër të hipur mbi trap, uroj të mos ju harrojnë prapë!…
Kemi ardhur nga të katërt anët e botës në Kosovë, për të parë në sytë tuaj entuziazmin e lirisë, respektin deri në përulje për ata që dhanë edhe jetën për këtë vend, si nuk u vrau ndërgjegjja e nuk zutë në gojë një emër, si: Adem, Hamëz, Shaban, Kushtrim, Luan, Shkëlzen, Zahir, Edmond, Adrian, Muji, Leotrim, Xhevë, Fehmi… lista vazhdon
CH-11-06-2024